Live Updates /

Shkon për vizitë tek të afërmit, ekzekutohet në Vlorë biznesmeni nga Fieri! Autori djali i xhaxhait në kërkim nga policia!

*Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë. *36 vjeçari Dalan Aliaj pronar i firmës së pjesëve të këmbimit “Allidagu” është ekzekutar me armë zjarri në qendër të fshatit dhe ende nuk dihet se kush e ka qëlluar *Aliaj kishte shkuar për vizitë tek të afërmit e tij. *Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve *Sipas njoftimit paraprak të policisë 36 vjeçari është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. *Aliaj ishte djali i xhaxhait të Bertil Aliajt, person i përfshirë në ngjarjen e njohur si “Masakra e Coles” në vitin 2015

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë. *36 vjeçari Dalan Aliaj pronar i firmës së pjesëve të këmbimit “Allidagu” është ekzekutar me armë zjarri në qendër të fshatit dhe ende nuk dihet se kush e ka qëlluar *Aliaj kishte shkuar për vizitë tek të afërmit e tij. *Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve *Sipas njoftimit paraprak të policisë 36 vjeçari është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. *Aliaj ishte djali i xhaxhait të Bertil Aliajt, person i përfshirë në ngjarjen e njohur si “Masakra e Coles” në vitin 2015

4 Postime
4 ORE ME PARE

36 vjeçari në Gjorm u vra nga djali i xhaxhait, autori arratiset në zonat e thella malore

Shkon për vizitë tek të afërmit, ekzekutohet në
Foto montazh: Bertil Aliaj dhe pamje nga vendi ngjarjes

Sipas njoftimit të uniformave blu, autori i dyshuar i vrasjes së 36 vjeçarit Dalan Alliajt është kushëriri i tij Bertil Aliaj i cili ende nuk është arrestuar, pasi është arratisur në zonat e thella malore të fshatit.

Policia e Vlorës ka angazhuar forca të shumta për kapjen e tij.

Dalan Alliaj, që ishte pronari i një servisi makinash në Levan, nuk rezulton i njohur për policinë dhe nuk kishte precedentë penalë.

Hetimet paraprake tregojnë se vrasja është kryer me pistoletë, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Versus.al

4 ORE ME PARE

Detaje nga vrasja në Selenicë, viktima pronar i servisit të njohur në Levan

Shkon për vizitë tek të afërmit, ekzekutohet në

36-vjeçari Dalan Alliaj është vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri në derë të shtëpisë së xhaxhait të tij në Selenicë.

Sipas burimeve, Alliaj ndodhej pranë banesës kur një person iu afrua dhe e qëlloi, duke u larguar më pas me shpejtësi.

Familjarët e dërguan menjëherë drejt spitalit, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra.

Viktima, që rezulton pronar i firmës së pjesëve të këmbimit “Allidagu” në zonën e Levanit, është nipi i një prej familjarëve të Bertil Alliajt, të njohur për ngjarjen e masakrës së Çoles.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit./Versus.al

5 ORE ME PARE

Vr*sja me armë zjarri në Selenicë, identifikohet viktima! 36 vjeçari kushëri me një prej pjesëtarëve të Masakrës së Çoles!

Shkon për vizitë tek të afërmit, ekzekutohet në

Është identifikuar personi i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë së Selenicës, Vlorë.

Burime për mediat bëjnë dije se personi i ekzekutuar është shtetasi Dalan Gjolek Alliaj.

Aliaj ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm për vizitë dhe ende nuk dihet se kush e ka qëlluar. 

Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, me mjekët që konfirmuan vdekjen pak minuta pas mbërritjes.

Aliaj ishte djali i xhaxhait të Bertil Aliajt, person i përfshirë në ngjarjen e njohur si “Masakra e Coles” në vitin 2015, ku pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ndërsa policia arrestoi disa persona lidhur me atë ngjarje.

Ndërsa sipas njofimit paraprak të bluve, 36-vjeçari Dalan Aliaj ishte gjetur i pajetë nga familjarët e tij dhe i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Njoftimi paraprak i policisë

Hetimet vijojnë, ndërsa tensioni në zonë mbetet i lartë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./Versus.al

 

6 ORE ME PARE

Vr*sje me a*më zjarri në Selenicë, 35-vjeçari kishte shkuar për vizitë tek djali i xhaxhait

Shkon për vizitë tek të afërmit, ekzekutohet në
Foto ilustruese

Një i ri, rreth 35 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të fshatit, ndërsa motivi dhe rrethanat mbeten ende të paqarta.

Sipas banorëve 35 vjeçari ka qenë për vizitë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar.

Po sipas banorëve 35 vjeçari është nga fshati Levan i Fierit./Versus.al

Poll