Live Updates /

Padia ndaj Ols Dados, KLP kërkon që Veliaj të mos njihet si palë, shtyhet seanca! Kryebashkiaku: Dado më është qepur pas për inceneratorin

*Seanca në Gjykatën Administrative për padinë e Erion Veliajt mbi emërimin e Ols Dados si prokuror, u shty për në datë 19 qershor në orën 10:00. *KLP kërkoi sot nga gjykata që Veliaj të mos legjitimohet si palë paditëse në këtë proces. Për këtë arsye Veliaj kërkoi kohë të njihet me argumentet e KLP. *Kryebashkiaku vijoi me akuzat e tij nda prokurorit Olsi Dado duke pretenduar se ky i fundit i ishte vënë pas pasi nuk kishte gjetur shkelje të tij tek inceneratori i Tiranës apo teatri. Veliaj gjithashtu kritikoi ashpër KLP-në për qëndrimin e institucionit. *Në sallë ishin edhe figura publike e aktorë, si Arjola Demiraj e Robert Ndrenika i cili e puthi në ballë kryebashkiakun dhe tha se ishte i gatshëm të bënte burg për të.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Seanca në Gjykatën Administrative për padinë e Erion Veliajt mbi emërimin e Ols Dados si prokuror, u shty për në datë 19 qershor në orën 10:00. *KLP kërkoi sot nga gjykata që Veliaj të mos legjitimohet si palë paditëse në këtë proces. Për këtë arsye Veliaj kërkoi kohë të njihet me argumentet e KLP. *Kryebashkiaku vijoi me akuzat e tij nda prokurorit Olsi Dado duke pretenduar se ky i fundit i ishte vënë pas pasi nuk kishte gjetur shkelje të tij tek inceneratori i Tiranës apo teatri. Veliaj gjithashtu kritikoi ashpër KLP-në për qëndrimin e institucionit. *Në sallë ishin edhe figura publike e aktorë, si Arjola Demiraj e Robert Ndrenika i cili e puthi në ballë kryebashkiakun dhe tha se ishte i gatshëm të bënte burg për të.

6 Postime
47 MINUTA ME PARE

''Djalë jetim, i rritur me halle'', Veliaj nën 13 akuza për vepra penale, Ndrenika: E bëj unë burgun për të

Padia ndaj Ols Dados, KLP kërkon që Veliaj të mos njihet si

Pasi u shfaq në seancën gjyqësore të mbajtur në gjykatën Administrative për padinë e Veliajt të cilin e puthi në ballë, aktori Robert Ndrenika foli edhe para mediave për kryebashkiakun e arrestuar nën 13 akuza për vepra penale.

Ndrenika në një deklaratë të pazakontë tha se ishte i gatshëm ta bënte burgun për Veliajn.

“Djalë jetim, i rritur me halle probleme, që në fillore ka qenë filozof fëmijë. Ka ndihmuar shumë teatrin dhe artisët. Mirë mu duk. Jo them që jo. Po të jetë nevoja e bëj. E përballoj (burgun). Unë si kam kuptuar (akuzat)”, tha Ndrenika. Versus.al

1 ORE ME PARE

‘’S’gjetën gjë dhe thanë hajt t’ju hyjmë robve të shtëpisë’’, Veliaj: Dado më është qepur për inceneratorin

Padia ndaj Ols Dados, KLP kërkon që Veliaj të mos njihet si

Gjatë seancës të zhvilluar pa praninë e mediave në Gjykatën Administrative, kryebashkiaku Erion Veliaj pretendoi se prokurori i SPAK, Ols Dado i është vënë pas për inceneratorin e Tiranës dhe gjëra të tjera.

Sipas tij, SPAK nuk gjeti dot shkelje në punët e tij dhe prandaj nisi hetimi i imtësishëm ndaj tij dhe familjarëve.

Veliaj-avokatit te Ols Dados: Se di ti që Olsi më është qepur për inceneratorin, teatrin etj. Nuk i gjetëm gjë me punën dhe thanë hajt t’i hyjmë robve të shpisë.

Përfaqësuesja e KLP kërkoi që të ishte i pranishëm në seancë nënkryetari i institucionit, mirëpo gjykata nuk e pranoi një gjë të tillë.

Pjesë nga diskutimet:

Gjykata: Seanca nuk mund të ndërpritet, për të sjellë në sallë dikë tjetër nga KLP.

Ndreca: Përfaqësuesja e KLP e tha vetë që duhet të vijë vetë nënkryetari këtu.

Gjykata: Çfarë kërkon me legjitimimin?

Ndreca: Nëse nuk ka vendim të Këshillit ne do të shikojmë se si do ti drejtohemu gjykatës.

Avokati i Ols Dado: Çfarë objekti keni në padinë tuaj?

Ndreca: Momenti është i ezauruar. Vlerësoj se nuk është vendi për këtë pyetje.

Av i Ols Dados: I qëndroni apo jo padisë?

Ndreca: Prandaj jemi në këtë sallë gjyqi.

Av i Ols Dados: Pra nuk vendim nga KLP?

Ndreca: Në shkresën që na është dtejtiar ne, thuhet se KLP vlerëson, KLP konstaton. Pra thotë institucuoni, jo kryetari. Nuk mund te flasë institucuoni në emër të një Këshilli që nuk është mbledhur kurrë. Duket qarte që keni harmoni me zonjën në mbrojtje. (I referohet përfaqeuses së KLP).

Veliaj: Ekuivalentja e kësaj, është si të marr unë tagrat e Këshillit Bashkiak. Se po vë që ka anëtarë të Këshillit këtu. Një njeri nuk flet dot ne shumës. Kur thuhet KLP vendosi, do të thote që KLP u mblodh dhe kinstatoi. Zonja të vetmen të vërtetë që tha sot është që këtu duhet të ishte nënkryetari. Se Olsi më është qepur për Inceneratorët dhe për gjëra të tjera.

1 ORE ME PARE

''Dua të di se kush po e mban shpatën e drejtësisë'', deklarata e Veliajt: Më është kontrolluar çdo qoshe e jetës time

Padia ndaj Ols Dados, KLP kërkon që Veliaj të mos njihet si

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj gjatë deklaratës së tij para trupës së gjykatës Administrative ku shqyrtohet padia e tij ndaj Ols Dados, tha se i ishte pamundësuar aksesi në dosje dhe në përgjimet që i ishin bërë gjatë hetimeve.

Ndërsa pretendoi se edhe gjatë këtij procesi ndodhet në një paradoks ku sipas tij edhe SPAK kërkon që gjykata të mos e shqyrtojë pretendimin e tij në themel. Sipas Veliajt, ai po kërkon të dijë se me çfarë legjitimiteti prokurorët i kanë kontrolluar jetën private.

Pjesë nga deklarata e Veliajt:

Mua nuk më lejohet të kem akses të plotë dhe real në dosje. Nuk më lejohet të dëgjoj të gjitha përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk më lejohet komunikimi me avokatët e mi ndërkombëtarë. Nuk më lejohet të informoj opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar mbi natyrën reale të kësaj çështjeje. Sigurisht, nuk më lejohet as ushtrimi i mandatit që qytetarët e Tiranës më kanë besuar. Pra, ndërsa mbi mua ushtrohet çdo kufizim që mund t’i ushtrohet një qytetari, njëkohësisht bëhet gjithçka që unë të mos mund të ushtroj në mënyrë efektive ato të drejta që vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë m’i garanton. Dhe sa herë që përpiqem të ushtroj një prej këtyre të drejtave, krijohen pengesa të reja proceduriale, të cilat jo vetëm e bëjnë ushtrimin e tyre gjithnjë e më të vështirë, por përdoren më pas edhe kundër meje, për të justifikuar cenime të mëtejshme të lirisë sime personale. Vetë ky gjykim, ku ndodhemi sot, është një tjetër provë e këtij paradoksi absurd. Sepse edhe sot pala përballë, në thelb, nuk kërkon që gjykata të shqyrtojë pretendimin tim në themel. Kërkon që gjykata të mos hyjë fare në themelin e çështjes. Kërkon që Ju, zoti Gjyqtar, të mos shqyrtoni ligjshmërinë e pushtetit që është ushtruar mbi mua dhe mbi institucionin që unë përfaqësoj. Dhe kjo është ajo që e bën këtë çështje shumë më të rëndë sesa një debat procedural.

Sepse në thelb të pretendimit që paraqitet përpara Jush qëndron ideja se unë nuk paskam të drejtë t’i kërkoj gjykatës kontrollin e ligjshmërisë së autoritetit që më hoqi lirinë personale; të autoritetit që më vendosi në përgjim; që kontrolloi jetën time private dhe 3 të familjarëve të mi; të autoritetit që hyri në çdo dimension të jetës sime personale dhe institucionale. Pra, pushteti mund të hyjë në çdo qoshe të jetës së qytetarit, por qytetari nuk paska të drejtë të pyesë: “Me çfarë legjitimiteti po ushtrohet ky pushtet mbi mua?”. Pra, pushteti mund të ndërhyjë mbi mandatin e një kryetari bashkie edhe në kundërshtim me kufijtë që vendos vetë ligji, por kryetari i zgjedhur nuk paska të drejtë të pyes: “Me çfare legjitimiteti po ushtrohet ky pushtet mbi bashkine dhe mbi kete qytet”? Dhe pikërisht këtu qëndron absurdi më i madh i kësaj çështjeje. Unë kam bërë një padi përpara Jush. Një padi që nuk është asgjë tjetër veçse ushtrimi i një të drejte që njerëzimi e ka njohur që në lindjen e qytetërimit; nga kodet e Hamurabit deri te Kanuni i Lekë Dukagjinit: e drejta e njeriut për t’iu drejtuar një gjykimi të paanshëm dhe për të kërkuar drejtësi. As këtë nuk duan të ma lejojnë. Si i padituri Dado, ashtu edhe vetë KLP autoriteti që duhej të kishte garantuar ligjshmërinë e ushtrimit të këtij funksioni publik, sot pretendojnë se unë nuk legjitimohem t’i drejtohem gjykatës për të kërkuar kontrollin e këtij autoriteti. Sepse sipas kësaj logjike, qytetari mund të hetohet, të survejohet, të arrestohet, të izolohet dhe të kontrollohet në çdo aspekt të jetës së tij personale, familjare dhe publike; një kryetari bashkie 4 mund t’i ndërpritet ushtrimi i mandatit të dhënë nga qytetarët; qytetarëve mund tu merret nga zyra kryetari i zgjedhur prej tyre, por në momentin që ata i drejtohen gjykatës për të kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së autoritetit që ushtron këtë pushtet, atëherë ai nuk konsiderohet më subjekt i mbrojtjes së ligjit, por rrezik për drejtësinë vetë.  Pra, qytetari mund t’i japë drejtësisë shpatën e pushtetit për të vepruar në emër të tij, por nuk paska të drejtë të pyesë se kush po e mban atë shpatë, me çfarë legjitimiteti e mban dhe në emër të kujt po e përdor kundër tij.  Versus.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ Robert Ndrenika puthje dhe përqafime me Veliajn në sallën e gjyqit, aktori: Ç’të mbeti, vij e bëj unë!

Padia ndaj Ols Dados, KLP kërkon që Veliaj të mos njihet si

Aktori i njohur shqiptar Robert Ndrenika do të ndjekë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado.

Në nisje të seancës, Ndrenika e takon, e puth në ballë dhe i thotë “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”.

Po ashtu në seancë duket se do të marrë pjesë edhe aktori i njohur i humorit, Gazment Paja./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

2 ORE ME PARE

Erion Veliaj kërkoi transmetim live të seancës, Gjykata Administrative e rrëzon, nuk lejon kamerat

Padia ndaj Ols Dados, KLP kërkon që Veliaj të mos njihet si

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për transmetim të plotë “live” të seancës gjyqësore, duke vendosur një regjistrim dhe transmetim të pjesshëm të saj.

Sipas vendimit të gjykatës, lejohet transmetimi vetëm në çelje të seancës dhe në momentet kur jepen vendime, ndërsa gjatë pjesës tjetër kamerat duhet të jenë të fikura.

“Regjistrimin dhe transmetimin e pjesshëm të seancës, në çelje dhe në pjesë të seancës kur të japë vendime. Kamerat duhet të regjistrojnë palën paditëse ose gjykatën, jo të tjerë. Gazetarët mund të jenë të pranishëm dhe të mbajnë shënime, por jo regjistrime. Kamerat të fiken dhe mos të regjistrohet”, tha gjykatësi.

Seanca vijon nën këto kushte të përcaktuara nga trupa gjykuese./Versus.al

2 ORE ME PARE

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, me pranga në duar Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Padia ndaj Ols Dados, KLP kërkon që Veliaj të mos njihet si
Erion Veliaj në Gjykatën Administrative

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, lidhur me ligjshmërinë e emërimit të tij si prokuror në vitin 2008.

Sipas pretendimeve të Veliajt, Ols Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, duke mos plotësuar kështu kushtet ligjore për t’u kualifikuar dhe emëruar në detyrën e prokurorit.

Në seancë është diskutuar gjithashtu edhe roli i institucioneve të tjera në këtë proces, përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për të cilin është ngritur pretendimi se ka ndikuar në mosshqyrtimin në themel të çështjes.

Sipas avokatit Plarent Ndreca, nga provat e paraqitura në gjykim rezulton se edhe Presidenti i Republikës, në momentin e dekretimit të Ols Dados si prokuror, nuk ka kryer verifikime të plota mbi përmbushjen e kushteve ligjore.

Çështja vijon të jetë në shqyrtim nga Gjykata Administrative.Versus.al

Poll