Live Updates /

Kokainë e heroinë nga Turqia e Amerika Latine, Adi Çoba ‘ndërmjetësi’, bashkëpunonte me ‘Visin e Pojës’ për trafik në Itali e BE

*Versus.al ka siguruar dosjen me emrat e 29 personave ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar masë sigurie në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘Ura’ të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane. *Në komunikimet e zbardhura falë përgjimeve të bisedave në “Sky Ecc”, përshkruhet me detaje trafiku i heroinës dhe kokainës nga Turqia drejt Shqipërisë dhe më pas Italisë dhe vendeve të BE. *Në krye të strukturës lokale qëndronte Adi Çoba, i mbështetur nga bashkëpunëtori i tij i afërt, Gertian Aliu. Çoba me lidhjet e tij në vende të ndryshme luante rolin e ndërmjetësit mes grupeve të vendeve nga ku e siguronte kokainën dhe Visit të Pojës i cili bënte të mundur trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali falë lidhjeve të tij dhe nga vende të ndryshme të BE. *Në dosje zbardhen edhe bisedat e zhvilluara mes trafikantëve për vendin e mbërritjes së drogës dhe për mënyrën e dërgimit të parave.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Versus.al ka siguruar dosjen me emrat e 29 personave ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar masë sigurie në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘Ura’ të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane. *Në komunikimet e zbardhura falë përgjimeve të bisedave në “Sky Ecc”, përshkruhet me detaje trafiku i heroinës dhe kokainës nga Turqia drejt Shqipërisë dhe më pas Italisë dhe vendeve të BE. *Në krye të strukturës lokale qëndronte Adi Çoba, i mbështetur nga bashkëpunëtori i tij i afërt, Gertian Aliu. Çoba me lidhjet e tij në vende të ndryshme luante rolin e ndërmjetësit mes grupeve të vendeve nga ku e siguronte kokainën dhe Visit të Pojës i cili bënte të mundur trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali falë lidhjeve të tij dhe nga vende të ndryshme të BE. *Në dosje zbardhen edhe bisedat e zhvilluara mes trafikantëve për vendin e mbërritjes së drogës dhe për mënyrën e dërgimit të parave.

9 Postime
4 ORE ME PARE

DOSJA/ “Uji i zi del m’prek njeri, s’jam kavajs unë”, sherret e Orges Mollës me trafikantin për borxhet: S’ma ha k*ri

Kokainë e heroinë nga Turqia e Amerika Latine, Adi Çoba
Fotomontazh: Operacioni Ura

Në datat 08–12 dhjetor 2020, përgjimet e aplikacionit të enkriptuar SkyECC zbulojnë një sërë përplasjesh të ashpra mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt, dy pjesëtarë kyç të rrjetit kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Bisedat e përgjuara hedhin dritë mbi mungesën e besimit, tensionet për pagesat dhe rolin e shtetasit Ervin Zeqiri (me pseudonimin "Harley Davidson"), nga i cili kishin marrë drogën pa e shlyer ende.

Në një nga mesazhet e dërguara nga Ervini (“Harley Davidson”), ai shprehet:“Po rrejn se përdorin leket” dhe më tej shton: “Po u bo 3 muj mo.”

Kjo tregon qartë se dërguesit e drogës kanë humbur durimin dhe kërkojnë shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve financiare.

Orgesi i dërgon mesazh Emrit dhe i kërkon që të niset menjëherë për Durrës për të zgjidhur çështjen:

“Po nisu për Durrës... leje punën 1 ditë... do shkojmë te burri huj... se s’du probleme... a e kupton?”

Por tensioni kulmon më 10 dhjetor 2020, ora 21:59, kur Emri i dërgon një audio mesazh të ndezur Orgesit, duke reaguar ndaj presionit dhe duke e akuzuar se po e fyente:

“A ngjove?!! Mos ofendo mo po të them, se mallin këtu e ke, s’ta ka shitë njeri, hajde merre mallin mrapsht, edhe lekët bile ti jap. Mos ofendo mo, se mos kujto se jam vetë o shok, se kam katërqind kushri, pesëqind kushri kam unë, nuk iki gjakhupës unë, ashtu me më vra njeri o shoku jem. Uji i zi del me më prek njeri o shok, mos u merr me mu se s’jam nga Kavaja unë!”- i thotë Emri.

Në këtë deklaratë, Emri përpiqet të ruajë dinjitetin dhe pozicionin e tij në grup, duke përdorur referencën “s’jam nga Kavaja une” si një shprehje që nënkupton se ai nuk është person që do nëpërkëmbet apo frikësohet.

Orgesi, në përgjigje, reagon me përbuzje dhe nuk e merr seriozisht numrin e “kushrinjve” të përmendur nga Emri:

“Po me ropp shpieee... As nuk ma han k*ri fare... po 5 mij kushri me pas ti... faaaaareee... më trego ti mu kushurit... Po të jesh burr vjen këtu... se s’ke pikë burrnie... më trego ti mu ku e ke mallin këtu!”- i thotë Orgesi.

Në datat 08–12 dhjetor 2020, përgjimet e aplikacionit të enkriptuar SkyECC zbulojnë një sërë përplasjesh të ashpra mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt, dy pjesëtarë kyç të rrjetit kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Bisedat e përgjuara hedhin dritë mbi mungesën e besimit, tensionet për pagesat dhe rolin e shtetasit Ervin Zeqiri (me pseudonimin "Harley Davidson"), nga i cili kishin marrë drogën pa e shlyer ende.

Në një nga mesazhet e dërguara nga Ervini (“Harley Davidson”), ai shprehet:“Po rrejn se përdorin leket” dhe më tej shton: “Po u bo 3 muj mo.”

Kjo tregon qartë se dërguesit e drogës kanë humbur durimin dhe kërkojnë shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve financiare.

Orgesi i dërgon mesazh Emrit dhe i kërkon që të niset menjëherë për Durrës për të zgjidhur çështjen:

“Po nisu për Durrës... leje punën 1 ditë... do shkojmë te burri huj... se s’du probleme... a e kupton?”

Por tensioni kulmon më 10 dhjetor 2020, ora 21:59, kur Emri i dërgon një audio mesazh të ndezur Orgesit, duke reaguar ndaj presionit dhe duke e akuzuar se po e fyente:

“A ngjove?!! Mos ofendo mo po të them, se mallin këtu e ke, s’ta ka shitë njeri, hajde merre mallin mrapsht, edhe lekët bile ti jap. Mos ofendo mo, se mos kujto se jam vetë o shok, se kam katërqind kushri, pesëqind kushri kam unë, nuk iki gjakhupës unë, ashtu me më vra njeri o shoku jem. Uji i zi del me më prek njeri o shok, mos u merr me mu se s’jam nga Kavaja unë!”- i thotë Emri.

Në këtë deklaratë, Emri përpiqet të ruajë dinjitetin dhe pozicionin e tij në grup, duke përdorur referencën “s’jam nga Kavaja une” si një shprehje që nënkupton se ai nuk është person që do nëpërkëmbet apo frikësohet.

Orgesi, në përgjigje, reagon me përbuzje dhe nuk e merr seriozisht numrin e “kushrinjve” të përmendur nga Emri:

“Po me ropp shpieee... As nuk ma han k*ri fare... po 5 mij kushri me pas ti... faaaaareee... më trego ti mu kushurit... Po të jesh burr vjen këtu... se s’ke pikë burrnie... më trego ti mu ku e ke mallin këtu!”- i thotë Orgesi.

Bisedat vijojnë edhe më 12 dhjetor, ku Orgesi e konfronton sërish Emrin për 20 ditët që kanë kaluar pa u shlyer borxhi, duke e akuzuar për vonesë dhe i kërkon llogari për sasitë që ka ende pa shpërndarë:

“Me ke thënë 20 ditë do të bij lekët... kush ka qenë arsyeja që s’i ke pru? Ma shpjegon pak?”

“Ke 10 ditë që e ke bërë, apo jo, që të thashë unë ‘ik mer përzihesh në fogga’... ke akoma 13 gjysma... që do të thotë 6 kile e gjys të bëra...”

Nga bisedat del qartë se Orgesi ka rolin e mbikëqyrësit financiar dhe operativ të ngarkesave, ndërsa Emri shihet si bashkëpunëtor në terren, me detyra më të ulëta hierarkike. Përplasja e tyre përfaqëson tensionet e brendshme të rrjetit, mungesën e besimit dhe frikën nga humbja e kontrollit mbi paratë dhe mallin. Versus.al

4 ORE ME PARE

“Me ne sillet si k*rvë”, përgjimet që fundosën bandën e Durrësit, qejfmbetjet e trafikantëve me “Bishën”

Kokainë e heroinë nga Turqia e Amerika Latine, Adi Çoba
Adi Çoba

Në përgjimet e bëra publike të siguruara nga Versus.al nga dosja, dëshmohet marrëdhënia mes trafikantëve me njëri-tjetrin, biseda të fshehta për ngarkesat e deri te hatërmbetjet që kishin patur me njëri-tjetrin.

Në përgjime del Visi i Pojës, i cili bashkëpunonte me Adi Çobën dhe Erigels Presin.

Në dosjen e SPAK thuhet se “bisha” Adi Çoba kishte mbështetjen e Vis Pojës dhe grupit kriminal. Një bisedë e përgjuar në makinë mes Erigels Presit, Gertin Aliu dhe Genci Telollarit tregon qartë sipas prokurorisë se sa i fuqishëm ishte roli i Elvis Doçit.

Erigels Presi i shpreh me shqetësim Gerti Aliut për sjelljen e Adi Çobës me ta. Sipas tij fakti që ka lidhur marrëdhënie kaq të ngushta me Visin e Pojës është problematike sepse ndryshe sillet me grupin e “heroinës” pra me Gertin dhe grupin e tij dhe ndryshe me Visin e Pojës nga i cili i ka krahët e ngrohta.

Pjesë nga përgjimet:

Genc Telollari: Po çfarë të thanë, ti me cilin fole?

Gertin Aliu: Ky është ai djali që e nxjerr nga Brindizi me traget, ky punon për ‘Visin e Pojës’

Erigels Presi: "Këtu në Durrës është bërë kurvë... në çfarë kuptimi... ky është me ata (...) ky nuk sillet kështu si sillet me mua dhe me ty. Me ata ai (ADI) sillet si burrë (...) Tani, këtë punë e bën edhe i shëndoshi (Çoba), është në kontakt me këta (...) në kuptimin që është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen. Ndërsa me të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është ke e bardha, apo jo? (...) Ai (ADI-ship.) qëndron me këta për të kuqen, merr edhe diçka tjetër se këta kanë edhe të bardhë (...) duke qenë me ata vepron si ndërmjetës"...

Erigels Presi: Të gjithë e dinë që Adi po punon me VISIN e POJËS (...) ata janë djem të jashtëzakonshëm. E kupton? Duhet më thënë atë që është (...) kanë kapital, nuk mund t'u thuash asgjë. Nuk janë te aksionit, harroje, por kanë kapital (...)

Në dosjen hetimore zbulohet gjithashtu përfshirja e dy punonjësve të policisë mes 29 të akuzuarve. Altin Morina, ish-efektiv i RENEA-s, rezulton i përfshirë aktivisht në trafikun e drogës dhe kishte kontakte të vazhdueshme me Ekil Ndernjakun, një emër i njohur në botën e krimit. Në një rast, Ndernjaku i ka kërkuar Morinës të ndërhyjë në laboratorin e policisë shkencore për të manipuluar një armë zjarri të sekuestruar në vitin 2020 në Durrës, gjatë arrestimit të Edmond Çekiçit. Versus.al

6 ORE ME PARE

DOSJA/ “O nëna ime çfarë copash si akull”, Italianin e lë pa mend kokaina që i dërguan shqiptarët nga Gjermania

Kokainë e heroinë nga Turqia e Amerika Latine, Adi Çoba

Versus.al ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen Ura, përmes të cilave është bërë i mundur operacioni i SPAK në bashkëpunim me antimafien italiane. Në këtë episode Vis Poja trafikon 8 kg kokainë nga Gjermania në Itali me kërkesë nga Adi Çoba.

Nga bisedat e kryera në SKY ECC, Çoba bie dakord me çmimin që ka vendosur Doçi, duke pranuar se malli që do t’i dërgohet është i cilësisë së parë.

Në një përgjim, pritësi italian, i identifikuar si Angelo Zanzarelli, është regjistruar teksa përgëzon furnitorët për mallin: “Ohoho, nëna ime, çfarë copash, si tha shoku, ahaha, si akull, ahaha...”.

Droga është dërguar në Itali nga Gjermania në gusht të vitit 2020 dhe bisedat përfshijnë drejtpërdrejt të akuzuarit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Versus.al

Kokainë e heroinë nga Turqia e Amerika Latine, Adi Çoba

6 ORE ME PARE

Kokainë e heroinë nga Turqia e Amerika Latine, Adi Çoba ‘ndërmjetësi’, bashkëpunonte me ‘Visin e Pojës’ për trafik në Itali e BE

 

6 ORE ME PARE

DOSJA/ “Boo o burr do dalim nëpër lajme”, zhdukja e shoferit me drogë dhe paniku i dy trafikantëve

Kokainë e heroinë nga Turqia e Amerika Latine, Adi Çoba

Një seri bisedash të përgjuara në aplikacionin e koduar SkyECC ka zbuluar në detaje një skemë të trafikut të heroinës me origjinë nga Italia, ku të përfshirë rezultojnë shtetasit Sueld Elezi, Orges Molla dhe një person i tretë, identifikuar vetëm nga kodi 3D20D1 – furnizuesi dhe organizatori i transportit.

Sipas transkripteve të siguruara nga hetimi i përbashkët shqiptaro-italian, në datën *25 tetor 2020, në orën **08:29, përdoruesi i SkyECC me pseudonimin H1IQJ2 (i identifikuar si Orges Molla), komunikon me përdoruesin 0810G3 (Sueld Elezi), për një dërgesë prej **2 kilogramësh lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë, e cila do të dorëzohej në zonën e Altamura-s. Gjatë bisedës, Elezi informon se është me një që do të shikojë mallin përpara blerjes, ndërkohë që Molla garanton cilësinë dhe organizon dërgesën me fjalët:

“me 38.5…e fundit…ta mori te shpia jote…s’ka pazar tjetër…ik gjej ti më lirë, thuj…”

Një ditë më pas, më 26 tetor 2020, komunikimet mes palëve intensifikohen. Shoferi që po transportonte mallin rezulton i zhdukur për 3 orë dhe nuk përgjigjet më në asnjë numër. Alarmi rritet. Mes ankthit dhe tensionit, Molla thotë:

Në një moment, në bisedë futet edhe një shtetas italian, blerës potencial i heroinës, i cili, i irrituar nga vonesa, shtyn afatet dhe thotë se ka lënë takime të rëndësishme për këtë transaksion. Molla, nga ana tjetër, e quan situatën “ters” dhe rrëfen se “po nuk e mori malli, do na shkatërrojë komplet në Itali… ka dhe fabrikë…”.

Dërgesa e 2 kg heroinë është sekuestruar më vonë nga autoritetet italiane. Sipas prokurorisë, rolet ishin të ndara qartë: Sueld Elezi si porositës dhe financues, Orges Molla si ndërmjetës dhe organizator, ndërsa 3D20D1 si furnizuesi kryesor.

Nga komunikimet duket qartë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që përdorte aplikacione të enkriptuara për të menaxhuar trafikun ndërkombëtar të drogës – një realitet ku çdo vonesë mund të zbulojë gjithë zinxhirin dhe, siç thonë vetë trafikantët:

Përgjimet e plota:

Sualed Elezi:
Hiç mo, s’kanë as valë telefonat. Na ka lujt men, o burrë... S’dimë ça me thonë.

Orges Molla:
Të mor vesh, vëlla... Të mor vesh.

Sualed Elezi:
Po dalim keq me këtë punë, shpresoj s’është problemi tek ne. Mos ka gjet gjë ai, se ne presim.

Orges Molla:
Ka pas trafik rrugës? Keni ndonjë program që mund ta shifni?

Sualed Elezi:
Jo, s’kemi ku e shofim. U përgjigj njeri?
Më thotë: “jam në trafik”, por s’po më duket serioz. Ai italiani po bëhet nervoz.

Orges Molla:
Thuji atij shokut: “s’jemi nga ata burra ne.” Ne kemi hall tjetër, ai ka hall tjetër.

Sualed Elezi:
Më tha: “Lashë punë të rëndësishme, lashë takim me ju, një orë më vonë erdha...”
Po i thashë: “E mora vesh.”

Orges Molla:
Shok, s’jemi kalamaj ne. Këto nuk janë punë për t’u tallë. Thuaji atij karit, s’ka arsye të na rrejë. Kam nja 200 veta në ditë si ai. Thuaji: “Nuk kam mundësi t’ju bëj punë, pse t’ju gënjej? Po shesim nga 40 bukë në ditë.”

Sualed Elezi:
Ka qenë orari, vëlla. Është tu nejt me lekë këtu, 3-4 orë. Edhe këtij do i kalojë nervi.

Orges Molla:
Edhe po pati ai ndonjë problem, s’kam çfarë humbas. Po nuk jemi në supermarket, ore.
Ishallah s’ka gjë shoferi, të vërtetohet çdo gjë. Thuaji atij: “Do dali e vërteta, rrejmë ne apo jo?”

Sualed Elezi:
Makina a ka qenë në vend?

Orges Molla:
O normal, shok, se s’po punojmë sot për qejf.

Sualed Elezi:
Për një orë, maksimumi, do marrim përgjigje. Kemi blloku komplet burrat e huaj.

Orges Molla:
Po nuk u përgjigj dhe gjysmë ore, do shofim lajmet. Po do Zoti. Se shoferi është shok i mirë, ka dhe fabrikë në Itali. Na shkatërrohet çdo gjë, edhe familjarisht.

Sualed Elezi:
Mora vesh, shok. Llafet që më thotë italiani, du me ditë: a pret një orë, dy orë, vetëm të dijë.

Orges Molla:
Po ishalla është mirë, kjo është më e rëndësishmja.

Sualed Elezi:
Presim, vëlla. Nëse s’na pret më, le të shkojë vend tjetër. Ishallah është mirë.

Orges Molla:
Se jeta vazhdon. Po për shoferin... se e kemi shok, s’ma rruhet fare për mallin.

Sualed Elezi:
Po mos të jetë këtej afër ai, vëlla. Se shif ku jemi duke prit... (dërgon foto).
Kemi 4 orë këtu me burrin e huaj.

Orges Molla:
S’ka dalë në jetë sot ai. Po do shkruajmë burrë, s’po marrim vesh fare. Do karikojë telefonin, s’është budalla të rrijë aty.

Sualed Elezi:
S’po i shkojnë mesazhet fare mo.

Orges Molla:
As në numrin personal nuk përgjigjet. Ka problem.

Sualed Elezi:
Boo, mer vëlla...

Orges Molla:
Na fal thuaji atij shokut. Po qenka vend ters aty. Ne do flasim sa të sistemojmë gjërat tona. S’i dihet.

Sualed Elezi:
S’patëm fat, vëlla. Ishallah s’ka gjë. Mos presim më.

Orges Molla:
E sigurt e kanë kap. S’kemi çfarë presim. Kot. Të shohim lajmet. Më ka ik zëri për Zotin e mollës...

Sualed Elezi:
A të rrijmë dhe pak?

Orges Molla:
Rrini sa të doni, por ai duhej të kishte arritur para 3 orësh.

Sualed Elezi:
Po tani s’ka lidhje më, vëlla. Unë leviza. Po ai shoku tjetër, çfarë thotë?

Orges Molla:
Çfarë të thotë, bo tym ai... mërzit shumë, vëlla.

Sualed Elezi:
Na lajmëro pastaj, vëlla. Mos ka pas ndonjë shkarkim në ndonjë vend tjetër sot?

Orges Molla:
Jo mo vëlla, jo...

Sualed Elezi:
Na lajmëro, po qe gjë. E mora vesh. E luta italianin, më prit edhe nesër. T’marrim vesh çfarë është bërë me shokun. O Zot, ishalla jo...

Orges Molla:
Vëlla, s’ke pse e lut. Puna do vazhdojë.

Sualed Elezi:
Dhe nesër nëse do me na prit, i them. Na lajmëro gjithsesi.

Orges Molla:
Thjesht na ndodhi një problem... ne.

Sualed Elezi:
E kuptoj, shoku. Po ishalla jo me dom të madh. Ishalla është mirë shoku...

Orges Molla:
S’ka... Ka mbaru filmi tani. Përderisa nuk përgjigjet...

Sualed Elezi:
Presim të përgjigjet, vëlla.
E vëlla, asi lajm... Versus.al

7 ORE ME PARE

"Vendosi shenjë, gjeni një oborr", udhëzim deri në detaje, zbardhet biseda mes Visit të Pojës dhe Adi Çobës për trafikun e kokainës

Kokainë e heroinë nga Turqia e Amerika Latine, Adi Çoba
Adi Çoba dhe Ervis Doçi "Miri i Pojës"

Në dosjen e siguruar nga Versus.al, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë zbardhur dhe dokumentuar verifikimin e bashkëpunimit mes Adi Cobës, i cili siguronte kokainë dhe heroinë nga Turqia me Ervis Doçin të njohur si Visi i Pojës (Nipi i Xhevdet Troplinit).

Në këto komunikime, provohet realizimi i dërgesës së 8 kg kokainë nga Gjermania drejt Italisë. Falë një marrëveshje të bërë me Adi Çobën, Visi i Pojës më 5 gusht të vitit 2020 dërgoi në Itali nëpërmjet një korrieri një sasi prej 8 kg kokainë e cila i është dorëzuar fizikisht Agron Ganajt në Bari. SPAK sqaron se përmbajtja e bisedës mes tyre është e shoqëruar me fotografi duke mos lënë asnjë dyshim mbi aktivitetin kriminal të kryer prej tyre.

Pas kontaktit që Adi Çoba kishte patur me shtetasin Italian Angello Zanzarelli, “Visi i Pojës” i kishte shkruar Adi Çobës duke i dhënë udhëzime mbi mënyrën e dorëzimit të parave dhe vendodhjen e preferuar për shkarkimin e lëndës narkotike, sipas tij më së miri do të ishte një oborr.

"Sot është dita që duhet të ngarkojë dhe të them (...) është në Gjermani, shoh (...) 8 copë, i kemi bashkë (...) 4+4 (...) pasnesër do të vijë ke ty (...) jepi shoferit paratë çfarë ke (...) mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera (...) dhe vendos një shenjë (...) ose të paktën një oborr privat (...) përveç garazhit"- thuhet në mesazhin që Visi i Pojës i ka dërguar Adi Çobës.

Në këtë mënyrë, u konstatua se 8 kg kokainë mbërritën në Itali falë marrëveshjes mes Çobës dhe Ervis Doçit i cili për shkak të fuqisë së tij dhe grupit kriminal të organizuar, kishte arritur ta gjende lëndën narkotike në Gjermani dhe ta niste drejt Italisë. Versus.al

7 ORE ME PARE

“‘O bythq*r, rrot k*ri!’” – Përgjimet që fundosën trafikantët e Durrësit! Si kalonte heroina nga Turqia-Porti i Durrësit me destinacion Italinë

Kokainë e heroinë nga Turqia e Amerika Latine, Adi Çoba
Gerti Alia dhe Adi Çobe

Hetimet e përbashkëta të autoriteteve shqiptare dhe italiane kanë çmontuar një tjetër degë të rrjetit të trafikut të heroinës që kalonte nga Turqia përmes Kosovës dhe Shqipërisë drejt Italisë, përmes linjës së tragetit Durrës–Bari. Dokumentet hetimore, të siguruara nga Versus.al, nxjerrin në pah emra të rinj, role të detajuara dhe një mori përgjimesh të cilat zbulojnë brutalitetin e komunikimit dhe tensionet e brendshme në grup.

Në qendër të organizimit qëndron Gerti Alia krahu i djathtë i “Bishës” Adi Çobe, një nga figurat kyçe të skemës, i cili vendos fillimisht kontakt me Orges Mollën (i njohur si “Gesi”), duke e pyetur nëse ka ende në dispozicion një kamion për të kaluar drogën. Molla i përgjigjet se e ka shitur mjetin, por roli i tij në organizatë mbetet kyç: ai ishte përgjegjës për transportin nga Turqia.

Koordinatori “Spiro” dhe linja tokësore Turqi-Kosovë-Shqipëri

Në skenë hyn edhe Pirro Çapi, i njohur me nofkën “Spiro”, i cili sipas dosjes kishte funksionin e organizatorit, financuesit dhe koordinuesit të linjës tokësore Turqi–Kosovë–Shqipëri. Çapi kishte në pronësi dy kamionë që përdoreshin për të transportuar heroinën. Kur lënda narkotike mbërrinte në Shqipëri, ajo ngarkohej në vende të fshehta në kamionët e tij, në bashkëpunim me një tjetër i dyshuar, Arian Tola. Transporti vazhdonte pa u kontrolluar në Portin e Durrësit, falë garancisë që siguronte Gerti Alia. Droga më pas ngarkohej në tragetin “Rigel Duni” me destinacion qytetin italian të Barit. Në skenë del edhe emri i Ervis Deti ka qenë korrieri i Orges Mollës dhe Gerti Alia jashtë territorit të Shqipërisë, pra në Itali. Drogën e dorëzonte në emër të Gestit dhe Gertit.

Pra gjetja e drogës bëhej nga Pirro Çapi dhe Orges Molla, transportimi në Itali nga Gerti Alia dhe Ervis Deti me furintorë Erigels Presi dhe Genci Telollari.

Në një përgjim të dalë në qershor të 2022 tregohet lidhja e ngushtë mes Orges Mollës(Gesi)-Ervis Detit (Visi) dhe Pirro Çapit (Spiros). Biseda bëhet për lekët. Tonet në përgjim janë të ashpra dhe zbulojnë tensionin e brendshëm për ndarjen e parave. Orges Molla merr në telefon Ervis Detin dhe i thotë të vijë të marrë lekët pjesë pjesë. Fillimisht biseda u regjistrua rreth orës 23:00 më 12 qershor 2022.

Nuk mjaftoi shumë pas 5 minutash Ervis Deti u gjend poshtë shtëpisë së Orges Mollës për të marrë një pjesë të lekëve. Ervisi i referohej Orgesit me nofkën “Bossi”. Orges Molla acarohet për faktin se Ervis Deti u ngrit direkt për të marrë lekët e veta dhe e shan në telefon.

Pjesë nga përgjimi:

Visi: Bosi këtu poshtë te hyrja jam

Gesi: Po hyp re b*thq*im lart, rrot k*ri, u çove direkt nga krevati, nuk prisje dot. Të q*fsha k*rvën.

Visi: Po me çfarë të hipi se nuk kam ashu

Gesi: Po u çove nga krevati, ishe në gjumë dhe u çove, se s’prisje dot deri nesër, hyp nalt tashi, hyp n’kom.

Visi: Po pra po, po hipi të thashë.

Gesi: Po pra se s’prisje dot se je b*thq*m, u çove nga gjumi nga krevati, tashi hip.

Visi: Eh ty ta q*******…

Gesi: Hajd Hajd. Versus.al

8 ORE ME PARE

DOSJA/ “Ej bishe me traget kalohet”, përgjimet që fundosën bandën e Durrësit, roli i Adi Çobës dhe krahut të tij të djathtë

Kokainë e heroinë nga Turqia e Amerika Latine, Adi Çoba
Adi Çoba

Një dosje voluminoze hetimore, e siguruar nga Versus.al, zbardh detaje nga një rrjet trafiku droge me bazë në Portin e Durrësit, i cili shpërndante heroinë drejt Italisë. Hetimi, i zhvilluar në bashkëpunim mes antimafies italiane dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK, ka identifikuar rolet kyçe në organizatë dhe mënyrën sesi droga fshihej dhe transportohej në mënyrë të përsëritur përmes trageteve.

Në krye të strukturës lokale qëndronte Adi Çoba, i cili menaxhonte operacionet nga Durrësi, i mbështetur nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Gertian (Gerti) Aliu. Ky i fundit kishte vendosur kontaktet me furnitorët dhe koordinonte logjistikën e shpërndarjes së heroinës, shpesh edhe gjatë orëve të natës, duke shmangur kontrollet në port me ndihmën e operatorëve portualë të infiltruar.

Ngarkesa e zbuluar – 2 kg heroinë, janar 2021

Më 21 janar 2021, autoritetet shqiptare zbuluan përmes përgjimeve një ngarkesë prej 2 kilogramësh heroinë, e porositur nga Gerti Aliu dhe e siguruar nga furnitorët Erigels Presi dhe Genci Telollari. Sipas dosjes, droga, me një vlerë tregu prej 34 mijë euro, u dorëzua brenda një parkingu të qendrës tregtare “Confarma”, në Tiranë, nga Presi.

Për transportin u angazhua shoferi Arsen Leskaj, i cili figuron të ketë kryer një tjetër dërgesë më 22 dhjetor 2021. Ky model operacional përsëritej: droga dorëzohej nga Presi, ngarkohej në mjete lundruese në portin e Durrësit dhe dërgohej drejt Italisë me traget, shpesh në mënyrë të maskuar mes mallrash të ligjshme.

Përgjimet që zbërthejnë mekanizmin e trafikut

Përgjimet audio të përfshira në dosje japin një pamje të qartë të koordinimit mes palëve. Në një prej bisedave, Gerti Aliu shprehet:

“Po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget... punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy, dhe pastaj e ngarkojnë në traget.”

Deklarata përforcohet nga një tjetër bisedë me Erigels Presin, i cili tregon:

“Unë e pyeta Adin dhe i thashë: ‘Po si?’. Ai më përgjigj: ‘Ej, bishë, në traget... punohet në traget, e vënë mbi një mbi një, me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!’” Versus.al

9 ORE ME PARE

Goditja e grupit të Troplinëve në Durrës, zbardhen 29 masat e sigurisë! Mes tyre “Visi i Pojës”

Kokainë e heroinë nga Turqia e Amerika Latine, Adi Çoba
Fotomontazh: Ervis Doçi "Visi i Pojës", harta e trafikut të drogës dhe paratë e sekuestruara në banesën e tij

Versus.al ka siguruar dosjen dhe masat e sigurisë për 29 persona të lëshuara nga autoritetet shqiptare në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘URA’ në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Ajo çfarë u vu re për personat e përfshirë në këtë rrjet trafiku, është se mes tyre është edhe avokati Armand Tragaj i cili akuzohet për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek funksionarë të drejtësisë. Ervis Doçi i njohur si "Visi i Pojës" për shkak se është nipi i Xhevdet Troplinit, konsiderohej si 'negociatori më i mirë i kokainës'. Gjatë operacionit u goditën disa grupe të cilët rezultonin si 'degëzime' të grupit kryesor që drejtohej nga Troplinët.

Personat për të cilët janë lëshuar masa sigurie:

Ervis Doci

Indrit Tafili

Orget Shqevi

Artan Sulejmani

Orges Molla

Sueld Elezi

Ekil Nderjaku

Hasan Nderjaku

Altin Morina

Armand Tragaj

Rando Aliu

Musa Korca

Alfred Hysa

Altin Pjetri

Ligor Çombashi

Edmond Çupi

Naim Behluli

Edison Cukaj

Serxhio Shkodra

Ervis Deti

Bexhed Mema

Emri Hysenaj

Artuar Shkoza

Sokol Istrefi

Ervin Zeqiri

Gezim Thartori

Ledio Bardhi

Juxhin Drazhi

Erind Lasku

Përveç shumave të mëdha të parave të sekuestruara, janë sekuestruar edhe disa bar-restorante luksoze në zonën e Currilave të Durrësit pasi dyshohet se ishin siguruar nëpërmjet veprimtarisë kriminale të të arrestuarve. Versus.al

Poll