Live Updates /

Përfundon 'koha' për Iranin, SHBA dhe Izraeli kryejnë sulm të përbashkët! Teherani bombardon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

*Në orët e para të mëngjesit të sotëm, SHBA dhe Izraeli sulmuan Teheranin me disa raketa që si shënjestër kishin selinë qendrore ku mendohej se qëndronte udhëheqësi suprem, Ali Ayatollah Khamenei. Mirëpo mediat e huaja shkruajnë se ky i fundit nuk ndodhet në Teheran. *Trump pranoi bashkërendimin me Izraelin për këtë sulm duke thënë se ishte i domosdoshëm për të parandaluar prodhimin e një bombe bërthamore nga ana e Iranit. *Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falenderoi Trumpin dhe u bëri thirrje qytetarëve iranianë që të dalin dhe të marrin në duar fatin e tyre duke rrëzuar regjimin e Ayatollahëve. *Sulmi vjen pas negociatave të dështuara mes SHBA dhe Iranit për të mos e lejuar këtë të fundit që të ketë bombë bërthamore.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në orët e para të mëngjesit të sotëm, SHBA dhe Izraeli sulmuan Teheranin me disa raketa që si shënjestër kishin selinë qendrore ku mendohej se qëndronte udhëheqësi suprem, Ali Ayatollah Khamenei. Mirëpo mediat e huaja shkruajnë se ky i fundit nuk ndodhet në Teheran. *Trump pranoi bashkërendimin me Izraelin për këtë sulm duke thënë se ishte i domosdoshëm për të parandaluar prodhimin e një bombe bërthamore nga ana e Iranit. *Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falenderoi Trumpin dhe u bëri thirrje qytetarëve iranianë që të dalin dhe të marrin në duar fatin e tyre duke rrëzuar regjimin e Ayatollahëve. *Sulmi vjen pas negociatave të dështuara mes SHBA dhe Iranit për të mos e lejuar këtë të fundit që të ketë bombë bërthamore.

5 Postime
4 ORE ME PARE

Si kurrë më parë, Irani hakmerret duke goditur bazat amerikane! Shpërthime në Dubai e Doha

Përfundon 'koha' për Iranin, SHBA dhe Izraeli kryejnë

Nuk kemi parë sulme të tilla në të gjithë Lindjen e Mesme më parë. Irani duket se po godet objektiva amerikane në disa vende njëkohësisht, me shpërthime që dëgjohen nga plazhet e Dubait deri në rrugët e Dohas.

Gjërat po ecin me shpejtësi. Nuk është e qartë nëse këto shpërthime ishin zhurma e raketave që po kapeshin, apo që godisnin objektivat e tyre.

Megjithatë, ajo që është e qartë është se regjimi iranian e sheh këtë si një moment ekzistencial. Ato po shkojnë shpejt dhe në mënyrë agresive. Kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli goditën për herë të fundit Iranin në qershor, ato shënjestruan rezervat e raketave balistike të regjimit, duke penguar aftësinë e tij për t'u hakmarrë. Irani mund të përpiqet të përdorë arsenalin e tij ndërsa e ka ende atë.

Ajo që është gjithashtu e qartë është se regjimi nuk po mendon për marrëdhëniet e tij me fqinjët e tij dhe dëshiron të ndëshkojë SHBA-në me çdo kusht. Çdo vend që strehon një bazë ushtarake amerikane duket se është një objektiv - Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Bahreini dhe Kuvajti. Mund të ketë më shumë. Versus.al

5 ORE ME PARE

Sulmi në Iran, Netanyahu falenderon Trumpin dhe u bën thirrje iranianëve të marrin në dorë fatet e tyre

Përfundon 'koha' për Iranin, SHBA dhe Izraeli kryejnë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi pas sulmit të përbashkët me SHBA-të kundrejt Iranit. Teksa falenderoi presidentin Donald Trump për mbështetjen, ai tha se ky sulm i përbashkët do të krijojë kushtet që populli iranian të dalë sërish në protesta dhe të marrë në dorë fatin e vetë duke rrëzuar regjimin e Ayatollah.

"Falënderoj mikun tonë të madh, Presidentin Donald Trump, për lidershipin e tij historik. Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli i guximshëm iranian të marrë fatin e tij në duart e veta. Për 47 vjet, regjimi i Ajatollahëve ka bërtitur 'Vdekje Izraelit', 'Vdekje Amerikës'. Ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Nuk mund të lejohet të pajiset me armë bërthamore që do ta lejonin atë të kërcënonte të gjithë njerëzimin. Ka ardhur koha që të gjitha segmentet e popullit iranian - persianët, kurdët, azerët, balukët dhe ahvazët - të çlirohen nga zgjedha e tiranisë dhe t'i sjellin liri dhe paqe Iranit." "Ju bëj thirrje juve, qytetarëve të Izraelit: ndiqni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Në ditët në vijim, në Operacionin "Vrumbullima e Luanit", të gjithë ne do të thirremi të tregojmë durim dhe guxim. Së bashku do të rezistojmë, së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të sigurojmë përjetësinë e Izraelit. Vëllezër dhe motra, qytetarë të Izraelit, pak më shumë se një orë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet mbretërimi i terrorit në Iran."- u shpreh Netanyahu në një deklaratë. Versus.al

 

6 ORE ME PARE

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Izrael: Tregoni kujdes të shtuar, kontaktoni numrat e emergjencës

Përfundon 'koha' për Iranin, SHBA dhe Izraeli kryejnë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael që të tregojnë kujdes të shtuar në situatën ku ndodhen kur SHBA dhe Izraeli kryen sulme ndaj Iranit. 

Njoftimi i plotë:

Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase. 

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:

+972549042813
+972544806601

Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.
 
MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm. Versus.al

6 ORE ME PARE

Sulmi kishte në shënjestër dhe zyrat e tij, mediat: Khamenei nuk ndodhet në Tehran

Përfundon 'koha' për Iranin, SHBA dhe Izraeli kryejnë

Kanali shtetëror i lajmeve iraniane, IRINN, në një raportim të vazhdueshëm, ka konfirmuar raportet për sulme më 28 shkurt në Teheran, pas asaj që Izraeli e përshkroi si një "sulm parandalues" kundër Iranit.

Transmetuesi përjetoi një ndërprerje të shkurtër audio rreth orës 06:30 GMT, përpara se të rifillonte programimin, duke shfaqur një sinjal që raportonte re tymi dhe zhurmën e shpërthimeve në pjesë të kryeqytetit.

Më pas, IRINN transmetoi pamje të pararegjistruara të tubimeve pro-establishmentit të shoqëruara me muzikë dhe komente arkivore nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei që bënte thirrje për unitet kundër "armiqve", së bashku me intervista me mbështetës të Republikës Islamike që kundërshtojnë ndërhyrjen e huaj.

Sipas Reuters, Khamenei nuk ndodhet në Teheran ku pati sulme, por në një vend të sigurt. Një prej sulmeve pati në shënjestër zyrat e Khameneit. Versus.al

6 ORE ME PARE

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Trump: Për 47 vjet kanë brohoritur 'vdekje Amerikës'

Përfundon 'koha' për Iranin, SHBA dhe Izraeli kryejnë

Ashtu siç ishte paralajmëruar me largimin e stafeve diplomatike, SHBA dhe Izraeli ndërmorën një sulm ndaj Iranit mëngjesin e kësaj të shtune duke e konsideruar atë ‘sulm parandalues’. Njoftimin për këtë sulm e dha vetë ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Katz i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin për shkak se pret që të ketë sulme me raketa nga Irani.

Në Teheran u raportuan sirena dhe shpërthime të forta. Mediat e huaja raportojnë se sulmi që po zhvillohet kundër Iranit pritet të jetë më i gjerë krahasuar me bastisjet ajrore të qershorit ndaj impianteve bërthamore iraniane.

Vetë Trumpi e konfirmoi pjesëmarrjen e SHBA në këtë sulm.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i pamëshirshëm, shumë i ashpër dhe i rrezikshëm. Aktivitetet e tij kërcënuese rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën. Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive, duke synuar Shtetet e Bashkuara, trupat tona dhe njerëz të pafajshëm në shumë e shumë vende,”- u shpreh Trump në fjalimin tetë minutësh. Versus.al

Poll