Live Updates /

Moti i keq në vend/ Lumi Vjosa del nga shtrati, Durrësi e Lezha ende nën ujë! Evakuohen dhjetëra familje

*Pavarësisht ndërprerjes së reshjeve të shiut në disa qytete gjatë mëngjesit të sotëm, situata vijon të mbetet problematike. Në Vlorë, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në urën e Mifolit duke përmbytur tregun e gjësë së gjallë dhe duke shkaktuar që 8 familje të evakuoheshin. *Në Durrës, mbi 100 banesa vijojnë të mbeten nën ujë dhe nuk shfaqen shenja përmirësimi për situatën e krijuar pas reshjeve të dendura. 18 familje janë evakuuar dhe transportuar tek Kavalishenca në zonën e plazhit. *Në Lezhë 1010 hektarë tokë bujqësore është nën ujë, ndërsa në Kurbin janë evakuuar 8 familje si pasojë e përmbytjeve. *Aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë ka mbetur i bllokuar ndërsa 70 biznese në Gjirokastër kanë pësuar dëmtime si pasojë e motit të keq.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pavarësisht ndërprerjes së reshjeve të shiut në disa qytete gjatë mëngjesit të sotëm, situata vijon të mbetet problematike. Në Vlorë, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në urën e Mifolit duke përmbytur tregun e gjësë së gjallë dhe duke shkaktuar që 8 familje të evakuoheshin. *Në Durrës, mbi 100 banesa vijojnë të mbeten nën ujë dhe nuk shfaqen shenja përmirësimi për situatën e krijuar pas reshjeve të dendura. 18 familje janë evakuuar dhe transportuar tek Kavalishenca në zonën e plazhit. *Në Lezhë 1010 hektarë tokë bujqësore është nën ujë, ndërsa në Kurbin janë evakuuar 8 familje si pasojë e përmbytjeve. *Aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë ka mbetur i bllokuar ndërsa 70 biznese në Gjirokastër kanë pësuar dëmtime si pasojë e motit të keq.

5 Postime
1 DITE ME PARE

Rrëshqitje gurësh në rrugë dhe dëmtime të urave, moti i keq shkakton problematika në Kukës

Moti i keq në vend/ Lumi Vjosa del nga shtrati, Durrësi e Lezha ende
Kukës

Qarku i Kukësit është një prej zonave ku ka patur reshje të dendura shiu përgjatë dy ditëve të fundit. Në rrugët nacionale rreziku mbetet i lartë. Situata më kritike mbetet në urën e fshatit Orgjost ku njëra prej këmbëve mbajtëse është dëmtuar dhe po ashtu në njësitë Zapod, Cërnalevë dhe Oreshkë janë bllokuar disa rrugë.

Në aksin Kukës-Shishtavec ka patur rrëshqitje gurësh që kanë bllokuar rrugën. 

Në bashkinë Has, problem mbetet rezervuari Helshan 2, pranë të cilit ndodhet edhe një shkollë. Sa i përket energjisë elektrike, i gjithë qarku furnizohet normalisht përveç Njësive Administrative Zapod, Shishtavec dhe Topojan (Bashkia Kukës). Versus.al

1 DITE ME PARE

Moti i keq pezullon mësimin në shkollat e Gjirokastrës! Rrugë të bllokuara me inerte pas përmbytjeve

Moti i keq në vend/ Lumi Vjosa del nga shtrati, Durrësi e Lezha ende

Në Gjirokastër situata vijon të mbetet problematike sa i takon zonave të përmbytura nga reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësimi në shkolla mbetet i pezulluar. 

Mësohet se 70 biznese janë dëmtuar, ndërsa aksi kombëtar Gjirokastër-Kakavijë është i bllokuar në zonën e Kordhocës përballë fshatit Lazarat. Po ashtu ka një bllokim të rrugës Gjirokastër-Valare në vendin e quajtur Ura e Aznakut.

Në pjesën më të madhe të qytetit të Gjirokastrës ka prezencë të inerteve, të cilat kërkojnë mjete të rënda për largimin e tyre. Versus.al

1 DITE ME PARE

Qytetet të përmbytura, ministri Gonxhja: Të kemi prioritet pasuritë kulturore

Moti i keq në vend/ Lumi Vjosa del nga shtrati, Durrësi e Lezha ende

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar për situatën ku ndodhet vendi ynë që prej mëngjesit të ditës së djeshme pas reshjeve të dendura të shiut.

Në reagimin e institucionit të drejtuar nga ministri Bledi Gonxhja, thuhet se dalja e lumit drin nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në qendër të qyteti të Lezhës duke ndikuar edhe në zonën breg lumore pranë mureve antike të Lisit dhe Memorialit të Skënderbeut.

Pas monitorimit në terren, ministria kërkon që të jetë prioritet mbrojtja e pasurive kulturore.

Reagimi i plotë:

Në vijim të situatës së reshjeve intensive, strukturat përgjegjëse të trashëgimisë kulturore vijojnë monitorimin e pandërprerë në territor.

Në qarkun Shkodër dhe zonat përreth, reshjet kanë vazhduar ndërkohë që kanë nisur edhe shkarkimet nga kaskada e HEC-eve Koman dhe Vau i Dejës. Situata paraqitet e përkeqësuar në qytetin e Lezhës, ku dalja e lumit Drin nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në qendër të qytetit, duke ndikuar edhe në zonën breg-lumore pranë mureve antike të Lisit dhe Memorialit të Skënderbeut, për shkak të pamundësisë së kolektorit të qytetit për të tërhequr ujin nga niveli i lartë i lumit.

Në pasuritë e tjera kulturore në territor situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe, pavarësisht prurjeve të shtuara të lumenjve dhe përrenjve, deri në këto momente nuk janë konstatuar përkeqësime.

Nga monitorimi i kryer në një pjesë të urave në juridiksionin e DRTK Vlorë, nuk janë evidentuar problematika, ndërsa po vijon vëzhgimi edhe në sektorin Sarandë, ku deri tani, sipas kontakteve në terren, nuk raportohet për situata shqetësuese. Informacion më i detajuar do të përcillet në vijim. Monitorimi në terren vijon me prioritet mbrojtjen e pasurive kulturore dhe reagimin në kohë ndaj çdo risku të mundshëm. Versus.al

1 DITE ME PARE

Durrësi ende nën ujë, qindra banesa të përmbytura! Evakuohen 18 familje

Moti i keq në vend/ Lumi Vjosa del nga shtrati, Durrësi e Lezha ende

Durrës- Një ditë pasi zona të ndryshme në të gjithë qarkun u përmbytën nga reshjet e dendura të shiut, gjendja nuk duket të jetë përmirësuar as ditën e sotme.

Problematike situata mbetet në zonën e ish-kënetës në bllokun rreth burgut të Durrësit ku 800 banesa kanë ende ujë në oborr dhe brenda.

Gjithashtu edhe në Shkozet në lagjen 14 të njohur si “Nishtulla’, situata është e vështirë. Në total janë evakuuar 18 familje me 60 persona të cilët janë sistemuar në 2 shtëpitë e pushimit, në atë të ministrisë së Brendshme dhe atë të Mbrojtjes.

Ekipet e Zjarrfikëseve të Ujësjellës Kanalizimeve vazhdojnë punën për të rikthyer normalitetin në zonat problematike. Versus.al

1 DITE ME PARE

Vështirësi në Vlorë, dëmtohet rruga që lidh disa fshatra! 'Vjosa' del nga shtrati dhe përmbyt tregun e gjësë së gjallë

Moti i keq në vend/ Lumi Vjosa del nga shtrati, Durrësi e Lezha ende
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Situata paraqitet tejet problematike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës. Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, rruga ka rrëshqitur si dhe janë dëmtuar dy banesa. Fatmirësisht banorët nuk kanë pësuar dëmtime, por rruga është bërë e pakalueshme për automjetet.

Policia ndodhet në terren për të monitoruar qarkullimin e automjeteve pasi kjo rrugë lidh disa fshatra të njësisë administrative Sevaster.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe rritjen e nivelit të ujit në lumin e Vjosës deri në 7 metra duke bërë që të dalë nga shtrati dhe të përmbytë pazarin e gjësë së gjallë.

Banorët e zonave të rrezikuara janë njoftuar dhe si masë parandaluese janë evakuuar 12 banesa. Sipas autoriteteve, prurjet në lumin Vjosë vijojnë të mbeten të larta dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Versus.al

Poll