Live Updates /

‘’Përgjaket’ Shën Valentini, 18 vjeçarja vetëplagoset në Vilën Gjuta! Pranga 2 personave, në kërkim 3 të tjerë që fshehën ngjarjen

*Pak pas mesnatës së mbrëmshme, një plagosje me armë zjarri u raportua në Sauk, brenda një hoteli të njohur si ''Vila Gjuta''. Një prej punonjëseve transportoi në spital një 18 vjeçare. *Fillimisht u dyshua për një krim pasioni, por pas kqyrjes së kamerave të sigurisë së hotelit u zbulua se e reja ishte vetëplagosur me armë zjarri në kraharor. *Policia arrestoi dy persona të akuzuar për fshehjen e ngjarjes, pronarin Vladimir Gjuta 46 vjeç dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta) 48 vjeçe , ndërsa shpalli në kërkim tre të tjerë: S. Gj., 49 vjeç, E. Gj., 24 vjeç dhe E.Gj, 22 vjeç.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pak pas mesnatës së mbrëmshme, një plagosje me armë zjarri u raportua në Sauk, brenda një hoteli të njohur si ''Vila Gjuta''. Një prej punonjëseve transportoi në spital një 18 vjeçare. *Fillimisht u dyshua për një krim pasioni, por pas kqyrjes së kamerave të sigurisë së hotelit u zbulua se e reja ishte vetëplagosur me armë zjarri në kraharor. *Policia arrestoi dy persona të akuzuar për fshehjen e ngjarjes, pronarin Vladimir Gjuta 46 vjeç dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta) 48 vjeçe , ndërsa shpalli në kërkim tre të tjerë: S. Gj., 49 vjeç, E. Gj., 24 vjeç dhe E.Gj, 22 vjeç.

4 Postime
8 ORE ME PARE

‘’Thoni që e gjetëm në rrugë’’, porosia e familjes Gjuta për të fshehur tentativën e studentes për t’u vetëvrarë

‘’Përgjaket’ Shën Valentini, 18 vjeçarja

‘’Thoni që e gjetëm në rrugë, pranë Ekonomikut’’. Kjo ka qenë porosia mes anëtarëve të familjes Gjuta të cilët kishin rënë dakord që ta fshihnin ngjarjen ku u vetëplagos studentja 18 vjeçarja, me frikën se autorësia mund t’u mbetej atyre.

Vladimir Gjuta dhe Mirvete Gjuta, dy të arrestuarit fillimisht tentuan ta fshihnin ngjarjen duke dhënë versionin për të cilin kishin rënë dakord. Por pas kqyrjes së kamerave të sigurisë u zbulua gjithçka.

Vetë studentja pranoi se kishte dashur të vetëvritej dhe se kishte bërë shumë gabime. Ndërsa i dashuri i saj, Erisjaldo Gjuta i cili është në arrati dyshohet se e mbante pa leje armën e zjarrit. Versus.al

10 ORE ME PARE

‘’Kishim frikë se mund të vdiste’’, Vladimir Gjuta, xhaxhai i të riut në arrati, e dashura e tij tentoi vetëvr*sjen

‘’Përgjaket’ Shën Valentini, 18 vjeçarja
Vladimir Gjuta dhe ''Vila Gjuta''

Vladimir Gjuta dhe Mirvete Gjuta, dy të arrestuarit për plagosjen e ndodhur në biznesin e tyre në Sauk, kanë dhënë dëshmi në polici. Ata kanë deklaruar se ishin të frikësuar se vajza mund të vdiste dhe për shkak se tentativa për vetëvrasje ndodhi në biznesin e tyre ‘’Vila Gjuta’’, kishin frikë se autorësia do t’u faturohej atyre.

Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta), janë nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit të shpallur në kërkim, Erisjaldo Gjuta, i identifikuar si i dashuri i studentes që u plagos.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim babai i tij Sajmir Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta. Anëtarët e fisit Gjuta ishin dakordësuar me njëri tjetrin që të deklaronin se të renë e kishin gjetur të plagosur në rrugë pranë fakultetit ekonomik. Versus.al

11 ORE ME PARE

Zbardhet ngjarja brenda hotelit, 18 vjeçarja u vetëplagos! Arrestohen 2 persona, në kërkim 3 të tjerë

‘’Përgjaket’ Shën Valentini, 18 vjeçarja

Tiranë- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak pas mesnate në një hotel të Saukut ku u raportua se një 18 vjeçare kishte mbetur e plagosur me armë zjarri. Bëhet me dije se e reja dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri në kraharor.

Ajo është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka arrestuar 2 persona, V.Gj, 46 vjeç dhe M.R, 48 vjeçe për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ndërkohë tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim:  S. Gj., 49 vjeç, E. Gj., 24 vjeç dhe E.Gj, 22 vjeç. Të tre akuzohen se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Policia vijon punën për gjetjen e armës dhe kapjen e tre personave të shpallur në kërkim. Versus.al

11 ORE ME PARE

“Përgjaket” Shën Valentini, studentja në Tiranë plagoset me armë zjarri në hotel

‘’Përgjaket’ Shën Valentini, 18 vjeçarja
Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel të kryeqytetit ku është plagosur me armë zjarri një vajzë e re.

Ende nuk dihet identiteti i vajzës por mësohet se ajo është studente. 

Autori u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa punonjësi i hotelit e transportoi të plagosurën në spital.  Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Versus.al

 

 

Poll