Live Updates /

Shkrumbohet restoranti i agjentit të BKH në Theth! Bashkëshortja: Dëm 150 mijë euro, dyshojmë se zjarri ishte i qëllimshëm

*Pak orë pas aksionit të IKMT për shembjen e strukturave të ngritura pa leje, në Theth ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë. Një restorant është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është shkrumbuar totalisht. Ndërsa dhjetëra turistë që ndodheshin në bujtinat ngjitur janë evakuuar. *Për shkak të vonesës së zjarrfikësve, dëmet janë të konsiderueshme dhe zjarri u shua nga vetë banorët. Restoranti rezulton të jetë në pronësi të Petrit Gjeçajt i cili është edhe agjent në Byronë Kombëtare të Hetimit. *Bashkëshortja e tij Aida Gjeçaj tha se investimi kishte përfunduar vitin e shkuar dhe dëmi i shkaktuar përllogaritet deri në 150 mijë euro. Pavarësisht se theksoi se nuk ka konflikte me askënd, Gjeçaj tha se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm pasi ekspertët kanë përjashtuar mundësinë e një shkëndije elektrike.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
9 ORE ME PARE

"Nuk ishte shkëndijë elektrike", pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi rreth 150 mijë euro

Shkrumbohet restoranti i agjentit të BKH në Theth! Bashkëshortja:
Pronarja e restorantit, Aida Gjeçaj

Ekspertët kanë përjashtuar mundësinë që shkak për shkrumbimin e restorantit në Theth të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Restoranti rezulton në pronësi të Petrit Gjeçajt i cili është edhe agjent i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bashkëshortja e tij Aida Gjeçaj ka thënë se duke qenë se një mundësi e tillë është hedhur poshtë nga ekspertët, atëherë dyshon që zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Megjithatë tha se nuk ka dyshime tek asnjë person pasi nuk ka patur konflikte. Sipas saj, dëmi i shkaktuar nga djegia e restorantit, shkon deri në 150 mijë euro, ndërsa thekson se investimi përfundoi vitin e kaluar.

“Ja lëmë drejtësisë në dorë ta zbardhë çështjen”- u shpreh mes të tjerash pronarja e lokalit. Versus.al

10 ORE ME PARE

Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarrin e shuan banorët! Evakuohen dhjetëra turistë

Shkrumbohet restoranti i agjentit të BKH në Theth! Bashkëshortja:

Shkodër- Një zjarr i madh ka shkrumbuar një restorant në zonën e Thethit gjatë orëve të para të mëngjesit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në gjithë restorantin rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe fillimisht u vu re nga familjarët të cilët ndërhynë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur.

Për shkak të furisë së zjarrit, i gjithë restoranti është shkrumbuar. Pronarët thonë se zjarrfikësit ishin me vonesë çka bëri që ata vetë të angazhoheshin për të shuar zjarrin.

Për të shmangur rrezikun, u bë evakuimi i dhjetëra turistëve që ishin akomoduar në bujtinën pranë restorantit.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa po hetohet për të parë nëse flakët kanë qenë të qëllimshme, apo është bërë shkak ndonjë pakujdesi. Kjo ngjarje vjen në një moment të vështirë për një pjesë të banorëve të zonës të cilët po përballen me aksionin e IKMT për prishjen e strukturave pa leje të ngritura prej tyre. Ditën e djeshme ata u ngritën në protesë duke pretenduar se edhe vetë kryeministri Edi Rama u kishte premtuar se do të rishikoheshin të gjitha ndërtimet e bëra, ndërsa një pjesë e tyre kërkuan që aksioni të shtyhej deri në përfundim të sezonit pasi shumë turistë kishin prenotuar. Versus.al

Poll