Live Updates /

KQZ propozon që votat e emigrantëve të mos numërohen nga partitë politike! Tiranës i shtohet një mandat deputeti

*Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve u mblodh sot në KQZ për të miratuar rregullat lidhur me mënyrën sesi dhe kush do të numërojë votat e emigrantëve shqiptarë. *Por akti i propozuar nga kreu i KQZ shkaktoi debate pasi dokumenti përcaktonte që zarfet e votave nga jashtë vendit, do të numërohen nga KQZ dhe jo nga partitë politike. *Sipas dokumentit, në tryezat e numërimit të votave, vetëm partitë politike parlamentare do të kenë të drejtën e vëzhguesve. Nëse ata kanë vërejtje për numëruesit e KQZ, mund të kërkojnë zëvendësimin e tyre, por vetëm një herë mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. *Pritet që lidhur me këtë çështje të merret edhe opinioni i partive politike dhe vendimi u shty për t’u marrë 5 ditë më vonë. *Ndërkohë, komisioni rregullator miratoi listën me ndarjen e mandateve në qarqe, ku bie në sy fakti që Tiranës i është shtuar një mandat që iu hoq qarkut të Korçës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton ndarjen e mandateve në qarqe, Tiranës i shtohet një deputet

KQZ propozon që votat e emigrantëve të mos numërohen nga

Në komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është miratuar propozimi i bërë për ndarjen e mandateve në qarqet e vendit. Ndryshimi i bërë është heqja e një mandati në qarkun e Korçës dhe shtimi i atij mandati në qarkun e Tiranës.

Kështu nga 11 mandate, Korça do të ketë tashmë vetëm 10 mandate, ndërsa Tirana bëhet me 37 mandate, nga 36 që kishte më herët.

Kjo pritet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, duke bërë që partisë politike me rezultat më të lartë në kryeqytet, praktikisht t’i shtohet një mandat.

Komisioni Rregullator miratoi numrin e mandateve për 12 qarqet e vendit, si më poshtë vijon:
1. Qarku Berat 7 mandate
2. Qarku Dibër 5 mandate
3. Qarku Durrës 14 mandate
4. Qarku Elbasan 14 mandate
5. Qarku Fier 16 mandate
6. Qarku Gjirokastër 4 mandate
7. Qarku Korçë 10 mandate
8. Qarku Kukës 3 mandate
9. Qarku Lezhë 7 mandate
10. Qarku Shkodër 11 mandate
11. Qarku Tiranë 37 mandate
12. Qarku Vlorë 12 mandate

Presidenti Bajram Begaj dekretoi 11 majin si datë për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës me argumentin për t'i lënë KQZ-së sa më shumë kohë në dispozicion për të pasur infrastrukturën e nevojshme për votën e diasporës. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Votat e emigrantëve në zgjedhjet 2025, KQZ: Të mos numërohen nga partitë politike

KQZ propozon që votat e emigrantëve të mos numërohen nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë propozim që votat e emigrantëve të mos numërohen nga përfaqësues të partive politike.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka propozuar që partitë të kenë vetëm vëzhgues. Ndërsa komisioni Rregullator ka kërkuar që për këtë propozim, të merren parasysh edhe opinionet e partive politike. Vendimi pritet të merret pas 5 ditëve.

Pjesë e propozimit nga kryekomisoneri Ilirjan Celibashi është që vetëm partitë politike parlamentare të kenë të drejtën e vëzhguesve gjatë numërimit të votave të emigrantëve. Në rast se ata do kenë ankesa për numëruesit, kanë të drejtë të kërkojnë zëvendësimin e tyre, por vetëm një herë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: