Live Updates /

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u përgjigjet 65 pyetjeve të opozitës: Veliaj u pyet për inceneratorin! S'ka të paprekshëm

*Seanca maratonë e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur sot me votimin për ngritjen e dy komisionevetë posaçme parlamentare, atë të Reformës Zgjedhore dhe atë të Reformës Territoriale. *Për reformën Zgjedhore u votua me 113 vota pro, ndërsa për atë Territoriale u votua me 115 vota pro. Pas këtij votimi pati një reagim edhe nga kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i cili akuzoi PD-në dhe PS-në se po bashkëpunonin me qëllim për të zhdukur partitë e reja nëpërmjet një reforme të re zgjedhore. *Ndërsa pas miratimit të krijimit të këtyre dy komisioneve u vijua me debatin përsa i takon raportimeve të krerëve të institucioneve të drejtësisë. Kryeparlamentari dhe deputetët e PS pretenduan se pyetjet ndaj krerëve të Drejtësisë duhet të jenë me shkrim dhe jo me gojë. *Kjo gjë u kundërshtua nga deputetët e PD dhe të partive të tjera opozitare të cilët e konsideruan këtë si tentativë të mazhorancës për të mos lejuar kryerjen e pyetjeve të sikletshme për kerët e institucioneve të drejtësisë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Seanca maratonë e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur sot me votimin për ngritjen e dy komisionevetë posaçme parlamentare, atë të Reformës Zgjedhore dhe atë të Reformës Territoriale. *Për reformën Zgjedhore u votua me 113 vota pro, ndërsa për atë Territoriale u votua me 115 vota pro. Pas këtij votimi pati një reagim edhe nga kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i cili akuzoi PD-në dhe PS-në se po bashkëpunonin me qëllim për të zhdukur partitë e reja nëpërmjet një reforme të re zgjedhore. *Ndërsa pas miratimit të krijimit të këtyre dy komisioneve u vijua me debatin përsa i takon raportimeve të krerëve të institucioneve të drejtësisë. Kryeparlamentari dhe deputetët e PS pretenduan se pyetjet ndaj krerëve të Drejtësisë duhet të jenë me shkrim dhe jo me gojë. *Kjo gjë u kundërshtua nga deputetët e PD dhe të partive të tjera opozitare të cilët e konsideruan këtë si tentativë të mazhorancës për të mos lejuar kryerjen e pyetjeve të sikletshme për kerët e institucioneve të drejtësisë.

11 Postime
1 ORE ME PARE

Dumani: Veliaj është marrë në pyetje për inceneratorin e Tiranës

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani zbuloi se kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj është marrë në pyetje edhe për inceneratorin e Tiranës dhe shtoi se po hetohet përgjegjësia e tij dhe e çdo personi tjetër të përfshirë.

‘’Erion Veliaj është marrë në pyetje. Çështja është akoma në hetim dhe vazhdon të hetohet me qëllim evidentimin e përgjegjësisë penale të çdo personi të përfshirë’’- tha Dumani ndërsa për çështjen McGonigal ritheksoi se është nën hetim dhe se nuk mund të jepte informacion. Versus.al

2 ORE ME PARE

A është kërcënuar prokurori i SPAK nga qeveria? Dumani flet për Dritan Prençin në Kuvend

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka refuzuar të japë informacione lidhur mbi çështjen në hetim për të cilën sipas opozitës, përmendet emri i zv.kryeministres Belinda Balluku.

I pyetur nëse prokurori i SPAK, Dritan Prençi është kërcënuar nga mazhoranca, Dumani tha se kolegu i tij nuk ia komunikuar diçka të tillë. Ndërsa shprehu mbështetjen e plotë ndaj tij dhe ndaj prokurorëve të tjerë të SPAK.

‘’Çështjen në hetim nuk kam për të dhënë asnjë koment. Prokurori Prenci dhe të gjithë të tjerët kanë patur dhe kanë mbështetjen time për cdo gjë. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Prencin dhe nuk më ka komunikuar që të jetë i kërcënuar. Jo vetëm Prençi, por të gjithë prokurorët e SPAK’’- deklaroi Dumani. Versus.al

3 ORE ME PARE

S'do të kandidojë më në SPAK, Dumani: Do vijoj të jem prokuror! Berisha e ndërpret nga karrigia

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u

I pyetur nga deputetja, Jorida Tabaku lidhur me deklaratën e bërë prej tij në komisionin e Ligjeve se nuk do të ishte më prokuror i SPAK, Altin Dumani tha se nuk po tërhiqej për ndonjë frikësim apo dorëzim. Ai sqaroi se do të vijojë të jetë prokuror edhe pse jo në SPAK.

‘’Jo nuk ka të bëjë fare, unë nuk dorëzohem nuk jam njeri i tillë. Unë do vazhdoj të jem prokuror edhe pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar në SPAK. Sqaroj këtu se i kam kërkuar disa herë parlamentit që të rishikojë zgjatjen e mandateve të prokurorëve të posaçëm dhe është aluduar se unë e bëj për interesa personale. Për t’i rrëzuar këto pretendime, unë nuk kandidoj më në SPAK edhe nëse zgjatet mandati’’- u përgjigj Dumani.

Teksa po vijonte me përgjigjet, Dumani u ndërpre nga Sali Berisha i cili kërkoi që secilës pyetje, kreu i SPAK t'i përgjigjej veçmas dhe jo t'i përmblidhte të gjitha për në fund. Versus.al

6 ORE ME PARE

"Patronazhistët në zgjedhje dhe ndërtimet pa leje", Olsian Çela u përgjigjet pyetjeve të deputetëve

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ishte i pari nga krerët e institucioneve të Drejtësisë që nisi raportimin në Kuvend lidhur me veprimtarinë e institucionit të tij përgjatë vitit 2024.

Mes pyetjeve të bëra, iu përgjigj edhe asaj të Agron Gjekmarkajt lidhur me patronazhistët dhe përdorimin e administratës publike si pjesë e krimeve elektorale. Çela tha se janë marrë disa masa lidhur me këtë çështje dhe se hetimet janë në vijim.

“Në dijeninë time ky është krim elektoral e parashikuar si krime elektoral parashikohet si një vepër penale, në vitin 2017. Dhjetë vëzhgues e panë këtë të OSBE/ODHIR e panë këtë. Patronazhistët kanë qenë edhe të punësuar në administratë. Për sa i përket krimeve zgjedhore janë marrë disa masa. Në fakt kjo është çështje e vitit 2025. Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, në forcimin e koordinimit institucional me KQZ. Për të pasur një qasje të koordinuar qoftë të masës institucional ose ndër institucionale. Në vijim të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, nga ana jonë u riorganizuan dhe puna dhe brenda sistemit të Prokurorisë. U ngritën senksione të posaçme për të hetuar krimin zgjedhor. Pra këto ishin masat që u morën, për të përforcuar hetimin në lidhje me këto krimin. Janë një sërë çështjesh penale që kanë filluar hetohen.” tha Çela.

Sa i takon një pyetje tjetër për ndërtimet pa leje, Çela tha se vetëm për vitin 2024, 400 persona janë dënuar për ndërtim pa leje.

“Unë mund t’ju jap shifrat e vitit 2024. Janë shumë çështje sepse çdo vit ka numër të lartë për këto çështje. Për vitin 2024, kanë qenë 1130 procedime për ndërtim të paligjshëm. Numri i të pandehurve të dënuar ka qenë 400. Pra duket se ka një aktivitet të kryer nga prokuroria kundër këtij fenomeni. Nuk mundet të jap sot një të dhënë mbi faktin se në cilat raste mund të ketë patur nga IKMT”- shtoi kreu i Prokurorisë së Përgjithshme. Versus.al

7 ORE ME PARE

Sali Berisha zbulon emrin e ministrit që denoncoi në SPAK Erion Veliajn!

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u
Sali Berisha në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi 15 minuta pushim për të diskutuar me kolegët e tij mënyrën se si do të vijojë seanca plenare, ku pritet të raportojnë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

Balla i dha opozitës dy alternativa: ose të pranojë që pyetjet ndaj Altin Dumanit dhe krerëve të tjerë të institucioneve të drejtësisë t’i paraqiten me shkrim, ose të vazhdojë procesi i votimit pa praninë e pyetjeve me gojë.

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë kërkesë si të papranueshme, duke theksuar se socialistëve “nuk u leverdis” raportimi i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.

Ai shtoi se në vitet e kaluara pyetjet janë zhvilluar me gojë, si praktikë e zakonshme parlamentare, dhe se përpjekja e Ballës për t’i paraqitur ato me shkrim është një tentativë për të “kyçur parlamentin”.

Berisha argumentoi se nuk ekziston asnjë opozitë në botë që do të pranonte një proces të tillë dhe se opozita nuk mund të lihet pa të drejtën e saj kushtetuese për të bërë pyetje, qofshin ato me gojë apo me shkrim.

Ai kujtoi se edhe në vitet 2023-2025 pyetjet janë zhvilluar me gojë dhe theksoi mungesën e precedentëve si tani, duke sugjeruar se kërkesa e socialistëve lidhet me një raport të mundshëm interesi të krimit dhe të atyre që raportojnë.

Gjithashtu, Berisha sulmoi edhe ministrin Toni Gogu, të cilin e quajti “Nesti Angoni”, duke aluduar se ai ka kallëzuar Erion Veliajn në SPAK. Ai shtoi:

“I thashë unë të dalë dhe të betohet mbi Kushtetutë. Thonë që Gogo është Nesti Angoni. E kanë bërë një lugat këtë Nesti Angonin. Lexo një pjesë pyetjeje, jo të gjithë, nuk jemi në pozita miqësore aty.”

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Taulant Begojaris hoqi maskën në fund dhe u tha shqiptarëve se do bëjë një takim me dy kryetarët e grupeve, të cilëve u ofroi si alternativë ose të pranoni të hiqni dorë nga pyetjet me gojë, ose do votohen pa lexim të raporteve dhe pyetjeve të kryetarëve të institucioneve të drejtësisë. Në këtë propozim ka skenarin e kyçjes së parlamentit. Nuk ka opozitë në botë që mund të pranojë të bëjë një Pazar të tillë.

Nëse ti do ti vësh kyçin vendosja që nesër, opozita nuk heq dorë nga e drejta e saj kushtetuese për pyetje e cila është absolutisht në çdo sallë parlamentare të botës edhe me gojë edhe me shkrim.

Në vitin 2023-24-25 pyetjet kanë qenë me gojë të gjitha. Para nuk ka pasur institucione drejtësie siç ka sot. Këta kërkojnë të bëjnë një interprentim si u leverdis se janë në raport krimi me ata që kanë ardhur të raportojnë. Nuk kanë interes këta që të raportojnë. Besoj se është e qartë, por opozitës nuk mund ti imponosh.

Pyetjet ka disa praktika. Në shumë raste pyetje nuk bëhen fare, Opozita e quan të arsyeshme dhe kjo ka ndodhur. Pyetjet me shkrim mendoj se janë një normë për ti dhënë mundësinë të pyeturit që të përgatitet, kjo është normale, por në mënyrë aboslute nuk përjashton të drejtën e pyetjes me gojë, as të drejtën e leximit të pyetjes që i ka bërë me shkrim. Këta janë në frikë dhe tmerr.

E dini çka bërë ky me dosjen e Ballës. Që mos çonte dosjen e Ballës 26 ka krijuar dosje 26 franksion 1.

Çfarë fitojmë? Në radhë të parë nëse deri sot s’ka pasur parlament dhe ne jemi këtu të gjithë të përgatitur për parlamentin, për diskutime. Por në rast se partia e krimit, kërkon mos ketë diskutime ne nuk arrijmë të...

Ka variante të tjera kur se ky tha ose bëni këtë pranoni këtë ose do i votojmë. Këta janë për të mbyllur dyqanin.

Nuk kam asgjë personale unë me Altin Dumanin, me asnjë prej tyre. Ato që kam pasur i kam thënë, unë këtu kam hallin e qytetarëve sepse nëse kërkojnë të bëjnë pyetje, të bëhen debate, vetëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Janë 130 milionë euro të djegësit ky deklaron se konfiskoi filan parlament, e filan apartament. Nuk heton dot Edi Ramën dhe Erion Veliajn për këto./Versus.al

 

 

8 ORE ME PARE

PS dhe PD bashkuan votat për ngritjen e dy komisioneve, Berisha: Ju tregoj 2 arsyet

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u
Sali Berisha në Kuvend

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka zbuluar dy arsyet sipas tij themelore që votuan për ngritjen e komisioneve. Berisha u shpreh se arsyeja e parë janë rekomandimet eOSBE/ODIHR.

Ai shtoi se rekomandimet i kanë pranuar dhe  besojnë se janë të rëndësishme.

Berisha shtoi se reforma territoriale ishte një antireformë dhe se ata do bëjnë gjithçka që padrejtësitë të largohen.

“Ne sot votuam ngritjen e këtyre dy komisioneve për dy arsye themelore. Së pari janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të cilat ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme.

OSBE/ODIHR ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi në mënyrë përfundimtare si një farsë e shëmtuar zgjedhore, zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë kontekst, ne ndjehemi të detyruar ndaj tyre që orientimet e drejta dhe rekomandimet e drejta, t’i kthejmë në ligj, ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute me Edi Ramën, shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë të lirë.

Ngrihen Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kjo është e vërteta. Së dyti, reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale. Mjafton të rikujtoj këtu se qarku i Gjirokastrës me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë ka 4 njësi.

Sigurisht që ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi maksimale të largohen, të anulohen dhe kjo me ndihmën e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Pra, kjo është arsyeja se pse ne i votuam këto dy komisione, ndonëse me bindjen më të thellë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Është vetëm vendimi i qytetarëve ai që do u rikthejë shqiptarëve votën. Është përpjekja e opozitës ajo që do u rikthejë shqiptarëve votën”, u shpreh Berisha.

9 ORE ME PARE

Vetëm pyetje me shkrim për krerët e Drejtësisë, Tabaku: Po e ktheni Kuvendin në bunker! Gogu: I heqim zhurmën ‘Big Brother’-it

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u
Jorida Tabaku, Toni Gogu

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga një debat lidhur me pyetjet që do t’u drejtohen krerëve të institucioneve të drejtësisë. Kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi se përfaqësuesit e institucioneve do t’u përgjigjen pyetjeve me shkrim, ndërsa opozita ka kërkuar që Dumani dhe të tjerët të pyeten nga deputetët në sallë.

Deputetja Jorida Tabaku tha se Kuvendi është sallë debate dhe se në këtë mënyrë opozitës po i hiqet çdo e drejtë.

“Parlamenti nuk është kuti postare, është sallë debati. Manuali që ju citoni, mos na e cito fare këtu në sallën e Kuvendit. Pjesë pjesë po i hiqni opozitës çdo lloj të drejte. Po bëhen 2 muaj që ka nisur Kuvendi dhe akoma nuk kam dalë atje të flas në foltore. Mos e ktheni në bunker parlamentin. Na lejoni kohën tonë si opozitë të flasim, nuk ka vdekur njeri nga fjala. Lejoni drejtuesit e institucioneve t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve dhe të ketë një debat publik”- tha Tabaku.

Nuk ka vonuar as përgjigjia nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu i cili tha se opozita kërkonte t’u bënte gjyq publik krerëve të institucioneve të drejtësisë. Sipas tij, pyetjet me shkrim kanë të njëjtin ndikim si pyetjet me gojë në Kuvend.

“Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë është më e qartë sesa mjegulla që po përpiqet të ngrejë opozita në një kauzë që nuk ekziston. Raporton 20 minuta drejtuesi i institucionit, lexohet projekt rezoluta dhe fillojnë pyetjet e përgjigjet e deputetëve. Si mund të pretendosh që një pyetje me shkrim nuk qenka e drejtë për të folur? Mbani mend vetëm letrat nga burgjet. E dini çfarë bën një pyetje e shkruar? I heq zhurmën Big Brotherit dhe zhurmës politike. Kur e merr titullari i institucionit e lexon njësoj një pyetje pavarësisht sesi mund të teatrohet këtu në Kuvend. Pyetjet po të shkruhen mirë, po të referoheni mbi referencat e duhura patjetër që mund të vendosin krerët e institucioneve para përgjegjësisë”- tha Gogu. Versus.al

10 ORE ME PARE

Miratimi i ‘Zgjedhores’, Shehaj shpërthen ndaj PS e PD: Keni qëllim të zhdukni partitë e reja

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka shpërthyer ndaj dy partive të mëdha PS dhe PD pas miratimit të projektvendimit për krijimin e komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Ai tha se ky komision ka si qëllim eleminimin e partive të reja politike dhe të demokracisë. Sipas Shehajt, PS e PD kanë rënë sërish dakord që të vijojnë të vjedhin bashkë.

“Komisioni për Zgjedhoren ka një qëllim të vetëm, të zhdukë partitë e reja, të vrasë demokracinë. Është e qartë, keni vetëm një qëllim që pasi keni vjedhur së bashku për 35 vite, do vazhdoni të vidhni së bashku. Ky do jetë rezultati i këtij votimi të turpshëm, vazhdoni bini dakord bashkë për të vjedhur bashkë”- deklaroi Shehaj. Versus.al

 

10 ORE ME PARE

PS dhe PD bëhen bashkë në votimin për komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u

Kuvendi ka miratuar me shumicë votash ngritjen e dy komisioneve të posaçëm parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për reformën Territoriale.

Për komisionin e Zgjedhores u votua me 113 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim. Ndërsa 24 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Po ashtu u miratua dhe komisioni për Reformën Territoriale, konkretisht me 115 vota pro, asnjë abstenim dhe 3 kundër. Versus.al

10 ORE ME PARE

Raportimi në Kuvend, mbërrin kreu i SPAK, Altin Dumani! Shoqërohet nga 2 prokurorë të tjerë

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku pritet të raportojë lidhur me veprimtarinë e institucionit të posaçëm përgjatë vitit 2024. 

Siç shihet edhe nga pamjet, Dumani shoqërohet nga dy prokurorët e tjerë të posaçëm, Adnan Xholi dhe Klodian Braho.

Fillimisht në nisje të seancës së sotme është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme. Versus.al

12 ORE ME PARE

Dumani dhe krerët e institucioneve të drejtësisë raportojnë në Kuvend! Pritet dhe miratimi i 'Zgjedhores' e 'Territoriales'

''Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë, Dumani u

Në Kuvend sot pritet të ketë një seancë maratonë ku do të raportojnë drejtuesit e disa prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë. Fillimisht do të shqyrtohen dy projektvendime të rëndësishme për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Territoriale.

Më pas do të ketë raportimet nga drejtiesit e institucioneve të drejtësisë për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024. Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela do të dalë në foltore për të paraqitur gjendjen e kriminalitetit në vend ndërsa pas tij do të raportojë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

Pritet që raportimi i Dumanit të jetë ndër më të ndjekurit dhe të ngarkuarit politikisht. Grupet parlamentare kanë të drejtën e 250 minutave debate e diskutime për secilin raportim.

Raporte për punën e tyre do të paraqesin gjithashtu Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.

Të shtunën, grupi parlamentar i PD zhvilloi mbledhje lidhur me strategjinë që pritet të ndjekë gjatë seancës së sotme për të shmangur përplsjet që mund të çojnë deri në mbylljen e seancës plenare me urdhër të kryeparlamentarit Niko Peleshi siç ka ndodhur në seancat e fundit. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi është i përjashtuar nga seancat plenare për 15 ditë pas debateve me Peleshin. Versus.al

Poll