Live Updates /

Meta shfaqet për herë të parë që prej 2024-ës, shtyhet gjyqi në GJKKO! SPAK: Në sallë ka dëshmitarë të dosjes

*Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca e parë në themel për dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta e cila u shty për t’u mbajtur të hënën duke pezulluar afatet e paraburgimit për kreun e Partisë së Lirisë. *Ashtu siç Meta e kishte kërkuar, seanca u transmetua “live” për publikun. Që në nisje kreu i PL hodhi akuza se procesi hetimor ndaj tij ishte manipuluar me akuza të rreme dhe kallëzues që nuk ekzistojnë. *Gjatë seancës që zgjati vetëm disa minuta, avokati i Metës, Kujtim Cakrani e konsideroi “të papranueshëm” faktin që kreu i PL mbahej pas një kafazi prej xhami kur nuk paraqet rrezikshmëri. *Në dalje nga GJKKO, ish-deputetja Monika Kryemadhi tha se akuzat e SPAK nuk qëndrojnë duke pretenduar se nuk ka asnjë provë për të provuar se ajo kishte kryer korrupsion.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca e parë në themel për dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta e cila u shty për t’u mbajtur të hënën duke pezulluar afatet e paraburgimit për kreun e Partisë së Lirisë. *Ashtu siç Meta e kishte kërkuar, seanca u transmetua “live” për publikun. Që në nisje kreu i PL hodhi akuza se procesi hetimor ndaj tij ishte manipuluar me akuza të rreme dhe kallëzues që nuk ekzistojnë. *Gjatë seancës që zgjati vetëm disa minuta, avokati i Metës, Kujtim Cakrani e konsideroi “të papranueshëm” faktin që kreu i PL mbahej pas një kafazi prej xhami kur nuk paraqet rrezikshmëri. *Në dalje nga GJKKO, ish-deputetja Monika Kryemadhi tha se akuzat e SPAK nuk qëndrojnë duke pretenduar se nuk ka asnjë provë për të provuar se ajo kishte kryer korrupsion.

5 Postime
2 ORE ME PARE

"Shtëpinë e bleva tek Kodra e Diellit", Kryemadhi: E mbarova Big Brother-tim, Meta e Veliaj në burg si "shpagim" i klasës politike

Meta shfaqet për herë të parë që prej 2024-ës,

Monika Kryemadhi mbajti një deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës në GJKKO ku u shfaq për herë të parë për publikun edh eish-presidenti Ilir Meta, i arrestuar që prej tetorit të 2024-ës.

Kryemadhi tha se gjykimi ndaj saj po bëhet pa fakte duke pretenduar se po akuzohet se ka pranuar një shtëpi si dhuratë në këmbim të votës pro për ligjin e minierave.

“Gjyqtarja kishte vendosur që të më pajisnin me ekspertimin e telefonit tim ku bëhet fjalë për bisedat e mia. Prokuroria përdor mesazhin ku unë them dua të marrë një shtëpi. Kam shkuar e kam parë shtëpinë në qershor, korrik dhe shtator e kam anuluar. Prokuroria thotë se ky është korrupsion. Unë kam blerë një shtëpi që është tek Kodra e Diellit. Është si të shkosh të provosh disa fustane, por në fund merr vetëm njërin. Ata pretendojnë se kjo shtëpi është marrë si premtim për ligjin e minierave. Ligji është vendim kolegjial, jo personal”- u shpreh Kryemadhi.

Ndërsa sa i takon mundësisë që ky proces gjykimi ta bashkojë me Metën, Kryemadhi tha se e ka përfunduar “Big Brother-in” e saj ku fliste për emocionet.

“Unë e mbarova Big Brotherin tim për të folur për emocionet. Tani fillon beteja ligjore me drejtësinë dhe me opinionin publik. Një sistem drejtësie që funksionon me regji dhe kërkon të bëjë statistika. Po mban Veliajn dhe Metën në burg për të thënë se kjo klasë politike e bëri shpagimin e saj. Nuk ka më reagim të opinionit publik, kemi statistika dhe numra dhe vazhdojmë ecim përpara si në kohën e partisë së punës ku gjykimin e bën kryetari i partisë që është Edi Rama”- shtoi ish-deputetja. Versus.al

3 ORE ME PARE

Shtyhet gjyqi në themel për Metën, prokurori i SPAK: Në sallë ka dëshmitarë të dosjes, e dinë vetë ata

Meta shfaqet për herë të parë që prej 2024-ës,

Seanca e parë e gjyqit në themel për dosjen e Ilir Metës është shtyrë për ditën e hënë për shkak të qëndrimeve të të pandehurës Fatime Kryemadhi për procedurën e gjykimit dhe zgjedhjen e çështjes së përfaqësimit.

Nga ana tjetër dy të pandehurit e tjerë, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho i qëndrojnë kërkesës së tyre për gjykim të shkurtuar që do të thotë se në rast dënimi, do të përfitojnë ulje.

Gjatë seancës ku Ilir Meta u shfaq për herë të parë në publik që prej vitit 2024 pati debate mes avokatit Kujtim Cakrani dhe gjyqtares Etleva Deda për faktin se ish-presidenti u mbajt në kafazin prej xhami.

Cakrani: Ky xhami dhe kabina këtu nuk ka bazë ligjore, unë e di përgjigjen që do rrëzohet kërkesa, por për turpin tonë në 2026 mbahet në izolim, vetëm isis i turpëronte njerëzit kështu më publik. Turp për drejtësinë e re. Presidenti i republikës nuk përbën kërcënim për gjyqin. Ka një vendim në francë por ata i referohen terrorizmit. Ngrihuni në dinjitetin njerëzor hiqeni nga kafazi silleni pranë avokatit z meta. Gjëja minimale

Etleva Deda: Ligji i garanton prezencën, të drejtën e fjalës, mbrojtjes, mundësinë për tu konsultuar me mbrojtjen në kushte kofidenciale që edhe mga kabina e qelqtë. Kabina përmbush të gjitha kushtet për sa më sipër, metës i janë garantuar të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj.

Cakrani: Iu referua sakrozys gjyqtarja, i referohet në fakt terroristit. Të marrin fund gjykimet politike. Ju smund të flisni për barazi, ai zotëria (prokurori) po e përgjon zotërinë në kafaz. Tejkalojeni një hap enver hoxhën të paktën, kaloni së paku në ‘95

Sotir Kllapi: gjatë fazës së hetimeve paraprake janë pyetur nr i konsiderueshëm dëshmitarësh. Nuk i njoh të gjithë personalisht, i njoh thjesht si emra se sështë turp ta them. Në fakt dy nga dëshmitarët janë tani në sallë. E dinë vetë ata, bazuar në nenin 153 të kpp. Duhet të dalin pasi deri ditën që dëshmojnë s’mund të marrin pjesë në gjyq

Ndërkohë janë pezulluar afatet e paraburgimit për Ilir Metën i cili qëndron në qeli që prej 21 tetorit 2024. Versus.al

3 ORE ME PARE

Për herë të parë që prej 2024-ës, Meta shfaqet në sallën e gjyqit! Akuza për manipulim të procesit

Meta shfaqet për herë të parë që prej 2024-ës,
Ilir Meta në GJKKO

Për herë të parë që prej tetorit të 2024-ës kur u arrestua, ish-presidenti Ilir Meta është shfaqur në publik teksa Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e tij për transmetim “live” nga mediat të gjyqit në themel që nisi sot pas 7 muajsh në seancë paraprake.

Që në nisje të gjyqit ku hyri duke bërë shqiponjën me duar, Meta i cili vërehet dukshëm me disa ndryshime në pamje që prej herës së fundit që është parë në publik, përsëriti akuzat e tij për manipulim të procesit hetimor ndaj tij.

“Proces i montuar me shpifës dhe kallëzues të rremë kundër shtetit dhe jo kundër meje”- u shpreh Meta. Ndërsa avokati i tij Kujtim Cakrani e cilësoi të papranueshëm faktin që kreu i Partisë së Lirisë mbahet në një kafaz prej xhami.

Të pranishëm në seancë janë edhe të pandehurit e tjerë të dosjes për aferën CEZ-DIA dhe lobimin për ish-LSI në SHBA, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Kryemadhi akuzohen për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie. Mungon në sallë e ëma e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi e cila akuzohet për pastrim parash. Versus.al

3 ORE ME PARE

Gjyqi i Metës, zyrtarë të PL e presin jashtë! Ish-presidenti ngre dy gishtat në sallën e GJKKO

Meta shfaqet për herë të parë që prej 2024-ës,

Në nisje të gjyqit në themel për dosjen e Ilir Metës, disa prej zyrtarëve të Partisë së Lirisë janë mbledhur jashtë godinës së Gjykatës së Posaçme në mbështetje të drejtuesit të tyre.

Ndërkohë, ish-presidenti ka mbërritur në sallën e gjyqit ku është futur duke ngritur dy gishtat lartë dhe duke bërë shqiponjën me duar.

“Shqipëria e shqiptarëve”- mësohet të jetë shprehur Meta para nisjes së përballjes me prokurorët e posaçëm të SPAK.

Më herët kreu i PL kishte kërkuar transmetim “live” të seancës gjyqësore, por gjë që është pranuar nga gjykata. Të pandehur për dosjen e Metës janë edhe Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Versus.al

7 ORE ME PARE

Meta kërkoi të transmetohet "live", sot nis gjyqi në themel ndaj ish-presidentit

Meta shfaqet për herë të parë që prej 2024-ës,
Ilir Meta

Sot në Gjykatën e Posaçme nis gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë në dosjen hetimore që disponon SPAK.

Meta i cili është marrë i pandehur për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie, ka kërkuar që seancat e gjyqit në themel ndaj tij të transmetohen drejtëpërdrejt për qytetarët në mënyrë që të ketë transparencë të plotë.

Lidhur me këtë kërkesë ai iu drejtua me një letër të veçantë gjykatës së posaçme.

“Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”- u shpreh ai në rrjetet sociale.

Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024 kur u mor me forcë nga një grup i forcave operacionale teksa po hynte në Tiranë. Imazhi i tij i fundit në publik është momenti i arrestimit.

Deri më tani, Meta ka mohuar të gjitha akuzat dhe pritet që për herë të parë të ketë një përballje direkte me prokurorët në sallën e gjyqit në prani të mediave. Versus.al

Poll