Live Updates /

Kuvendi nuk zgjedh dot presidentin, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme për të tretën herë radhazi

*Kuvendi i Kosovës u mblodh mbrëmjen e djeshme, por pa rezultat për zgjedhjen e presidentit të ri duke bërë kështu që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të tretën herë brenda një viti. *Ish-presidentja Vjosa Osmani reagoi për këtë zhvillim duke e konsideruar mbrëmjen e djeshme si “natë të rëndë për Kosovën” ndërsa bëri thirrje për të ndalur përçarjen dhe propagandën. *Sipas Kushtetutës zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve dhe datat e mundshme janë 31 maji dhe 7 qershori.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendi i Kosovës u mblodh mbrëmjen e djeshme, por pa rezultat për zgjedhjen e presidentit të ri duke bërë kështu që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të tretën herë brenda një viti. *Ish-presidentja Vjosa Osmani reagoi për këtë zhvillim duke e konsideruar mbrëmjen e djeshme si “natë të rëndë për Kosovën” ndërsa bëri thirrje për të ndalur përçarjen dhe propagandën. *Sipas Kushtetutës zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve dhe datat e mundshme janë 31 maji dhe 7 qershori.

3 Postime
2 ORE ME PARE

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda një viti në Kosovë, zbulohen 2 datat e mundshme

Kuvendi nuk zgjedh dot presidentin, Kosova shkon në zgjedhje të

Kosova do të duhet të mbajë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditëve siç e përcakton Kushtetuta e vendit. Pasi nuk u arrit të zgjidhej presidenti, dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji dhe 7 qershori.

Vendimin përfundimtar do të duhet ta marrë kryeparlamentarja aktuale Albulena Haxhiu e cila aktualisht është ushtruese e detyrës së presidentes që pas përfundimt të mandatit të Vjosa Osmanit.

Kuvendi u shpërnda në mesnatë dhe me të kaluar afati për zgjedhjen e Presidentit, vendi shkon zyrtarisht në zgjedhje të reja, edhe një herë tjetër, për herë të tretë brenda rreth një viti e gjysmë. Versus.al

 

4 ORE ME PARE

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Osmani: Mbrëmë, natë e rëndë për Kosovën! Mjaft me përçarje

Kuvendi nuk zgjedh dot presidentin, Kosova shkon në zgjedhje të

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka konsideruar një "natë të rëndë" mbrëmjen e djeshme pasi nuk u arrit të zgjidhej presidenti i ri i vendit duke shkuar kështu sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Osmani bëri thirrje për ndalimin e përçarjes dhe propagandës mes njëri-tjetrit. 

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritet edhe nga momentet shumë më të rënda. Prandaj ka ardh momenti që ta japim dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje, mjaft më me ndjellje të frikës, mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri tjetrin dhe për vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj që të bashkoheni në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, ka thënë Osmani. Versus.al

8 ORE ME PARE

Kosova nuk zgjedh dot presidentin! Shpërndahet parlamenti, vendi shkon sërish në zgjedhje

Kuvendi nuk zgjedh dot presidentin, Kosova shkon në zgjedhje të

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme për të disatën herë brenda një viti. Shkak për këtë është bërë dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Mbrëmjen e djeshme në seancën plenare të Kuvendit ndodheshin vetëm deputetët e Vetëvendosjes, ndërsa mungonin ata të opozitës, kështu që nuk plotësohej kuorumi prej 80 deputetësh të pranishëm për të zgjedhur presidentin e ri. Për këtë situatë, kryeministri Albin Kurti fajësoi opozitën duke thënë se pakica parlamentare nuk do zgjidhje e përgjegjësi, por thjesht të bllokojë punën e qeverisë.

"Sot janë mbushur 4 muaj nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, pra jo katër vjet dhe ja ku jemi në një seancë e cila bojkotohet nga opozita. Vetëm katër muaj pas zgjedhjeve duan sërish zgjedhje, ata janë të vetëdijshëm që zgjedhjet nuk janë zgjidhje, ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet, por duan që këtë mos ta kemi as ne. Por këtë nuk e vendosin ata, po populli i Kosovës. Pas një qeverisjeje 5-vjeçare është rritur mbështetja për ne, është e vështirë të gjendet diku tjetër një qeveri që ka kaluar në kriza të shumta, prej pandemisë COVID-19, pastaj te kriza e inflacionit dhe energjisë, pastaj edhe te sulmet e vazhdueshme të Serbisë dhe ka dalë fitimtare në të gjitha rrafshet dhe në fund ka marrë edhe mbështetje më të madhe popullore. Edhe kështu do të jetë. Por demokracia dhe institucionet nuk do vejnë vullnet të qytetarëve, nuk do vetëm mbështetje dhe politikanë për parti të caktuara, dhe këtu është sjellja antishtetërore e partive të caktuara", tha Kurti.

Ndërsa opozita që e cilësoi seancën si “shfaqje” të qeverisë, tha se me këtë zhvillim u mbroj rendi kushtetues dhe u shmang shkelja e rëndë e kushtetutës. LDK kishte dorëzuar më herët propozimin për Vjosa Osmanin si presidente me 15 firma deputetësh, por duheshin 30 të tilla për zyrtarizimin e saj. Versus.al

Poll