Live Updates /

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes një i moshuar në Gramsh! Digjen dhjetëra shtëpi e bagëti. Autoritetet thirrje 10 fshatrave te evakuohen

*Një 80-vjeçar ka humbur jetën nga asfiksia në Gramsh, pasi ndezi zjarr në kopshtin e shtëpisë së tij në fshatin Kullollas, i cili u përhap jashtë kontrollit dhe përfshiu disa fshatra të tjerë. *Policia dhe shërbimet emergjente po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara, ku disa fshatra si Kullollas dhe Bletëz janë djegur plotësisht. *Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuime në fshatra të ndryshme të Gramshit, Poliçanit dhe zonave të tjera, përfshirë Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. *Në terren janë angazhuar dhjetëra forca policie, zjarrfikës, emergjencash civile dhe Forcat e Armatosura, duke përdorur edhe mjete ajrore si helikopterë dhe avionë për të luftuar flakët. *Situata mbetet kritike në zona të tjera si Finiq, Fushë Arrëz, Tiranë, Rrogozhinë, Kavajë, dhe Tepelenë, ku zjarret kanë përfshirë pyje, shkurre dhe zona të banuara, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezik për banorët.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një 80-vjeçar ka humbur jetën nga asfiksia në Gramsh, pasi ndezi zjarr në kopshtin e shtëpisë së tij në fshatin Kullollas, i cili u përhap jashtë kontrollit dhe përfshiu disa fshatra të tjerë. *Policia dhe shërbimet emergjente po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara, ku disa fshatra si Kullollas dhe Bletëz janë djegur plotësisht. *Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuime në fshatra të ndryshme të Gramshit, Poliçanit dhe zonave të tjera, përfshirë Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. *Në terren janë angazhuar dhjetëra forca policie, zjarrfikës, emergjencash civile dhe Forcat e Armatosura, duke përdorur edhe mjete ajrore si helikopterë dhe avionë për të luftuar flakët. *Situata mbetet kritike në zona të tjera si Finiq, Fushë Arrëz, Tiranë, Rrogozhinë, Kavajë, dhe Tepelenë, ku zjarret kanë përfshirë pyje, shkurre dhe zona të banuara, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezik për banorët.

12 Postime
1 ORE ME PARE

Rrëfimi i trishtë, banorja në Gramsh tregon momentin e flakëve: U dogj gjithë fshati!

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes

Situata nga zjarret në Gramsh vijon të jetë dramatike, me rreth 7-8 fshatra të evakuuar dhe të shkrumbuar nga flakët. Deri tani është konfirmuar një viktimë dhe tetë të plagosur, ndërsa raportohet për persona që ende rezultojnë të zhdukur.

Një banore e fshatit Skënderbegas ka rrëfyer për mediat momentet e tmerrit kur zjarri përfshiu zonën. Ajo tregon se gjithçka ndodhi me shpejtësi, duke shkatërruar çdo gjë në rrugën e tij.

“Era e solli zjarrin aty. U dogjën shtëpitë e para. Kur u afruan afër shtëpive tona, i thashë burrit që të largoheshim. Dolëm mes flakëve dhe tymit. Shtëpitë kanë mbaruar, bagëtitë, lopët, viçat, gomarët. Të tërë ikën. Vetëm një të moshuar nuk e kemi parë, a doli a s’doli,” – tha ajo me zë të dridhur.

Autoritetet vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve dhe për gjetjen e personave të zhdukur. /Versus.al

2 ORE ME PARE

Situatë e rënduar në Tepelenë, rrezikohet fshati i Hormovës! Nis evakuimi

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes

Situatë kritike nga zjarret edhe në qarkun e Gjirokastrës. Zona e Tepelenës është më e prekura nga vatrat e flakëve.

Pas zjarrit në fshatin e Leklit flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë edhe zonën e Hormovës.

Flakët ndodhen shumë pranë fshatit në masivin pyjor. Zjarri po djeg gjithçka dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri për të parandaluar djegien e fshatit.

Aktualisht raportohet se është urdhëruar evakuuimi i banorëve të fshatit.

2 ORE ME PARE

Flakët “përpijnë” tre shtëpi në Terpan të Beratit, forcat zjarrfikëse vijojnë luftën me zjarrin

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes

Vatrat e zjarrit në fshatrat e njësisë administrative Terpan kanë rrezikuar banesat. Sipas burimeve për mediat bëhet fjalë për fshatrat Vokopo, Zhapokik, Rehov, Rërpan.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkaur forcat zjarrfikëse të Skraparit, Beratit dhe Poliçanit.


Mësohet se tre shtëpi janë përfshirë nga flakët ndërsa po luftohet për të shpëtuar banesat e tjera.

4 ORE ME PARE

Zjarr në disa zona të vendit: Brataj: Një viktimë e konfirmuar, mund të ketë dhe një të dytë

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes

Zjarret që kanë përfshirë disa zona të Shqipërisë po krijojnë një situatë gjithnjë e më dramatike, me pasoja të rënda për jetën dhe pronën e qytetarëve. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka konfirmuar sot se zjarret kanë shkaktuar një viktimë të sigurt, ndërsa dyshohet edhe për një tjetër humbje jete.

“Deri tani kemi një viktimë të konfirmuar dhe një tjetër rast që është ende nën shqyrtim,” deklaroi Brataj për mediat, duke shtuar se ekipet e emergjencës janë të përfshira maksimalisht në menaxhimin e situatës, por kushtet atmosferike dhe terreni i vështirë po pengojnë ndërhyrjet efikase.

Zjarret janë përhapur me shpejtësi në disa zona të vendit, veçanërisht në qarkun e Elbasanit, Gramshit, Skraparit dhe juglindjen e Shqipërisë, ku autoritetet janë detyruar të nisin evakuime masive në disa fshatra.

Brataj ka bërë apel për kujdes të shtuar, duke kërkuar nga qytetarët që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin qëndrimin në zona të rrezikuara.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe emergjencat civile kanë ngritur struktura koordinimi për menaxhimin e situatës dhe janë në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim të mëtejshëm. /Versus.al/

4 ORE ME PARE

I vuri zjarrin tokës së fqinjit pas një sherri banal: Si humbi jetën 80-vjeçari që dogji gjithë fshatin në Gramsh

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes

Ditën e sotme është shënuar viktima e parë nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit. Një 80-vjeçar nga fshati Kullollas në Gramsh ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi ishte vetë ai që kishte shkaktuar zjarrin që më pas u përhap në gjithë zonën.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për zjarrvënien është bërë një konflikt banal mes të moshuarit dhe fqinjit të tij. Nga inati, ai i vuri flakën parcelës së fqinjit, por zjarri doli jashtë kontrollit, duke përfshirë banesa, pyje dhe sipërfaqe të mëdha toke bujqësore.

Situata në Gramsh është përshkallëzuar në mënyrë dramatike, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve nga gjashtë fshatra: Kullollas, Bletëz, Menkollarë, Ërmenj, Harunas dhe Zenelas. Dy fronte zjarri të rrezikshme po përparojnë me shpejtësi, të nxitura nga era dhe temperaturat ekstreme.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje të përsëritura për evakuim të menjëhershëm, duke kërkuar bashkëpunim të plotë me autoritetet për të shmangur tragjedi të tjera.

Ndërkohë, edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar me një apel publik, duke u kërkuar banorëve të zonave të rrezikuara të braktisin shtëpitë për sigurinë e tyre.

Shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e emergjencës ndodhen në terren, por ndërhyrja vijon të jetë e vështirë për shkak të terrenit malor dhe përhapjes së shpejtë të flakëve. /Versus.al/

4 ORE ME PARE

E fundit/ Flakët në Poliçan dalin jashtë kontrollit, digjen 3 shtëpi, rrezikohen edhe të tjera

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes

Tre banesa janë përfshirë nga flakët në fshatrat e Poliçanit, ndërsa situata paraqitet alarmante për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve të nxitura nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Burime nga terreni raportojnë se zjarri po avancon me ritme të shpejta, duke rrezikuar edhe banesa të tjera në fshatrat Voskopolë, Zhapokik, Rehovë dhe Tërpan.

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, por ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i vështirë malor dhe kushtet e pafavorshme atmosferike.

Banorët janë njoftuar të jenë në gatishmëri dhe disa familje janë evakuuar për shkak të afërsisë së zjarrit me banesat e tyre. Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për ndihmë shtesë dhe për koordinim më të mirë të forcave të emergjencës. /Versus.al/

5 ORE ME PARE

Pamje e trishtë/ Me lot në sy banorët largohen bashkë me bagëtitë teksa zjarri ‘përpin’ fshatin në Gramsh

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes

Zjarri që ka përfshirë mbi shtatë fshatra në Gramsh ka detyruar qindra banorë të braktisin shtëpitë e tyre, duke u urdhëruar të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Një pamje e trishtë vjen nga fshati Skënderbegas, ku situata është më kritike. Një familje largohet nga banesa e saj, e dëshpëruar dhe me lot në sy për gjithçka që la pas, përpiqet të marrë edhe bagëtitë me vete, pa e ditur se ku do të gjejnë strehim.

Në total, shtatë fshatra në Gramsh janë evakuuar, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen dhe situata mbetet alarmante./ Versus.al

5 ORE ME PARE

Policia e Elbasanit u bën thirrje banorëve: Largohuni nga zonat me rrezik nga zjarret, telefononi në rast nevoje!

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u ka bërë thirrje urgjente për banorët e fshatrave që preken nga zjarret, të bashkëpunojnë ngushtë me punonjësit e policisë, kryetarët e fshatrave dhe njësive administrative, si dhe me Emergjencat Civile, për t’u larguar me shpejtësi nga zonat e rrezikuara.

Të gjithë inspektorët e policisë janë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit lokalë për të ndihmuar banorët në nevojë dhe për t’i evakuuar nga vendet e rrezikut.

Forcat e Policisë së Elbasanit, Komisariati i Gramshit dhe Forca Kombëtare e Sigurisë në Tiranë po punojnë në koordinim me zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile për të ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe për të luftuar flakët.

Grupet hetimore po kryejnë kontrolle në të gjitha zonat e prekura, ndërsa helikopterët dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë me përpjekjet intensive për neutralizimin e zjarrit.

Policia apelon njëherë të tjera që banorët të largohen nga zonat në rrezik dhe të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat shtetërore dhe lokale për të garantuar sigurinë e tyre.

5 ORE ME PARE

Situata kritike nga zjarri dhe në Poliçan, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e banorëve

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes

Zjarri në Njësinë Administrative Terpan të Bashkisë Poliçan ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur me shpejtësi, duke kërcënuar fshatrat përreth.

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar urdhër për evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe të zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”.

Banorët u kërkohet të largohen sa më shpejt nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet gjatë procesit të evakuimit, për të garantuar sigurinë personale.

Forcat e emergjencës dhe të Mbrojtjes Civile po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe menaxhimin e situatës kritike. Ministria apelon për kujdes dhe respektim të udhëzimeve në këto momente të vështira.

Statusi i Ministrisë Mbrojtjes:

URDHËR EVAKUIMI
Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.
U kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt./Versus.al

5 ORE ME PARE

Njoftim urgjent! Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin edhe të 3 fshatrave në Gramsh

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes

Ministria e Mbrojtjes u ka bë thirrje banorëve të fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat e tyre për shkak të përhapjes së zjarreve në zonë.

Autoritetet kanë organizuar operacionet e evakuimit dhe u kërkojnë banorëve të bashkëpunojnë për t’u larguar në mënyrë të sigurt dhe pa rrezik.

Shërbimet e emergjencës dhe forcat e mbrojtjes civile po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë banorëve të prekur.

Ministria thekson rëndësinë e respektimit të urdhrave dhe bashkëpunimit me autoritetet në këto momente kritike.

 

6 ORE ME PARE

Ndezi zjarr, por i doli jashtë kontrollit, humb jetën i moshuari në Gramsh! Disa të bllokuar nga fl*kët

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes  
Elbasan- Një tragjedi ka ndodhur në Gramsh ku prej paradites së sotme qindra banorë të disa fshatrave janë vënë në rrezik pas flakëve që u përhapën masivisht si pasojë e një pakujdesie të një të moshuari 80 vjeçar i cili ka humbur edhe jetën.

Sipas policisë, dyshohet se 80 vjeçari ndezi zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas këtë paradite.

Zjarri më pas doli jashtë kontrolli dhe u përhap masivisht në disa fshatra të Gramshit. Zjarrfikësit po punpjnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.

13 ORE ME PARE

Zjarret në vend/ Vijojnë flakët në ‘Syrin e Kaltër’ në Sarandë, situatë problematike në Xath të Fushë Arrëzit

Shqipëria në flakë, 30 vatra zjarri aktive në vend. Vdes

Shqipëria po përballet me situatë të rëndë nga zjarret, të cilat janë përhapur në disa zona të vendit, nga veriu në jug.

Në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, flakët që morën përmasa të mëdha pasditen e djeshme kanë vijuar edhe gjatë natës, por me intensitet më të ulët. Në fshatin Pecë, vatra është shuar gjatë natës, ndërsa prej mëngjesit në zonën e Syrit të Kaltër po ndërhyhet nga ajri me një avion Canadair dhe një helikopter.

Një ditë më parë u evakuuan vizitorët nga parku natyror, ndërsa qarkullimi Muzinë–Sarandë u mbyll për shkak se flakët zbritën deri në rrugë. Probleme u shënuan edhe në segmentin Bistricë–Muzinë.

Aktualisht, zjarri mbetet aktiv pranë fshatit Pecë, në perëndim të Syrit të Kaltër, ndërsa janë shuar vatrat në fshatrat Ninat dhe Janjar të bashkisë Konispol.

Në veri, situatë alarmante paraqitet në Xath të Fushë Arrëzit, ku një vatër e rënë ditën e djeshme ka përfshirë rreth 35 hektarë pyje. Banorët e Xathit dhe Fletit vijojnë të jenë të evakuuar, ndërsa ndërhyrja nga ajri ende pritet. Tymi i dendur ka mbuluar qytetin e Pukës, rreth 40 kilometra larg vatrës.

Problematike është edhe situata në Finiq, ku prej disa ditësh flakët janë përhapur nga një fshat në tjetrin. Në Leshnicë të Poshtme janë djegur disa banesa. Zjarre me përmasa të mëdha janë regjistruar edhe në malin e Poliçanit në Berat./Versus.al

Poll