Live Updates /

Grupi i Ines Hajrullës vr*u ''Gëçen'' 5 vite më parë, RENEA aksion tek Uji i Ftohtë, arrestohet polici, ''i forti i Vlorës'' në kërkim

*Banorët e zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë u zgjuan mëngjesin e sotëm në ‘’shtetrrethim’’. Forcat speciale RENEA nga Tirana kishin rrethuar zonën dhe po kryenin kontrolle me urdhër të SPAK për kapjen e anëtarëve të një grupi kriminal *Detajet bënë me dije se aksioni ishte zhvilluar në kuadër të zbardhjes së vrasjes së Gentian Qarrit, krim i ndodhur në shkurt të vitit 2021. Sipas hetimeve të deritanishme, organizatorë dhe ekzekutorë kanë qenë anëtarët e grupit të Ines Hajrullas. Ky i fundit së bashku me krahun e tij të djathtë, Ervis Matodoshaj janë shpallur në kërkim së bashku me një tjetër person, ndërsa janë ekzekutuar masat e arrestit për 2 persona që tashmë ndodheshin të arrestuar për vepra të tjera kriminale.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Banorët e zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë u zgjuan mëngjesin e sotëm në ‘’shtetrrethim’’. Forcat speciale RENEA nga Tirana kishin rrethuar zonën dhe po kryenin kontrolle me urdhër të SPAK për kapjen e anëtarëve të një grupi kriminal *Detajet bënë me dije se aksioni ishte zhvilluar në kuadër të zbardhjes së vrasjes së Gentian Qarrit, krim i ndodhur në shkurt të vitit 2021. Sipas hetimeve të deritanishme, organizatorë dhe ekzekutorë kanë qenë anëtarët e grupit të Ines Hajrullas. Ky i fundit së bashku me krahun e tij të djathtë, Ervis Matodoshaj janë shpallur në kërkim së bashku me një tjetër person, ndërsa janë ekzekutuar masat e arrestit për 2 persona që tashmë ndodheshin të arrestuar për vepra të tjera kriminale.

4 Postime
29 MINUTA ME PARE

Aksioni në Vlorë, arrestohet polici, dyshohet si pjesë e grupit kriminal (EMRI)

Grupi i Ines Hajrullës vr*u ''Gëçen'' 5
Rezart Kuçi

Një efektiv policie është arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar nga RENEA mëngjesin e sotëm në zonën e Ujit  të Ftohtë në Vlorë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, bëhet fjalë për efektivin Rezart Kuçi i cili dyshohet se ka konsumuar disa vepra penale si: shpërdorim detyre, trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.

Mësohet se Kuçi kishte postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës. Më parë ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1. Versus.al

2 ORE ME PARE

Bisedat në SkyEcc zbuluan vrasjen e ndodhur 5 vite më parë, çfarë gjeti RENEA në zonën e grupit të Hajrullës

Grupi i Ines Hajrullës vr*u ''Gëçen'' 5
Ines Hajrulla

Përgjimet e zbardhura në aplikacionin SkyEcc kanë qenë thelbësore për nxjerrjen në pah të provave që dëshmonin se vrasja e Gentian Qarrit në Vlorë 5 vite më parë ishte kryer nga grupi i Ines Hajrullas.

Gjatë kontrollet e sotme në banesat e disa prej anëtarëve të grupit në zonën e Ujit të Ftohtë u gjetën dhe sekuestruan fishekë dhe disa celularë. Ines Hajrulla dhe krahu i tij i djathtë Ervis Matodoshaj janë në kërkim. SPAK dyshon se këta persona kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Gentian Qarrit në shkurt të vitit 2021.

Ndërkohë, personi i tretë ndaj të cilit është ngritur një akuzë e re, është Flodian Plaku, i cili tashmë akuzohet edhe për trafik ndërkombëtar kokaine. Aktualisht ndodhet në paraburgim të sigurisë së lartë dhe po gjykohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Inez Hajrulla i njohur si ‘’i forti i Vlorës’’ është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar dy atenteve, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019. Versus.al

4 ORE ME PARE

Kontrollet e RENEA-s, zbardhet pas 5 vitesh vrasja e ''Gëçes'', në kërkim 'i forti' i Vlorës

Grupi i Ines Hajrullës vr*u ''Gëçen'' 5
Viktima, Gentian Qarri

Detaje të reja janë zbardhur nga kontrollet e RENEA-s mëngjesin e sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit e ndodhur 5 vite më parë. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 7 urdhër arreste, 2 prej të cilave janë ekzekutuar në burg pasi personat e dyshuar kanë qenë të arrestuar më herët.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar urdhër arreste për ‘’të fortin e Vlorës’’ Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrulla, të cilët disa vite më parë ishin në shënjestër të një atentati që dështoi pasi Amarildo Nikolli personi që do i vriste me porosi të Leonard Luzit u arrestua.

Gentian Qarri i njohur si ''Gëçja'' u vra mbrëmjen e 6 shkurtit 2021 ku autorët mbërritën me një automjet “Toyota Yaris”. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup. Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë pasi ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës. 

Goditja e grupit të Inez Hajrullës nga SPAK erdhi pas hetimeve kryesisht mbi të dhënat e përftuara nga aplikacioni i koduar Sky Ecc. Ende operacioni është në vijim dhe nuk konfirmohet se sa masa janë ekzekutuar deri tani Versus.al

5 ORE ME PARE

RENEA “blindon” Vlorën, monitorim edhe nga ajri me dronë

Grupi i Ines Hajrullës vr*u ''Gëçen'' 5
Vlorë- Forca të shumta policie rrethuan sot zonën e Ujit të Ftohtë. Forcat speciale RENEA zbarkuan në qytetin bregdetar me disa furgonë dhe dhjetëra efektivë.

Deri tani nuk ka informacion se çfarë po ndodh, por burime paraprake bëjnë me dije se në shënjestër është një grup kriminal që vepron në qytetin bregdetar.

Në kuadër të masave të ndërmarra, është bllokuar rruga e sipërme e zonës së Ujit të Ftohtë, pas blloqeve të pallateve që ndodhen aty, duke ndaluar kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që një dron mbështet operacionin nga ajri. Versus.al

 

Poll