Live Updates /

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt! PD në pikiatë, PSD e Tom Doshit forcë e tretë, partitë e reja me vetëm 3 mandate

*Deri në orën 14:10 kur janë numëruar 2335 kuti nga 5225 në total, pothuajse në të gjithë vendin Partia Socialiste ka thelluar rezultatin krahasuar me vitin 2021 duke marrë 83 mandate. *Ndiqet nga Partia Demokratike me 51 mandate e cila shënon një rënie të theksuar me zgjedhjet e vitit 2021. *Ndërsa surprizues është fakti se deri më tani forcë e tretë nga numërimi i votave në gjithë vendin rezulton Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 4% të votave ose 3 mandate. *Partitë e reja, “Mundësia” e Agron Shehajt, “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit, deri më tani të treja kanë siguruar nga një mandat në Tiranë. *Të vetmet qarqe ku PD dominon janë Kukësi dhe Shkodra. Sa i takon votave nga diaspora, deri më tani janë numëruar mbi 1600 zarfe prej të cilave PD dominon ndaj PS me diferencë të ngushtë votash.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Deri në orën 14:10 kur janë numëruar 2335 kuti nga 5225 në total, pothuajse në të gjithë vendin Partia Socialiste ka thelluar rezultatin krahasuar me vitin 2021 duke marrë 83 mandate. *Ndiqet nga Partia Demokratike me 51 mandate e cila shënon një rënie të theksuar me zgjedhjet e vitit 2021. *Ndërsa surprizues është fakti se deri më tani forcë e tretë nga numërimi i votave në gjithë vendin rezulton Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 4% të votave ose 3 mandate. *Partitë e reja, “Mundësia” e Agron Shehajt, “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit, deri më tani të treja kanë siguruar nga një mandat në Tiranë. *Të vetmet qarqe ku PD dominon janë Kukësi dhe Shkodra. Sa i takon votave nga diaspora, deri më tani janë numëruar mbi 1600 zarfe prej të cilave PD dominon ndaj PS me diferencë të ngushtë votash.

29 Postime
21 MINUTA ME PARE

Vota e diasporës, PS kalon në epërsi me diferencë të dukshme

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Pas epërsisë në votat brenda vendit, socialistët kanë nisur shkëputjen edhe në zarfet e votave të diasporës.

Në 3270 zarfe nga 194.889 të totalit, 1739 vota janë për Partinë Socialiste. Partia Demokratike e ndjek si forcë e dytë me 999 vota, ndërsa forcë e tretë në zarfet e numëruara deri më tani nga diaspora, rezulton Nisma Shqipëria Bëhet me 287 vota.

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Numërimi vijon teksa janë edhe më shumë se 191 mijë zarfe për t’u numëruar. Versus.al

35 MINUTA ME PARE

'Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse' , Rama gati fjalimin e fitores, publikon foto nga zyra

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto, teksa krahas saj ka njoftuar se e ka telefonuar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjithashtu në foton e publikuar shihet që kreu i qeverisë është duke bërë gati fjalimin e fitores.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse”, shkruan ai, krahas fotos. 

 

38 MINUTA ME PARE

Triumfi i PS në zgjedhje, Berisha: S'janë përgjegjësi e PD! U mboll kanabis për të blerë çdo votë dhe u falën qindra mln euro gjoba

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha shfaqi shenja pranimi të rezultatit para gazetarëve duke u shprehur se një gjë e tillë ishte e pritshme duke parë sesi u zhvillua fushata dhe shkeljet e PS për të marrë vota.

Megjithatë Berisha u bëri thirrje të gjithë komisionerëve që të numërojnë çdo votë të hedhur për PD.

“Jam këtu për të shprehur mirënjohje e falenderim për ata komisionerë e numërues që gjatë natës kanë numëruar votat e qytetarëve. U bëj thirrje të gjithë strukturave të PD, komisionerëve e vëzhguesve, kandidatëve që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë me përkushtimin më të madh. Sepse çdo votë, Meriton nderimin e vlerësimin më të madh. Unë sot këtë kisha qëllim kryesor të paraqitjes para jush. Një thirrje për demokratët që të tregojnë përkushtimin maksimal në numërimin e çdo vote të hedhur në kuti dhe të mos ketë asnjë ndikim nga asgjë”- tha Berisha.

Më tej tha se do të ketë një përfundim të nxjerrë pas përfundimit të numërimit në gjithë vendin. Ai përmendi disa prej veprimeve të PS si zyrat ilegale, faljen e qindra milionë euro gjobave si faktorëve ndikues në këtë rezultat.

“PD u ka thënë shqiptarëve dhe botës se çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Këtu të mos ketë kush asnjë iluzion se këto konkluzione kanë qenë politike. Jo, ato kanë qenë të bazuara dhe të çertifikuara nga forume politike ndërkombëtare. Le të durojmë për të përfunduar edhe numërimin e votës së fundit. Atëherë PD do bëjë të gjithë vlerësimet e saj. Kësaj here mjafton të lexoni kriteret, nëse mbillen dhjetëra mijëra kanabis për votë, nëse punësohen dhjetëra mijëra punonjës për votë. Nëse ju patë qendrat e votimit në katër anë me zyra ilegale të PS-së, ju nëse patë faljen e 150 milionë eurove gjoba, ndihmë 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës”- shtoi Berisha. Versus.al

54 MINUTA ME PARE

Përfundon procesi i numërimit në Poliçan, fiton bindshëm PS, ja kush renditet si forcë e tretë pas PD-së

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Ka përfunduar numërimi i votavei subjekteve poltike në Policcan.

Sipas të dhënave të KQZ-së në bashkinë Poliçan janë numëruar të 22-të kutitw e votimit, ku rezulton fituese Partia Socialiste me 3127 vota ose 67.33%, pason Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 981 vota ose 21.12% të votave.

Ndërsa forcë e tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB),  me 372 vota ose 8.01%

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

 

 

1 ORE ME PARE

Disfatë e PD në votat e numëruara deri tani, Berisha njofton konferencë për mediat

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 13:30 në sallën "Azem Hajdari" ku ai personalisht ndodhet brenda selisë blu. 

Konferenca vjen pasi PS aktualisht tregon epërsi të dukshme dhe shkon drejt triumfit për mandatin e katërt qeverisës me plot 83 mandate deputetësh.

Ky është rezultat negativ i demokratëve edhe më i thellë se ai në zgjedhjet e 2021-it, kur PD kryesohej nga Lulzim Basha. Momentalisht vetëm në zonat e veriut të vendit, PD ka dalë shumicë. Versus.al

1 ORE ME PARE

Mbyllet numërimi në 3 bashki të veriut, PD merr shumicën e votave! PS forcë e dytë e ndjekur nga PSD

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Në Has janë numëruar të gjithë kutitë e votimit dhe i kanë dhënë shumicën PD-së me 3547 vota ose e thënë ndryshe 52.57%. Ndërsa pas PD renditet PS me 2231 vota ose 33.07%.

Në Pukë gjithashtu ka përfunduar numërimi dhe PD ka marrë shumicën e votave, 43.80%. ndiqet nga PS me 33.85% të votave dhe PSD e Tom Doshit me 20.3%.

Edhe Fushë Arrëzi ka mbyllur numërimin e 16 kutive të votimit, duke konfirmuar epërsinë e PD me 1315 vota ose 41.93%. PS është forcë e dytë me 1137 vota ose 36.26%. PSD e Tom Doshit renditet sërish e treta me 19.80% të votave. Versus.al

2 ORE ME PARE

Alimehmeti e Tabaku marrin shumicën e votave të demokratëve në njësinë 10! Ja sa vota ka marrë Ilir Meta nga burgu

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Më herët KQZ njoftoi për shifrat e rezultatit të votimit elektronik në njësinë nr.10 në Tiranë duke kofirmuar një fitore të thellë të socialistëve.

Tashmë janë bërë publike edhe shifrat e votave preferenciale për kandidatët e forcave politike. Më të pëlqyerit nga socialistët rezultojnë të jenë ish-ministri Fatmir Xhafaj me 1722 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 624 vota.

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!
Lista e kandidatëve të PS

Ndërsa në kampin e demokratëve, më i pëlqyeri është Ilir Alimehmeti me 848 vota, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 590 vota. Kreu i PL, Ilir Metaj i cili kandidon nga burgu, ka arritur të renditet i treti tek PD, me 246 vota. Gjithsesi ish-Presidenti, tashmë në burg rrezikon të mbetet jashtë parlamentit pasi koalicioni ASHM deri më tani ka marrë vetëm 14 mandate në Tiranë, ndërkohë ai garon në listën e hapur.  Versus.al

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!
Lista e kandidatëve të PD-ASHM

2 ORE ME PARE

KQZ nxjerr rezultatet e Vorës dhe Njësisë nr.10 në Tiranë, PS dyfish epërsi! Ja kush janë më të votuarit

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votimit elektronik në Vlorë dhe në njësinë nr.10 të Tiranës.

Partia Socialiste ka fituar duke marrë 8082 vota në Vorë ose 57.09% të totalit. Ndërsa PD e ndjek me 4803 vota ose 39.33%. Parti e tretë renditet PSD e Tom Doshit me 330 vota ose 2.33% e totalit.

Në njësinë nr.10, PS ka fituar me 5304 vota, ndërsa PD ka marrë vetëm 3498 vota.

Kush janë kandidatët më të votuar

I pari i socialistëve në Vlorë renditet Blendi Gonxhja me 4759 vota. I dyti më i votuari është Ornaldo Rakipi me 432 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 288.

Ndërsa tek demokratët, më i votuari rezulton Myslym Murrizi me 694 vota, i ndjekur nga Asllan Dogjani me 629 vota dhe Loranca Hoxha me 619. Jorida Tabaku renditet e pesta më e preferuara me 406 vota, e pasuar nga Ilir Alimehmeti me 267 vota. Versus.al

3 ORE ME PARE

PD rrezikon edhe në listën e mbyllur, kush janë deputetët e sigurtë që rrezikojnë mandatin

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa qarqe të vendit, po ka ndikim edhe në renditjen e listës së mbyllur të deputetëve.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri tani në qarqet e Elbasanit dhe Fierit, PD-ja nuk ka arritur të sigurojë as mandatet e listës së mbyllur.

Në Elbasan, ku janë 5 mandate në total, Aurel Bylykbashi renditet i pesti, ndërkohë që deri tani, PD-ja ka fituar vetëm 4 mandate. Nëse ky trend vazhdon, Bylykbashi do të mbetet jashtë Parlamentit.

Po kështu, në Fier, ku gjithashtu janë 5 mandate të garantuara për PD-në në listën e mbyllur, deri tani janë siguruar 4 mandate. Kandidati që rrezikon të mbetet jashtë është Eduard Sharka, i cili renditet i pesti në këtë listë.

Nëse ky rezultat nuk ndryshon, si Bylykbashi, ashtu edhe Sharka do të jenë jashtë Parlamentit.

Dhe në Dibër Partia Demokratike rrezikon të humbasë një mandat.

Në 2021 në Dibër, Partia Demokratike ka marrë 3 mandate ndërsa Partia Socialiste 2 mandate.

Ndëkohë në Dibër nga numërimi i deri tanishëm i votave, PS ka fituar 58.82%, ndërsa PD-ASHM vetëm 36.81%.

Gjithashtu në Fier, Elbasani dhe Gjirokastra Partia Socialiste është në epërsi.

Në Gjirokastër deri më tani janë numëruar 122 kuti në votimi nga 198 në total, ku Partia Socialiste numëron 15.126 vota ndërsa Koalicioni PD-ASHM 6 590 vota.

Në qarkun e Fierit deri më tani janë numëruar 179 kuti votimi nga 587 në total ku dhe këtu kryeson bindshëm Parita Socialiste me 29.703 vota kundrejt 11.987 Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhëshotre.

Në Elbasan deri më tani janë numëruar 204 kuti votimi nga 508 në total, ku Partia Socialiste numëron 32.160 ndërsa Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipëria Madhështore 15217. /Versus.al

3 ORE ME PARE

Mbyllet numërimi në Rrogozhinë, Tepelenë e Himarë, PS fiton me rezultat të thellë

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Ka përfunduar procesi i numërimit në disa bashki të vendit, konkretisht në Himarë, Tepelenë dhe Rrogozhinë.

Në të treja bashkitë, PS ka fituar me diferencë të bindshme të votave. Konkretisht në Rrogozhinë, PS ka marrë 52.89% të votave ose 4864 vota në total.

PD arriti të merrte 3481 vota ose 37.85% të totalit. Parti e tretë në Rrogozhinë del PSD e Tom Doshit me 397 vota ose e kthyer në përqindje, 4.32%.

Në Himarë, PS fiton me 51.26% të votave, ndërsa PD ka marrë 2370 vota ose 38.01%. Forcë e tretë del Nisma Shqipëria Bëhet me 358 vota ose 5.74%.

Edhe në Tepelenë, PS ka arritur të fitojë bindshëm me 3214 ose 68.15% të votave. PD ka dalë e dyta 1003 vota ose 21.27%. Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta me 149 vota ose 3.16% të totalit. Versus.al

3 ORE ME PARE

Numërimi në Vlorë, socialistët kryesojnë bindshëm, por Lapaj mund t’u marrë një mandat

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Numërimi i votave në qarkun e Vlorës po vijon me ritme normale, teksa deri tani janë numëruar 177 kuti votimi nga 449 që janë në total.

PS e ruan bastionin e saj duke kryesuar me diferencë të thellë prej 10 mijë votash nga PD. Në mandate, PS ka 8 ligjvënës deri më tani, ndërsa demokratët kanë katër mandate.

Por rezultati mund të ndryshojë pasi për vetëm 400 vota, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt mund të marrë mandat në Vlorë që në këtë rast do t’u hiqej socialistëve. Versus.al

5 ORE ME PARE

Numërimi në Tiranë/ "Mundësia" e Agron Shehajt merr mandatin e dytë! I hiqet Partisë Demokratike

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!
Agron Shehaj, Sali Berisha

Në Tiranë, kur janë numëruar 286 nga 1282 kuti votimi, socialistët drejtojnë me 48% të votave duke siguruar deri më tani 19 mandate. Ndiqen nga demokratët me 35% të votave ose 13 mandate.

Por ajo çfarë ka sjellë një ndryshim rezultati është fakti se PD ka humbur një mandat në kryeqytet deri më tani duke bërë që t’i kalojë partisë “Mundësia” të Agron Shehajt. Megjithatë rezultati mund të ndryshojë në vazhdim duke qenë se ende nuk janë numëruar as gjysmat e kutive të votimit. 

Aktualisht rezultati me ndarjen e mandateve në kryeqytet është si më poshtë:

PS- 19 mandate

PD-13 mandate

“Mundësia”-2 mandate

PSD- 1 mandat

Nisma Shqipëria Bëhet- 1 mandat

Lëvizja Bashkë-1 mandat. Versus.al

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

5 ORE ME PARE

Surprizon Fushë Kruja, demokratët dominojnë në bastionin e majtë

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Në Fushë Krujë gjatë procesit të votimit nuk pati tensione dhe çdo gjë u paraqit e qetë, ndërkohë që edhe procesi i numërimit duket se po shkon në të njëjtën mënyrë.

Numërimi vijon pa ndërprerje në KZAZ nr.20 në Krujë. Deri më tani janë numëruar 15 kuti të Fushë Krujë ku aktualisht PD kryeson me 300 vota më shumë ndaj PS duke sjellë një tjetër surprizë pasi kjo zonë njihet tradicionalisht si bastion i majtë.

Palët politike po ndjekin procesin dhe nuk kanë pretendime. Versus.al

5 ORE ME PARE

PS përmbys rezultatin e 2021-it në Lezhë, kryeson me diferencë të ngushtë votash

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Pavarësisht se në veri të vendit, Partia Demokratike pret rezultatin më të mirë, duket se deri më tani, socialistët janë në avantazh përveçse në qarkun e Kukësit dhe të Shkodrës.

Këtë herë në Lezhë, PS ka përmbysur rezultatin dhe deri më tani numëron 8404 vota ose 44.4% të totalit dhe 4 mandate.

Krahasuar me vitin 2021, deri më tani PS rezulton me rritje prej 2.7% nga 41.7% që kishte.

Nga ana tjetër, PD e ndjek me diferencë të ngushtë votash, 8308 të tilla ose 43.9% të totalit me 3 mandate të fituara. Ky rezultat tregon rënie prej 11.1% të PD krahasuar me vitin 2021 kur kishte 54.9% të votave.

Ndërsa forcat e tjera politike nuk kanë siguruar asnjë mandat pavarësisht përqindjes së votave të marra. Versus.al

6 ORE ME PARE

Numërohen mijëra zarfe të diasporës, dominon PD, ndiqet nga socialistët

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Deri më tani janë numëruar 1660 zarfe nga 194.899 zarfe të diasporës shqiptare dhe shifrat deri më tani tregojnë një dominim të PD-së.

Konkretisht PD-ASHM numëron deri në 726 vota, ndërsa PS 705 vota. Të dyja ndiqen nga Nisma Shqipëria Bëhet me 117 vota.

Ndërsa PSD e Tom Doshit që deri më tani me vota në rang vendi figuron forcë e tretë, nga diaspora renditet e pesta. Versus.al

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

7 ORE ME PARE

Numërohen 1318 kuti votimi, thellohet "gropa" mes PS e PD, me mbi 60 mijë vota. Doshi e Lapaj "kokë më kokë"

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e së dielës që lamë pas.

PS kryeson me 175,418 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 113,341 vota për momentin.

Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 12,402 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 11,539 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 8,759 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 4,159 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 175,418 vota – 52.9%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 113,341 vota – 34.2%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 12,402 vota – 3.7%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 11,539 vota – 3.5%

Partia Mundësia – 8,759 vota – 2.6%

Lëvizja Bashkë – 4,159 vota – 1.3%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 3,589 vota – 1.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,124 vota – 0.3%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 629 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 410 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 249 vota – 0.1%

7 ORE ME PARE

Noka e Balla pranë njëri-tjetrit, monitorojnë votat e diasporës

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Në Parkun Olimpik të Tiranës, ku po bëhet procesi i numërimit të votave të diasporës, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, janë parë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, duke monitoruar nga afër zhvillimet.

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të vijojë numërimin pa hapur përkohësisht zarfet e ardhura nga Greqia, Balla ka shprehur shqetësimin e tij për qëndrimin e opozitës. Ai ka theksuar se Partia Socialiste nuk arrin të kuptojë se çfarë po kundërshtohet nga Partia Demokratike në këtë proces. Sipas tij, thirrja e Flamur Nokës për ndalimin e hapjes së kutive me vota nga Greqia është një shkelje e dënueshme e ligjeve zgjedhore dhe një tentativë për të ndërtuar një alibi për humbjen nga ana e opozitës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri, ka shpjeguar arsyet e kërkesës së opozitës për të veçuar votat nga Greqia. Ai ka theksuar se ka indicie mbi besueshmërinë e procesit në këtë shtet, duke përmendur raste të patronazhit dhe shkelje të rregullave të shpërndarjes së fletëve të votimit. Nuri ka shtuar se zarfet janë lënë në rrugë dhe nëpër pika bastesh, duke ngritur dyshime mbi integritetin e procesit zgjedhor.

7 ORE ME PARE

Mosnumërimi i votave të Greqisë, PS kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Partia Socialiste ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për mosnumërimin e votave të ardhura nga Greqia.

PS-ja e konsideron vendimin e lënies mënjanë të zarfeve nga Greqia si “absolutisht të pavlefshëm, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin”.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, janë parë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, duke monitoruar numërimin e votave të diasporës te Parku Olimpik.

Teksa KQZ-ja përkohësisht vendosi që numërimi të vijojë pa hapur zarfet e ardhura nga Greqia, Balla tha se Partia Socialiste nuk arrin të kuptojë se çfarë po kundërshtohet nga Partia Demokratike.

Sipas tij, thirrja e Flamur Nokës për numëruesit që të ndalin hapjen e kutive me vota nga Greqia përbën shkelje të dënueshme të ligjeve zgjedhore dhe është hapi i parë i ndërtimit të një alibie për humbjen nga selia blu. 

7 ORE ME PARE

Ndërpritet numërimi i votave të diasporës në Parkun Olimpik deri në oren 10.30

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik të Tiranës është ndërprerë përkohësisht, pasi numëruesit kanë kërkuar një pushim deri në orën 10:30. Kërkesa e tyre është miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pushimi është bërë për arsye të lodhjes së numëruesve, ndërkohë që pritet që në orarin e caktuar të rinisë procesi i numërimit të votave të ardhura nga emigrantët.

Ky zhvillim vjen pas disa ditësh tensioni lidhur me numërimin e votave të diasporës, veçanërisht atyre të ardhura nga Greqia. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka kërkuar që të mos numërohen votat e Greqisë, duke i cilësuar ato si të dyshimta. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PS-së, Taulant Balla, ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se çdo votë duhet të numërohet në përputhje me ligjin.

Numërimi i votave të diasporës është një proces i rëndësishëm për përcaktimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, dhe çdo ndërprerje apo kontestim mund të ndikojë në transparencën dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.

7 ORE ME PARE

Rezultati për Tiranën, PS kryeson me 49%, PD-ASHM 34.6%. Surprizë forca e tretë

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 194 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 28 839 vota ose 49.0 %. 

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 20,358 vota, që përbëjnë 34.6%, ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 2,875 vota, që përfaqësojnë 4.9% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje 

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 28,830 vota – 49.0%
Partia Mundësia – 2,875 vota – 4.9%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,751 vota – 3.0%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 855 vota – 1.5%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 167 vota – 0.3%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 73 vota – 0.1%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 20,358 vota – 34.6%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,896 vota – 3.2%
Lëvizja Bashkë – 1,665 vota – 2.8%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 312 vota – 0.5%
Lëvizja Atdheu (LA) – 109 vota – 0.2%

8 ORE ME PARE

Rezultatet e 17% e kutive të votimit – PS ruan epërsinë, ndjek PD-ASHM

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit 2025 vijon me ritëm në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave të fundit, deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit, janë numëruar 911 nga 5,225 qendrat e votimit, që përbëjnë mbi 17% të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 118,213 vota, që përfaqësojnë 53.50% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 74,355 vota, ose 33.65%.

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta. Më tej renditen:

Partia Socialdemokrate (PSD): 8,477 vota (3.84%)
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 7,839 vota (3.55%)
Partia Mundësia: 5,613 vota (2.54%)
Lëvizja Bashkë: 2,708 vota (1.23%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 2,164 vota (0.98%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 752 vota (0.34%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 413 vota (0.19%)
Lëvizja Atdheu: 276 vota (0.12%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 159 vota (0.07%)

Ndërkohë që numërimi vijon, partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën apel për qetësi dhe respektim të procesit.


Burim

11 ORE ME PARE

Numërohen 219 Qendra Votimi, ja se çfarë po ndodh mes partive

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Procesi i numërimit të votave vijon, dhe të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë një avantazh të ndjeshëm për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Me 26,055 vota të grumbulluara deri tani, PS mban kryesimin me 53.46% të totalit, duke konfirmuar pozicionin e saj si forca politike dominuese në këtë fazë të hershme të numërimit.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i cili ka siguruar 16,843 vota, që përbëjnë 34.56% të totalit. Megjithëse diferenca është e konsiderueshme, gara mbetet e hapur në disa zona kyçe.

Subjektet e tjera politike vijojnë të garojnë për të kapur pragun elektoral, me këto rezultate paraprake:

Partia Socialdemokrate (PSD): 2,062 vota – 4.23%
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”: 1,576 vota – 3.23%
Partia Mundësia: 1,022 vota – 2.10%
Lëvizja Bashkë: 519 vota – 1.06%
Partia Koalicioni Euroatlantik: 360 vota – 0.74%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 120 vota – 0.25%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare: 85 vota – 0.17%
Lëvizja Atdheu: 61 vota – 0.13%
Aleanca Demokracia e Re: 32 vota – 0.07%

Panorama elektorale tregon një fragmentim të theksuar të votës për subjektet e vogla, të cilat për momentin nuk arrijnë të kalojnë pragun përfaqësues, por mbeten faktorë potencialë në ekuilibrat politikë, sidomos në zonat urbane.

Procesi i numërimit vijon me ritëm, ndërsa priten zhvillime të tjera që mund të ndikojnë balancat përfundimtare.

11 ORE ME PARE

Belinda Balluku “nuk lë votë pa parë” në Fier – PS në avantazh në kutitë e para

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku ka “zbarkuar” në qendrat e numërimit në Fier, ku po ndjek nga afër e me intensitet procesin e numërimit të votave. Në rolin e saj si drejtuese politike e qarkut, Balluku nuk ka preferuar të qëndrojë në distancë, por është parë në këmbë, pranë tavolinave të numërimit, duke ndjekur çdo detaj me vëmendje të shtuar.

E shoqëruar nga disa bashkëpunëtorë, Balluku duket e angazhuar maksimalisht në këtë fazë të ndjeshme të zgjedhjeve, ku sytë janë drejtuar nga çdo fletë votimi që del nga kutitë.

Nga hapja e kutive të para në Fier, sinjalet janë të qarta: Partia Socialiste po avancon ndjeshëm ndaj Partisë Demokratike, duke dhënë shenja të një rezultati të favorshëm në këtë qark që konsiderohet tradicionalisht bastion i së majtës.

Atmosfera është e ngarkuar, tensioni i numërimit ndihet në ajër, por drejtuesit politikë janë të vendosur të mos lëshojnë terren – as në vota, as në prezencë. Balluku e ka bërë të qartë se është aty jo vetëm për të mbikëqyrur, por edhe për të dhënë mesazhin politik: PS nuk e lë Fierin pa fitore.

11 ORE ME PARE

Nis numërimi i votave në Lushnjë, ja si si ndahen votat...

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Ka nisur numërimi dhe në KZAZ 56 që administron 64 kutitë e votimit në Bashkinë Lushnjë.

Rezultatet në 4 kutitë e para të KZAZ nr. 55 të numëruara deri më tani në këtë bashki.

Rezultatet e tre kutive të para në KZAZ 55 Lushnjë:

Kutia 2811

PS 121 vota

PD 43 vota

Partia Mundësia 7 vota

Kutia 2803

PS 196 vota

PD 121 vota

11 ORE ME PARE

Chris LaCivita publikon video: Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka publikuar një video në rrjetin social 'X', ku pretendon të dokumentojë një rast të dyshuar të vjedhjes së votave në Shqipëri. Në shkrimin e tij, LaCivita akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama për përfshirje në këtë praktikë, duke e cilësuar atë si një "qeveri droge".

Ai shkruan: "Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri... me bekim të qeverisë së drogës të Edi Ramës". Videoja është marrë nga një kanal televiziv shqiptar dhe tregon një person që transporton kutitë e votimit në një automjet, duke sugjeruar se ato mund të jenë manipuluar.

Ky publikim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media, duke nxitur diskutime mbi integritetin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

12 ORE ME PARE

Kukës / Hapet kutia e parë e votave të diasporës, "lufta" mes PD e PS, por surpriza është...

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në qarkun e Kukësit, përfshirë edhe ato të ardhura nga diaspora. Deri tani, janë numëruar 9 kuti nga gjithsej 139 në këtë qark. Nga të dhënat e deritanishme, Partia Demokratike ka siguruar 1,131 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 792 vota. Nga ana tjetër, Partia Socialiste për Drejtësi (PSD) ka marrë 667 vota.Balkanweb

Ky rezultat tregon një epërsi të dukshme të PD-së ndaj PS-së në këtë fazë të procesit të numërimit. Numërimi i votave të diasporës është një proces i rëndësishëm, pasi ato mund të ndikojnë në shpërndarjen e mandateve përfundimtare. Procesi i numërimit po vijon nën monitorimin e përfaqësuesve politikë dhe vëzhguesve të autorizuar, për të siguruar transparencën dhe saktësinë e rezultateve.

12 ORE ME PARE

KQZ vijon numërimin e votave, zarfet nga Greqia mbeten pezull për momentin

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të vijojë me procesin e numërimit të fletëve të votimit brenda territorit të vendit, ndërsa ka lënë për momentin pezull shqyrtimin dhe hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia.

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Ky vendim është marrë në kuadër të përpjekjeve për të shmangur vonesat dhe për të zhbllokuar procesin e numërimit, pas kontestimeve të ngritura nga përfaqësues të Partisë Demokratike. Sipas burimeve zyrtare, për zarfeve që kanë mbërritur nga Greqia do të merret një vendimmarrje e veçantë në një moment të dytë, pasi të jenë shqyrtuar të gjitha aspektet procedurale dhe ligjore që lidhen me to.

Zarfet që vijnë nga jashtë vendit janë pjesë e votës së diasporës dhe shpeshherë kanë krijuar debat politik për shkak të transparencës së procesit, origjinës së saktë të votave dhe afateve të mbërritjes.

Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përqendrohet në përfundimin e numërimit të votave të mbledhura brenda vendit, ndërkohë që rezultati përfundimtar do të përfshijë edhe votat nga jashtë, nëse ato plotësojnë të gjitha kriteret ligjore.

13 ORE ME PARE

Tiranë / Rezultatet e para, garë e ngushtë mes PS dhe PD?

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Kanë mbërritur rezultatet e para nga disa kuti votimi në Tiranë, ku vihet re një përballje e ngushtë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Nga kutia e parë të numëruar në kryeqytet, rezultati është si më poshtë:

PS: 176 vota
PD: 101 vota
Lëvizja Bashkë – LB: 33 vota
Mundësia: 26 vota
PSD: 9 vota
Shqipëria Bëhet: 15 vota

Ndërkohë, nga dy kuti të tjera të numëruara në Njësinë 10 të Tiranës, rezultatet janë:

PS: 189 vota
PD: 157 vota
Këto rezultate paraprake tregojnë një epërsi të lehtë të PS-së, ndërkohë që PD qëndron pranë me një diferencë të ngushtë në Njësinë 10. Votat për forcat e tjera politike tregojnë një prani më të përmbajtur, por që gjithsesi përfaqësojnë një zë alternativ në skenën politike të Tiranës.

Procesi i numërimit në Tiranë është ende në fazat e para dhe priten zhvillime të mëtejshme gjatë ditës.

13 ORE ME PARE

Rezultatet e para nga Qarku i Gjirokastrës, ja kush po kryeson

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Janë numëruar 8 nga 198 qendrat e votimit në Qarkun e Gjirokastrës, dhe rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të dukshme të Partisë Socialiste.

Sipas të dhënave të deritanishme, PS kryeson me 862 vota, që përfaqësojnë 67.5% të totalit të votave të numëruara. Partia Demokratike renditet e dyta me 310 vota ose 24.2%.

Numërohen mbi 2300 kuti, PS me triumf drejt mandatit të katërt!

Ndërkohë, forcat e tjera politike kanë marrë rezultate më modeste:

Nisma “Shqipëria Bëhet”: 36 vota
Mundësia: 19 vota
Koalicioni Euroatlantik: 17 vota
Procesi i numërimit është ende në fazat e para dhe pritet të vazhdojë gjatë ditës. Qarku i Gjirokastrës përfshin gjithsej 198 qendra votimi dhe ky rezultat paraqet vetëm një pjesë të vogël të të dhënave përfundimtare.

Poll