Live Updates /

“Idiotët shqiptarë”, PD publikon mesazhin e Ferit Hoxhës dhe i kërkon dorëheqjen! Ministria e Jashtme: Fabrikim i pavërtetë

*Partia Demokratike me anë të deputetit Belind Këlliçi publikoi sot një mesazh që pretendohet se është shkruar nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha në një grup Ëhats App-i. *Mesazhi ishte ofendues për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, zyrtarë të tjerë të PD kërkuan menjëherë që ministri Hoxha të mbante përgjegjësi dhe të jepte dorëheqjen sa më parë nga posti që mban. *Nuk vonoi dhe reagimi i ministrisë së Jashtme ku thuhej se mesazhi i pretenduar është i pavërtetë dhe pa asnjë lidhje me realitetin.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Partia Demokratike me anë të deputetit Belind Këlliçi publikoi sot një mesazh që pretendohet se është shkruar nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha në një grup Ëhats App-i. *Mesazhi ishte ofendues për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, zyrtarë të tjerë të PD kërkuan menjëherë që ministri Hoxha të mbante përgjegjësi dhe të jepte dorëheqjen sa më parë nga posti që mban. *Nuk vonoi dhe reagimi i ministrisë së Jashtme ku thuhej se mesazhi i pretenduar është i pavërtetë dhe pa asnjë lidhje me realitetin.

2 Postime
1 ORE ME PARE

Hoxha i quajti "idiotë" shqiptarët e RMV? Ministria e Jashtme: E pavërtetë, mesazhi s'ka lidhje me realitetin

“Idiotët shqiptarë”, PD publikon mesazhin e Ferit

Ministria e Jashtme ka reaguar pas pretendimit të demokratëve për një mesazh të shkruar nga minisri Ferit Hoxha ku i quan “idiotë” shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Zëdhënësi i institucionit, Alteo Hysi në emër të Hoxhës deklaroi se ky mesazh nuk ishte i vërtetë dhe se ishte i gjithi i shpikur.

“Ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është i paqenë.  Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend.

Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre.

Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme”, thuhet në reagim. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Ata idiotët shqiptarë…”, PD publikon mesazhin e ministrit të Jashtëm: Të dorëhiqet menjëherë!

“Idiotët shqiptarë”, PD publikon mesazhin e Ferit

Partia Demokratike ka publikuar një mesazh të kapur “screenshot” nga një grup ëhatsappi për të cilin pretendohet se është dërguar nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.

“Po ata idiotët shqiptarë andej çfarë thonë”- shkruhet në mesazhin e Hoxhës si përgjigjie për një artikull të shkruar nga gazeta “Nova Makedonija” për kryeministrin Edi Rama.

“Idiotët shqiptarë”, PD publikon mesazhin e Ferit
Mesazhi i shkruar nga Hoxha

Për këtë mesazh, PD kërkon dorëheqjen e Hoxhës nga posti i ministrit të Jashtëm duke e konsideruar të “papranueshëm” faktin që një zyrtar kaq i lartë u referohet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si “idiotë”.

Postimi i plotë i kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Dënoj me forcën më të madhe dhe pa asnjë ekuivok deklaratën skandaloze dhe fyese të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, drejtuar shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Është e papranueshme dhe e patolerueshme që një zyrtar i lartë publik t’u referohet shqiptarëve si “idiotë”. Një qëndrim i tillë e përjashton menjëherë nga çdo funksion publik dhe e bën të pamundur vijimin e ushtrimit të detyrës, qoftë edhe për një minutë më shumë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ministrin përgjegjës për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kjo gjuhë e papërgjegjshme dhe denigruese jo vetëm që cenon rëndë dinjitetin e shqiptarëve, por krijon bindjen se kemi të bëjmë me një përfaqësues që flet në frymën e propagandës së huaj dhe jo në interes të Republikës së Shqipërisë.  Kjo deklaratë është e denjë vetëm për Nikolla Pashiqin apo Vasa Çubrilloviç.

Një retorikë e tillë bie haptazi ndesh me nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ferit Hoxha duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Çdo vonesë është e pajustifikueshme. Kryeministri ka detyrimin politik dhe institucional ta shkarkojë pa asnjë hezitim dhe të distancohet publikisht dhe qartë nga kjo gjuhë fyese dhe e papranueshme, që të kujton retorika të errëta të së kaluarës kundër shqiptarëve.

Çdo minutë më shumë në detyrë është një fyerje për shqiptarët dhe një njollë për Republikën e Shqipërisë. Versus.al

Poll