Live Updates /

“Nuk i premë në besë banorët e Thethit”, Rama: Aksioni do vazhdojë në gjithë vendin! Zyrtarët ‘symbyllur’ do ndiqen penalisht

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin e radhës me drejtuesit politikë të PS, ata të bashkisë së Tiranës dhe deputetët e zgjedhur në këtë qark. Ai e nisi fjalën e tij me aksionin që IKMT po zhvillon në Theth për shembjet e ndërtimeve pa leje. *Duke ironizuar edhe reagimin e priftit të famullisë së Shkodrës, Rama tha se qeveria nuk i ka prerë në besë banorët e Thethit dhe se premtimi i tij kishte qenë për legalizimin e 300 objekteve të ndërtuara para shumë kohësh jo për strukturat e ngritura në muajt e fundit. *Më tej shtoi se shumë prej personave që po protestonin kundër policisë nuk ishin as banorë të Thethit. *Përsa i takon aksionit të nisur në territor, Rama tha se do të vijojë pa ndalim lirimi i hapësirave publike dhe shembja e ndërtimeve pa leje. Ndërsa nënvizoi se i njëjti aksion po zhvillohet edhe në jug të vendit me sekuestrimin e një pallati të ndërtuar pa leje. Kreu i qeverisë. *Në pjesën tjetër të fjalimit u përqendrua tek aksioni për reformat në furnizimin me ujë, trajtimin e mbetjeve dhe furnizimin me naftë duke thënë se shteti do të luajë rol kyç në këto sektorë. Takimi vazhdoi me dyer të mbyllura dhe një prej porosive kryesore të Ramës ishte rifreskimi i stafeve të bashkive të vendit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin e radhës me drejtuesit politikë të PS, ata të bashkisë së Tiranës dhe deputetët e zgjedhur në këtë qark. Ai e nisi fjalën e tij me aksionin që IKMT po zhvillon në Theth për shembjet e ndërtimeve pa leje. *Duke ironizuar edhe reagimin e priftit të famullisë së Shkodrës, Rama tha se qeveria nuk i ka prerë në besë banorët e Thethit dhe se premtimi i tij kishte qenë për legalizimin e 300 objekteve të ndërtuara para shumë kohësh jo për strukturat e ngritura në muajt e fundit. *Më tej shtoi se shumë prej personave që po protestonin kundër policisë nuk ishin as banorë të Thethit. *Përsa i takon aksionit të nisur në territor, Rama tha se do të vijojë pa ndalim lirimi i hapësirave publike dhe shembja e ndërtimeve pa leje. Ndërsa nënvizoi se i njëjti aksion po zhvillohet edhe në jug të vendit me sekuestrimin e një pallati të ndërtuar pa leje. Kreu i qeverisë. *Në pjesën tjetër të fjalimit u përqendrua tek aksioni për reformat në furnizimin me ujë, trajtimin e mbetjeve dhe furnizimin me naftë duke thënë se shteti do të luajë rol kyç në këto sektorë. Takimi vazhdoi me dyer të mbyllura dhe një prej porosive kryesore të Ramës ishte rifreskimi i stafeve të bashkive të vendit.

6 Postime
4 ORE ME PARE

IKMT sekuestroi pallatin në Vlorë pas urdhrit të Ramës, Bici: Këtë fat do kenë ndërtimet pa leje

“Nuk i premë në besë banorët e Thethit”, Rama:
Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndryshe Bici

Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici ishte vetë e pranishme në momentin e konfiskimit të pallatit që kishte ndërtuar jashtë lejes së ndërtimit në Vlorë. Nëpërmjet një deklarate ajo tha se inspektorët janë shpërndarë në gjithë territorin për të bërë të mundur gjetjen e shkeljeve me lejet e ndërtimit.

Ndërsa paralajmëroi se të gjihë pallatet që kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, do të kenë të njëjtin fat dhe do t’i kalojnë shtetit në pronësi për t’u shfrytëzuar për interes publik.

“Në vazhdën e kontrolleve ashtu siç ka ndodhur me objekte të tjera më parë, objekti do të konfiskohet dhe do t’i kalojë shteti për interes publik. Jam këtu për të bërë me dije që të njëjtin fat do kenë të gjithë ato objekte që rezultojnë me leje ndërtimi, por kanë ndërtuar në shkelje brutale të lejes duke cënuar interesin publik dhe pronën e përbashkët. IKMT do vijojë punën në të gjithë territorin për të inspektuar objektet me apo pa leje ndërtimi me qëllim që të garantojmë respektimin e ligjit, sigurinë e komunitetit dhe interesin publik”- deklaroi Bici.

Videoja e deklaratës së Bicit u shpërnda nga Rama i cili tha se do të ketë edhe ndjekje penale për zyrtarët e ndryshëm vendorë që kanë mbyllur sytë para shkeljeve që konstatojnë.

“Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme.

Ndërkohë së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, me masa të reja shtrënguese dhe përgjegjësi administrative e penale edhe për “symbyllurit” që paguhen me taksat e shqiptarëve, si inspektorë e shefa bashkie, punonjës e shefa policie dhe me radhë.

Shqipëria 2030 në BE kërkon fundin e këtyre fenomeneve, ndërsa 99% e qytetarëve që respektojnë ligjin, meritojnë hapësira publike të pacënueshme më nga askush”- shkruan Rama në postimin e bërë. Versus.al

5 ORE ME PARE

Pas urdhrit të Ramës, IKMT konfiskon pallatin në Vlorë! Në terren edhe kryeinspektorja Bici

“Nuk i premë në besë banorët e Thethit”, Rama:

Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama e njoftoi gjatë fjalës së tij në mbledhjen me drejtuesit politik në Tiranë, IKMT ka zbarkuar në Vlorë për të konfiskuar pallatin që kishte shkelur lejen e ndërtimit duke ndërtuar shtesë pa leje.

“Sot do bëhet një konfiskim i një kuazipallati në ndërtim në qytetin e Vlorës që ka shkelur lejen e ndërtimit. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra. Nuk kemi asnjë minutë për të humbur”- u shpreh Rama më herët.

E pranishme në terren ishte edhe kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici. Ndërsa ajo çfarë bie në sy është fakti se përse gjithë këto konfiskime, bllokime apo shembje objektesh bëhen vetëm pasi urdhëron kryeministri.

Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë kritikuar mënyrën e zhvillimit të aksionit pas zgjedhjeve dhe në kulmin e sezonit turistik duke hedhur edhe më shumë dritëhije mbi mungesën e veprimit të institucioneve gjatë kohës që këto shkelje kryheshin nga pronarët e subjekteve. Versus.al

 

7 ORE ME PARE

"Zyrë e-Albania në bashki për pensionistët, porosia e Ramës: T'u hiqen licensat noterëve që ofruan shërbim me pagesë

“Nuk i premë në besë banorët e Thethit”, Rama:

Takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të PS dhe deputetët e Tiranës u zhvillua me dyer të mbyllura pas deklaratave që kryeministri pati me praninë e mediave.

Mësohet se kreu i qeverisë ndër porositë që ka dhënë për bashkitë ka qenë edhe hapja e një zyre të posaçme ku të ofrohen falas shërbimet “e-Albania” për pensionistët. Ndërsa ka urdhëruar gjithashtu që t’u hiqet licensa noterëve apo zyrave të avokative që më parë e kanë ofruar shërbime e-Albania me pagesë.

Porosi tjetër shumë e rëndësishme e Ramës ka qenë rifreskimi i stafeve të bashkive sidomos ato që janë në qendër qarku. Versus.al

8 ORE ME PARE

Nga furnizimi me ujë tek trajtimi i mbetjeve dhe nafta, Rama flet për reformat e reja: Shteti, protagonist!

“Nuk i premë në besë banorët e Thethit”, Rama:

Pas prononcimit për rastin e shembjes së strukturave pa leje të ngritura në Theth, kryeministri Edi Rama foli për reformat që pritet të ndërmarrë qeveria me disa projektligje për ngritjen e një ndërmarrje kombëtare për shpërndarjen e ujit dhe për trajtimin e mbetjeve duke u shtrirë edhe tek furnizimi me barna dhe siguria ushqimore.

Duke i konsideruar si pika kyçe të kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria për anëtarësim në BE, Rama dha detaje mbi planin e reformave që qeveria ka ndërmend të marrë.

“Na duhet një ndërmarrje kombëtare e ujit dhe na duhet një korporatë e re e cila të adresojë problemin e investimeve dhe të gjitha marrëdhënieve me donatorët dhe institucionet financiare në gjithë Shqipërinë që janë lesh e li”- u shpreh ai.

Trajtimi i mbetjeve

“Qoftë për ujin qoftë për trajtimin e mbetjeve do duhet të kalojmë në nivel kombëtar. Do duhet të ndërtojmë sinergji me korporata të nivelit ndërkombëtar. Kjo do të na ndihmojë në njëmijë e një arsye të çojmë në nivel tjetër investimet apo shërbimin me ujë.  Në sistemin e trajtimit të mbetjeve kemi një hartë shumë më ndryshe nga ajo që ishte. Por duhet të konsolidohet dhe duhet të bëhet një sistem i trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar.”

Furnizimi me naftë

“Po punojmë për një sistem të ri të furnizimit të naftës. Është një domosdoshmëri për të kaluar edhe tek furnizimi i naftës me shtetin si protagonist në furnizimin me naftë. Gjë që kemi besim se do sjellë një kontroll shumë më efikas qoftë mbi çmimin qoftë mbi gjithë sistemin e qarkullimit të naftës.”

Barnat mjekësore

“Po punojmë për cështjen e barnave mjekësore, për furnizimin e gjithë sistemit qoftë atij publik apo privat me barna. Përsëri me shtetin si palë, si protagonist. Ka ardhur koha të prodhojmë sukses duke u bërë palë. Kemi ndryshuar edhe gjithë qasjen ndaj pronës prej kohësh. Kemi vendosur shtetin në rolin e pronarit që nuk lëshon prona, por merr pjesën e vetë për llogari të qytetarëve.”

Siguria ushqimore

“Edhe këtu na duhet të hedhim hapa shumë të mëdhenj përpara sepse është një nga pikat më të dobëta që kemi në kushtet që duhen përmbushur për anëtarësim në BE. Me pezullimin e veprimtarisë së AKU dhe fillimin e procesit të provimit të të gjithë inspektorëve me gojë e me shkrim si dhe hapjen e mundësisë për të tjerët kemi hedhur hapin e parë.

Sot ka filluar procesi i kontrolleve dhe konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë e pa siguri ushqimore në këto temperatura të larta. Qomësht dhe bulmet i freskët pa faturë dhe mish i freskët pa faturë nuk do lejohet dhe kushdo që do ta tregtojë, do ta humbasë atë si mall.” Versus.al

8 ORE ME PARE

Shembjet në Theth, Rama: S’i premë në besë! Shumë prej tyre s’janë as banorë, aksioni do vazhdojë

“Nuk i premë në besë banorët e Thethit”, Rama:

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në takimin me deputetët e sapozgjedhur në Tiranë me aksionin që po zhvillohet në Theth me shembjet e ndërtimeve pa leje. Fillimisht ai tha se nuk bëhet fjalë për njerëz të shkretë, por për persona që nuk janë as banorë të Thethit dhe kanë ndërtuar për të nxjerrë fitime dhe jo për të banuar.

“Së pari kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me kush e ka fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që t’ja lënë fajin strukturave të shtetit. Nga një anë kemi disa njerëz të shkretë të cilët kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe nga ana tjetër kemi një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj që t’i godasë. Këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, por për njerëz që janë ngjitur deri atje dhe në një pjesë të konsiderueshme nuk janë banorë të këtij vendi”- tha Rama.

Më tej ai tha se ndryshe nga sa po proklamohet, shteti nuk është fajtor për mungesën e veprimit në parandalimin e këtyre ndërtimeve pa leje në zemër të Thethit.

“Në rastin flagrant që u bë shkak i këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur që të pretendojnë çfarëdo qoftë. Policia po merret me hetimin sesi ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të qendrës së Thethit që është kartolina e njohur e Thethit. Bëhet fjalë për ndërtime të cilat nuk janë për të futur kokën, por janë për qëllime fitimi. Nuk di të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit duke ia ngarkuar fajin strukturave të shtetit nëse nuk e parandalojnë shkeljen e ligjit apo nuk e kapin në sekondën kur vazhdon të bëjë shkeljen”- shtoi kreu i qeverisë.

Teksa foli edhe për përgjegjësinë e strukturave shtetërore tha se premtimi që kishte bërë ai në Theth ishte për legalizimin e banesave të të parëve. Nuk la pa përmendur as Kuvendin e djeshëm të burrave të mbledhur në Theth, duke thënë se procesi i prishjes së ndërtimeve do të vazhdojë.

“Strukturat kanë përgjegjësinë e tyre. Mbetet për të parë se çfarë përgjegjësie do marrë KLP lidhur me zonjën Gjeli e cila nuk ka pranuar as të fillojë hetimin bazuar në denoncimet e bëra. Dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte që në një sërë rastesh kanë patur më shumë sesa një ngrehinë. Policia e shtetit ka një numër të konsiderueshëm të bëra në prokurori për këto subjekte dhe prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Ishte edhe një prift dje dhe u habita sesi një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori duke folur për joshje për rrena etj etj dhe pastaj i pramë në besë. Ne nuk kemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryebashkiakun dhe me Kadastrën dhe që prej se kemi shkuar dhe kemi premtuar legalizimin e të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, e kemi përmbyllur atë process me rreth 300 legalizime që ata i disponojnë dhe kanë pronën e tyre. Premtimi ynë ka qenë do legalizojmë pronat e gjyshërve. Nuk ka qenë që na jepni votën ju dhe ndërtoni pa leje.  Të gjitha këto ndërtime të prishura janë ndërtime të bëra në muajt e fundit, jo të kohës kur ishim aty. Ka patur një turravrap të madh dhe e përsëris edhe nga individë që nuk kanë lidhje fare me Thethin”- deklaroi kryeministri. Versus.al

9 ORE ME PARE

Ditë më parë u la porositë, Rama takohet sot me kryebashkiaken dhe deputetët e Tiranës

“Nuk i premë në besë banorët e Thethit”, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e sotëm në selinë e Partisë Socialiste për të zhvilluar takimin e caktuar disa ditë më parë ku u pati lënë porosi të ndryshme drejtuesve politikë të qarkut të Tiranës dhe drejtuesve të bashkisë.

"Deputetët të investohen në qendrat e qarqeve ku problematika e hapësirave publike është edhe më e prekshme"- tha Rama. 

Në takimin e sotëm janë të pranishëm edhe drejtuesit e tjerë politikë të PS nëpër qarqe, kryebashkiakja e Tiranës si dhe deputetë të sapozgjedhur të këtij qarku. Porosia e Ramës për ta ishte dalja në terren dhe njohja me problematikat e qytetarëve.

Pak ditë më parë në Fier, Vlorë, Durrës dhe Lushnjë, Rama ka kërkuar shkarkimin e gjithë nënkryetarëve bashkiakë dhe të drejtorëve së bashku me dorëheqjet e të gjithë krerëve të njësive administrative në të gjithë vendin. Versus.al

Poll