Live Updates /

“Nuk i ndahemi Ramës pa e rrëzuar”, Berisha ftestë edhe Lapajt e Shehajt: Mos të bëjnë opozitën e opozitës

*Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet nga PD ditën e hënë më 22 dhjetor. *Berisha tha se e vetmja rrugë për të rrëzuar Ramën nga pushteti janë revoltat kombëtare, ndërsa nënvizoi se nuk përjashtohet asnjë lloj mundësie e aksionit opoziar deri tek ngujimi i grupit parlamentar të PD. *Ai u shpreh i hapur edhe për Agron Shehajn e Adriatik Lapajn duke u bërë thirrje atyre që të mos kthehen në opozitë të opozitës duke bërë krahasime mes PS dhe PD.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
3 ORE ME PARE

“E patë ku përfundoi Shabani”, Berisha për Shehajn dhe Lapajn: Mos bëni opozitën e opozitës

“Nuk i ndahemi Ramës pa e rrëzuar”, Berisha ftestë
Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Sali Berisha

Sali Berisha u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me Agron Shehajn e partisë “Mundësia” dhe Adriatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet”. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se krahasimi që Shehaj dhe Lapaj bëjnë mes PS dhe PD nuk i bën shërbim vendit, por bën opozitën e opozitës.

“Plotësisht dakord. Ne kemi ftuar të gjithë partitë. Ka një problem, opozitë dhe pseudopozitë apo opozitë e opozitës. Ju e patë ku përfundoi Shabani, në gjirin e Edi Ramës. Pretendonte se është opozitë. Unë përshëndes zotin Lapaj që proteston aty, jep shembull personal.

Jemi të hapur ndaj partisë së tij, jemi të hapur ndaj partisë së zotit Shehaj, por ambiguiteti i tyre dhe krahasimi që bëjnë midis PD dhe PS, midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, dëshmon se janë në një pozicion opozite e opozitës. Se të krahasosh PD-në apo udhëheqjen e PD me të PS-së, në një farë mënyrë direkt apo indirekt, i bën shërbim asaj partie në një kohë kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat”- tha Berisha. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Nuk përjashtohet ngujimi i deputetëve”, Berisha: Jemi betuar, nuk i ndahemi Ramës derisa ta largojmë

“Nuk i ndahemi Ramës pa e rrëzuar”, Berisha ftestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati sot një bashkëbisedim në rrjete sociale me ndjekësit e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Sa i takon metodës që do të ndjekë opozita për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, Berisha tha se nuk përjashtohet as ngujimi i grupit parlamentar.

Ai tha se do të përdoren të gjitha mjetet dhe se nuk duhet të ketë iluzione derisa Rama të largohet nga pushteti.

“Ngujimi i grupit parlamentar është një akt absolutisht ndër më të mundshmit, por asgjë nuk përjashtohet. Besoj se rrëzimin e diktaturës duhet ta bëjë populli shqiptar, por të gjitha mjetet do të përdoren.

Të gjitha rrugët do të ndiqen, nuk duhet të kemi iluzion. Një gjë ju them, ne jemi të betuar, për këtë ta dijë çdo shqiptar. Sot jemi të betuar se, nuk do ti ndahemi gjer në largimin e tij nga pushteti. Dhe kjo është prova jonë, jam plotësisht dakord me ty, por kjo është prova edhe e shqiptarëve, dhe ne bashkë me shqiptarët do e largojmë këtë nga pushteti”- tha Berisha. Versus.al

Poll