Live Updates /

“Paqja fiskale, instrument për bizneset pa probleme me ligjin”, Rama-ndërtuesve: Rrisni cilësinë e punës, do ju ndjek këmba këmbës

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit ku sqaroi sesi do të funksionojë Paqja Fiskale e cila do të zbatohet nga janari e në vazhdim për bizneset të cilat duan të bëjnë korrigjime në deklaratat e tyre financiare. Rama sqaroi se për korrigjime ku do të deklarojnë fitimet shtesë, do të tatohen vetëm 5%. *Ndërsa përgjatë takimit pati disa momente kur Rama foli për ndërtuesit dhe nevojën për të rritur cilësinë e ndërtimeve. Ai tha se është kriminale që qytetarët të paguajnë kursimet e jetës për të marrë një shtëpi të ndërtuar në mënyrë jo cilësore dhe që më pas të mos arrijnë të pajisen me hipotekë. *Gjatë takimit, pati një debat me njërin prej ndërtuesve i cili pretendonte se cilësia e ndërtimeve të bëra prej kompanisë së tij ishte e lartë. Rama i kërkoi që debatin mos ta vijonte pasi mund të rezultonte e kundërta, ndërsa u bëri thirrje ndërtuesve të rrisin pagat e punonjësve ose përndryshe do të mbeteshin pa krah pune.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit ku sqaroi sesi do të funksionojë Paqja Fiskale e cila do të zbatohet nga janari e në vazhdim për bizneset të cilat duan të bëjnë korrigjime në deklaratat e tyre financiare. Rama sqaroi se për korrigjime ku do të deklarojnë fitimet shtesë, do të tatohen vetëm 5%. *Ndërsa përgjatë takimit pati disa momente kur Rama foli për ndërtuesit dhe nevojën për të rritur cilësinë e ndërtimeve. Ai tha se është kriminale që qytetarët të paguajnë kursimet e jetës për të marrë një shtëpi të ndërtuar në mënyrë jo cilësore dhe që më pas të mos arrijnë të pajisen me hipotekë. *Gjatë takimit, pati një debat me njërin prej ndërtuesve i cili pretendonte se cilësia e ndërtimeve të bëra prej kompanisë së tij ishte e lartë. Rama i kërkoi që debatin mos ta vijonte pasi mund të rezultonte e kundërta, ndërsa u bëri thirrje ndërtuesve të rrisin pagat e punonjësve ose përndryshe do të mbeteshin pa krah pune.

3 Postime
2 ORE ME PARE

“Mos të vij t’i shoh ato ndërtimet se del gjysma gjel”, Rama-ndërtuesve: Më keni mbrapa këmba këmbës

“Paqja fiskale, instrument për bizneset pa probleme me ligjin”,
Njëri prej ndërtuesve, kryeministri Edi Rama

Gjatë takimit me përfaqësues të biznesit, kryeministri Edi Rama u përqendrua edhe tek ndërtuesit duke nënvizuar edhe “listën e zezë” për atë që ndërtojnë pa cilësi.

Ndërsa foli për masat që qeveria ka marrë për të rritur cilësinë e ndërtimeve, pati një moment debate me njërin prej përfaqësuesve të biznesit teksa ky i fundit këmbëngulte se punët e bëra prej tij ishin cilësore. Rama i kërkoi që të ndalonte në mënyrë që të mos shkonte t’i inspektonte dhe të dilte krejt ndryshe.

“Ne po bëjmë maskimumin që të ngrejmë nivelin për këtë arsye. Tani vjen merr një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën nja kafaz pëllumbash, po ku lejohet kjo? Ku lejohet kjo? Kështu që nuk jam unë problemi, mbase nuk je as ti problemi, por mos vazhdojmë këtë bisedë dhe të shoh ndërtimet e tua dhe të të them si flet.

Por mos del me gjysma gjel. Më dëgjo mua, po të them vajti gruaja e botës bleu apartament me ballkon dhe kur shkoi aty nuk kishte ballkon dhe ishte bërë derë, futej nga rruga në derë. Dhe ai hajvani atje thoshte është zonë kordinore, le mos na hap këto muhabete tani. PA qe me ndërtuesit nuk ka, paqe fiskale me të gjithë po. Paqe për standartet me ndërtuesit nuk ka, do më keni mbrapa këmba këmbës, mua dhe të gjitha çfarë janë që varen nga unë. Pastaj keni disa bashki që mund të bëni lodra sa të doni, po u kapët nuk ju ka fajin njeri”- tha Rama i cili më tej u bëri thirrje ndërtuesve që të rrisin pagat e punonjësve përndryshe do të mbeten pa burime njerëzore. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

“Njerëzit e kanë ëndërr një shtëpi”, Rama: Kriminale të mos kenë cilësi e të mos marrin hipotekën

“Paqja fiskale, instrument për bizneset pa probleme me ligjin”,

Gjatë takimit me përfaqësues të biznesit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama e solli sërish në vëmendjen paketën ligjore të ndërmarrë nga qeveria sa i takon cilësisë së ndërtimeve në vend.

“Edhe pse ka një ndryshim prapë sandartet e zbatimit të projekteve janë larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen si dëme kolaterale vazhdojnë të jenë prezente. Ne kemi kaluar një bllok të ri masash ligjore lidhur me ndërtimin, shpresoj që të ndihmojë për të rritur cilësinë”- u shpreh kreu i qeverisë.

Ai tha se është e patolerueshme dhe kriminale që njerëzit të paguajnë kursimet e një jete dhe të marrin shtëpi në godina pa cilësi dhe për më tepër që nuk marrin dot as lejen e ndërtimit. Sipas tij, një gjë e tillë do të marrë fund pasi qeveria ka ndërmarrë edhe ligjin për “listën e zezë’ të ndërtuesve.

“Njerëzit e kanë ëndërr të marrin një shtëpi. Janë paratë e një jete apo kredi që duan një jetë të shlyhen dhe nuk ka dëm më të madh sesa të paguajnë për një produkt të cilësisë së parë dhe të marrin produkt të cilësisë së tretë. Nuk mund të tolerohet që ndërkohë që ne miratojmë projekte që janë të cilësisë së parë kur i sheh atje në terren nuk ngjajnë fare. Nuk mund të tolerohet siç ndodhi para ca kohësh me një zonë që kishte blerë apartamentin me ballkon dhe kur shkoi i kishte ikur ballkoni dhe i kishte vënë derën në rrugë ai në kat të parë se nuk i kishte dalë mirë llogaria. Këto gjëra janë kriminale, ashtu siç është kriminale që njerëzit të paguajnë për të marrë një shtëpi dhe pastaj të mos marrin dot hipotekën sepse ndërtuesi luan me lejen dhe… megjithatë besoj se gjërat do të ndryshojnë edhe se ne tani kemi vendosur me ligj listën e zezë. Kush hyn në listë të zezë nuk do mund të marrë më dot leje për nuk e di sesa vite”- shtoi kryeministri. Versus.al

3 ORE ME PARE

BE paralajmëroi rrezikun e pastrimit të parave, Rama për Paqen Fiskale: Nuk e shpikëm ne, përdorej në Romën e lashtë

“Paqja fiskale, instrument për bizneset pa probleme me ligjin”,
Edi Rama

Më 12 dhjetor Kuvendi kaloi me votat e socialistëve projektligjin për Paqen Fiskale. Ndërkombëtarët ishin shprehur kundër këtij projektligji duke pretenduar se mund të rritej rreziku i pastrimit të parave.

Sot kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me përfaqësues të bizneseve për të shpjeguar sesi do të funksionojë paqja fiskale për të cilën tha se është një instrument i përdorur që në Romën e lashtë. Ndërsa nënvizoi se nga kjo paqe fiskale do të përfitojnë vetëm ato biznese të cilat nuk janë në konflikt me ligjin.

“Nuk është shpikje e jona, vetë togfjalëshi ka lindur në Romën e lashtë. Është instrument i përdorur për mijëra vite tanimë. Është për t’u dhënë një mundësi sipërmarrjeve që nuk janë në konflikt me ligjin që nuk janë në procese hetimore apo gjyqësore dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontributorë legjitim që të rishikojnë pasqyrat e tyre fiskale të viteve të shkuara. Ky rishikim u jep mundësi sipërmarrjeve të korrigjohen duke e ribërë deklarimet e viteve të shkuara dhe duke pasur si motivim një tatim shumë më të ulët mbi fitimin sesa tatami që paguani rregullisht. Pra për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm 5%. Kjo rrit formalizimin, nuk cënon integritetin ligjor të të gjithë këtij ndërveprimi dhe ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet më shumë tek puna dhe tek sfidat e veta pa pasur barrën e të metave të të shkuarës.

Kjo shkon në paralel me një adresim të përgjithshëm të gjobave që shkojnë nga fshirja totale tek pagimi përmes kësteve. Paqja fiskale ka marrëveshje me sipërmarrjen mbi tatimin e tavanit të ri të fitimit. Bazuar në një projeksion shkencor të fitimit mbi fitimin e viteve të shkuara plus mbi rritjen ekonomike të pritshme dhe propozimin për të pranuar si fitim të vitit një shifër X, administrata dhe sipërmarrja bien dakord dhe nuk ka më asnjë lloj inspektimi apo kontrolli e burokratike”- tha Rama. Versus.al

 

Poll