Live Updates /

“Gjoba e ndjekje penale për ata që nuk i heqin”, Rama ultimatum bizneseve në Tiranë e Vlorë për zaptimin e hapësirave publike

*Pasi njoftoi ditën e djeshme aksionin për lirimin e hapësirave publike nga ana e bizneseve në gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të dërguara nga qytetarët në Tiranë e Vlorë për lokale e hotele që kanë zënë trotuaret publike. *Fillimisht ka publikuar foto nga zona e 21 dhjetorit në Tiranë ku shihet se disa lokale të zonës kanë zaptuar trotuaret me tavolina e karrige duke i shfrytëzuar për të arritur fitime më të mëdha. Ai theksoi se pronarët kanë kohë dy javë për t’i hequr përndryshe, do të ndëshkohen me gjobë dhe do të ndiqen penalisht. *Më pas publikoi sërish foto nga Tirana nga një kompleks banimi ku njëri prej lokaleve në shihet se ka zënë gjithë hapësirën publike. *Fotoja e radhës e publikuar nga Rama ishte nga Lungomarja e Vlorës ku shihet e njëjta skemë. Këtij biznesi hotelerie, Rama i bëri thirrje që të heqë karriget e tavolinat brenda 48 orëve, përndryshe do të veprojnë vetë inspektorët.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
3 ORE ME PARE

“48 orë kohë”, Rama thirrje bizneseve ‘zaptuese’ në Lungomare: Nga e hëna s’do keni gjë në dorë

“Gjoba e ndjekje penale për ata që nuk i heqin”, Rama

Për herë të tretë brenda ditës sotme kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social “X” me foto nga hapësira publike të zaptuara nga bizneset private. Këtë herë, fotoja është nga Lungomarja e Vlorës ku u ka caktuar bizneseve 48 orë kohë për t’i hequr çadrat, karriget e tavolinat nga trotuaret.

Mes të tjerash, nënvizon se të gjitha këto zaptime të hapësirës publike kanë ndodhur nën sytë e mbyllur të inspektorëve dhe drejtorëve të bashkisë së Vlorës të cilët u dorëhoqën pas kërkesës së tij pak ditë më parë.

“Ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”, e cila i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta! Halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së paraparë nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe si në rastin e shenjuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite! Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve, betonëve, duke i tërhequr “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares! Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!”- shkruan kryeministri. Versus.al

3 ORE ME PARE

"Po nuk i shkulët do t'ju mbetet në dorë gjoba dhe ndjekja penale", Rama nxjerr foton e dërguar nga qytetari

“Gjoba e ndjekje penale për ata që nuk i heqin”, Rama

Pasi njoftoi aksionin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, kryeministri Edi Rama ka marrë mesazhe nga qytetarët të cilët i kanë dërguar me foto ambiente ku lokalet kanë vendosur karriget dhe tavolinat me çadra deri në trotuar.

Së bashku me mesazhin e qytetarit ku theksohet se lokalet kanë shtrirë veprimtarinë në hapësirën e përbashkët të pallatit të banimit, Rama u ka bërë thirrje shkelësve që t’i heqin vetë këto struktura të ngritura. Përndryshe i paralajmëron se do t’u mbetet në dorë fleta e gjobës dhe ndjekja penale.

Postimi i Ramës:

“Mirëdita kryeminister!

Duke marre shkas nga aksioni qe keni nisur per zaptimin e hapesirave publike nga bizneset, bashkengjitur po ju dergoj nje video te kompleksit ASL ne Tirane, ne krah te spitalit te Neurokirurgjise, njesia nr 3, ku per ne si banore te kompleksit eshte e veshtire levizja per shkak se lokalet e kane shtrire veprimtarine e tyre edhe ne hapesiren e perbashket te pallatit. Video qe do ju dergoj e tregon qarte kete situate”.

Barrikada tipike që duhen shkulur nga vetë ngulësit e tyre, përpara se sa bashkë me shkuljen t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale! Versus.al

“Gjoba e ndjekje penale për ata që nuk i heqin”, Rama
Foto e publikuar në rrjetin X të Ramës

4 ORE ME PARE

"Tokë e xanun", Rama publikon foto nga lokalet që kanë zaptuar trotuaret në Tiranë: Kush nuk i heq, gjobë dhe ndjekje penale

“Gjoba e ndjekje penale për ata që nuk i heqin”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për aksionin që njoftoi ditën e djeshme për lirimin e hapësirave publike që janë zaptuar. Duke publikuar disa foto nga lokalet në zonën e “21 dhjetorit” që kanë abuzuar me pronën e tyre duke vendosur edhe karrige e tavolina në hapësira publike, Rama shkruan se kushdo që nuk i heq vetë, do të përballet me gjobë dhe ndjekje penale.

Sipas Ramës, është koha që shumica të marrë mbrapsht atë që i takon.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori - kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!”- shkruan Rama në postimin e bërë.

Ditën e djeshme me anë të një videoje të publikuar në rrjete sociale, Rama u bëri thirrje të gjithë pronarëve të bizneseve që të lirojnë hapësirat publike të cilat i kanë zënë ndër vite. Një thirrje të tillë, ai e bëri edhe ndaj personave që kanë vendosur trarë për parkime private në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Versus.al

“Gjoba e ndjekje penale për ata që nuk i heqin”, Rama “Gjoba e ndjekje penale për ata që nuk i heqin”, Rama “Gjoba e ndjekje penale për ata që nuk i heqin”, Rama   “Gjoba e ndjekje penale për ata që nuk i heqin”, Rama  

Lajmi në përditësim…

Poll