Live Updates /

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe Pustec. PS në avantazh ndaj ASHM

*Shqipëria voton sot për të zgjedhur qeverinë e katër viteve të ardhshme. 11 subjekte politike, mes të cilave 8 parti dhe 3 koalicione, garojnë për të marrë sa më shumë vende në Kuvend me qëllim që të formojnë qeverinë e ardhshme. *Në total 3.713.761 shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë të drejtën e votës në këto zgjedhje. Plot 114.642 prej tyre votojnë për herë të parë. *Në gjithë vendin janë ngritur 5225 qendra votimi, ndërsa vetëm në njësinë nr.10 në Tiranë dhe në bashkinë e Vorës do të aplikohet votimi elektronik. 2046 kandidatë për deputetë garojnë për të hyrë në 140 vendet e Kuvendit të ardhshëm. *Risi në këto zgjedhje janë listat e hapura dhe të mbyllura të kandidatëve, ku ata të listave të hapura do të garojnë me njëri tjetrin për numrin e votave në mënyrë që të sigurojnë mandatin e deputetit, ndërsa ata të listës së mbyllur në dy partitë e mëdha, janë pothuajse të garantuar për të qenë pjesë e legjislaturës së re. *Vendimtare do të jenë votat e emigrantëve shqiptarë të cilët kanë votuar për herë të parë me anë të postës. *Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe sipas Kodit Zgjedhor duhet të mbyllet në orën 19:00. Por në disa qendra votimi në qarqet e ndryshme të vendit u raportuan problematika që nga mosfunksionimi i pajisjeve e deri tek mungesa e energjisë elektrike.* Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00 të pasdites, pjesëmarrja në Tiranë ka arritur në 40.45% *Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të revokojë akreditimin e të gjithë vëzhguesve të partive politike në Qendrën e Votimit në Vorë. *Policia ka angazhuar mbi 5300 efektivë në gjithë qendrat e votimit me qëllim mbarëvajtjen e procesit të votimit. *Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 36.32%.*Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, pjesëmarrja në votime në rang vendi ka arritur në 38.42%.* Një tjetër incident i lidhur me dyshimet për korrupsion zgjedhor është shënuar në Kavajë, ku efektivët e krimit ekonomik kanë shoqëruar në komisariat shtetasen Xhuli Duda, pas një takimi të zhvilluar në një lokal në pronësi të Elvis Roshit, *Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 40.89%.*Deri në orën 18:00, pjesëmarrja në rang vendi ishte 41.84%, një shifër më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, ku në të njëjtën orë përqindja ishte 45.48%.* Në orën 19:00 të pasdites së sotme janë mbyllur zyrtarisht të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri, duke shënuar përfundimin e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Shqipëria voton sot për të zgjedhur qeverinë e katër viteve të ardhshme. 11 subjekte politike, mes të cilave 8 parti dhe 3 koalicione, garojnë për të marrë sa më shumë vende në Kuvend me qëllim që të formojnë qeverinë e ardhshme. *Në total 3.713.761 shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë të drejtën e votës në këto zgjedhje. Plot 114.642 prej tyre votojnë për herë të parë. *Në gjithë vendin janë ngritur 5225 qendra votimi, ndërsa vetëm në njësinë nr.10 në Tiranë dhe në bashkinë e Vorës do të aplikohet votimi elektronik. 2046 kandidatë për deputetë garojnë për të hyrë në 140 vendet e Kuvendit të ardhshëm. *Risi në këto zgjedhje janë listat e hapura dhe të mbyllura të kandidatëve, ku ata të listave të hapura do të garojnë me njëri tjetrin për numrin e votave në mënyrë që të sigurojnë mandatin e deputetit, ndërsa ata të listës së mbyllur në dy partitë e mëdha, janë pothuajse të garantuar për të qenë pjesë e legjislaturës së re. *Vendimtare do të jenë votat e emigrantëve shqiptarë të cilët kanë votuar për herë të parë me anë të postës. *Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe sipas Kodit Zgjedhor duhet të mbyllet në orën 19:00. Por në disa qendra votimi në qarqet e ndryshme të vendit u raportuan problematika që nga mosfunksionimi i pajisjeve e deri tek mungesa e energjisë elektrike.* Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00 të pasdites, pjesëmarrja në Tiranë ka arritur në 40.45% *Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të revokojë akreditimin e të gjithë vëzhguesve të partive politike në Qendrën e Votimit në Vorë. *Policia ka angazhuar mbi 5300 efektivë në gjithë qendrat e votimit me qëllim mbarëvajtjen e procesit të votimit. *Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 36.32%.*Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, pjesëmarrja në votime në rang vendi ka arritur në 38.42%.* Një tjetër incident i lidhur me dyshimet për korrupsion zgjedhor është shënuar në Kavajë, ku efektivët e krimit ekonomik kanë shoqëruar në komisariat shtetasen Xhuli Duda, pas një takimi të zhvilluar në një lokal në pronësi të Elvis Roshit, *Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 40.89%.*Deri në orën 18:00, pjesëmarrja në rang vendi ishte 41.84%, një shifër më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, ku në të njëjtën orë përqindja ishte 45.48%.* Në orën 19:00 të pasdites së sotme janë mbyllur zyrtarisht të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri, duke shënuar përfundimin e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

34 Postime
2 ORE ME PARE

REZULTATET/ Numërohen kutitë e para në Pustec, “dritë jeshile” dhe për diasporën nga ‘Parku Olimpik’

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Pas përfundimit të procesit të votimit në orën 19:00 më 11 maj 2025, Bashkia e Pustecit në Qarkun e Korçës ka nisur menjëherë procesin e numërimit të votave. Si një nga bashkitë më të vogla të vendit, Pusteci pritet të jetë ndër të parat që do të shpallë rezultatet përfundimtare. 

Versus.al siguron dhe rezultatin e kutive të para në këtë Bashki,ku Partia Socialiste dominon me 130 vota, ndërsa Koalicioni PD-ASHM me 52 vota. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, rezultati mes PS dhe PD ka qenë me 4 vota, ku Partia Socialiste ka marrë 118 vota ndërsa PD 114. 

Rezultatet e tre kutive të para:

Në kutinë e parë 130 PS dhe 52 PD

Në kutinë e dytë 150 PS dhe 118 PD

 Në kutinë e tretë 139 PS dhe 38 PD.

Avantazhin në total për PS me 414 vota në raport me 205 që ka marrë PD.

Megjithatë do pritet dhe numërimi i kutive të tjera.

Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , paralelisht me numërimin e votave në Pustec, po numërohen edhe votat e diasporës për Qarkun e Korçës. Këto vota po numërohen në “Parkun Olimpik” në Tiranë, ku janë ngritur 12 grupe numërimi për çdo qark. /Versus.al/

3 ORE ME PARE

PS del kundër KQZ: Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës vendim arbitrar, ruani qetësinë

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Helena Kaçe ka bërë një deklaratë lidhur me (mos)shpalljen e rezultatit në Vorë dhe në Njësinë 10, duke e quajtur vendimin e KQZ, vendim arbitrat. Megjithatë bën thirrje që simpatizantët të ruajnë qetësinë dhe të presin rezultatin përfundimtar.

“Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike. 

Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë. 

Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste. 

Urime, urime, urime! 

Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik.”, tha ajo. /Versus.al/

4 ORE ME PARE

Berisha në konferencë: Bandat po vërshojnë në Durrës, do ti shpallim terroristë. Krahas zyrës ilegale të Braçes, zbuluam dhe një në Astir

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe
Sali Berisha

Berisha:

Unë jam këtu para jush për të thënë që vota është në duart e komisionerëve në përgjegjësinë më të madhe, në Durrës bandat e Pojës e Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund te ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, po ata janë më aktivët dhe janë denoncuar nga mediat dhe PD dhe në zonat e tjera Edi rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit të zbatohet ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund të numërohet nën presion. Garanatoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do ti shpallë ato banda terroriste dhe do të marrin ndëshime maksimale. Unë e kuptoj që janë në përpëlitjet e fundit dhe besojnë se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Populli ka folur në mënyrë vendimtare. Së dyti lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm Baton Stanishiqi, që s'bëri asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll konvertoi në poll memorandomun e Kuçit. I them Edi Ramës se me pilula të tilla do të mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë orët e fundit të tij në pushtet, ndaj mos përdorë gënjeshtarët e gatshëm, papagaj të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave. Procesi po monitorohet intensivisht, po zbulohen zyra ilegale të PS. Çerdhe krimi elektoral ku u kap në flagrancë deputeti Braçe dhe grupi i tij. Tani ka një zyrë ilegale në Astir që po procedohet sipas ligjit. Ka një qëllim të vendosur të të gjithë strukturave tona për të denoncuar përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces.  Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë për ASHM. Rritja e përqindjeve të votimeve në zonat tona është një tregues i qartë. Kam dëshirë të bëj profetin, unë pres sovranin / Versus.al

4 ORE ME PARE

Shqipëria votoi! Ja sa përqind e qytetarëve morën pjesë në të gjithë vendin

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

 

Këtë të diel, Shqipëria mbajti zgjedhjet e saj të njëmbëdhjeta parlamentare. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 18:00, pjesëmarrja në votime ishte 42.16% në nivel kombëtar, një rënie krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ku pjesëmarrja ishte 45.41% . 

Kjo rënie e pjesëmarrjes mund të ndikojë në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe është një tregues i interesit të qytetarëve për procesin zgjedhor. Procesi i votimit përfundoi zyrtarisht në orën 19:00, me përjashtim të atyre qendrave ku kishte ende qytetarë në radhë për të votuar. 

Sakaq, nga Vora kanë dalë edhe rezultatet e para nga votimi elektronik, rezultati mes të cilave tregon diferencë të ngushtë mes Partisë Socialiste dhe "Aleanca për Shqipërinë Madhështore". /Versus.al/

4 ORE ME PARE

Celibashi: Ja kur dalin rezultatet e zgjedhjeve

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në votime të qytetarëve deri në orën 19:00.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se deri në orën 19:00, kanë marrë pjesë në zgjedhje 41.6 përqind e qytetarëve.

Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.00 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.

Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 47.96 përqind e qytetarëve.

Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve, me 46.82 përqind. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora, me 30.24 përqind.

Ndërsa përsa i përket rezultatit të përfundimtar, kreu i KQZ-së u shpreh do të dalim jo më vonë se pasditja e së martës. /Versus.al

4 ORE ME PARE

Iu gjet zyrë pa logo te 'Petro Nini', ironizon Braçe: U gjetën kokoshka dhe u hapën se Belindi kujtonte se kishte lekë brenda

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe
Erion Braçe

Deputeti Erion Braçe ka folur për media pas daljes nga zyra e tij pa logo ku sipas Partisë Demokratike pretendohej që po kryhej një krim zgjedhor.

Duke ironizuar Braçe shprehet se gjatë kontrollit u gjetën vetëm kokoshka të cilët u hapën nga ai pasi Belindi pretendonte se kishte lekë.

Deputeti i Partisë Socialiste iu drejtua gazetarëve duke thënë se ju nuk jeni interesuar për 6 milionë dollarët që Sali Berisha ka bërë për lobimin e heqjes së nongrata-s dhe interesoheni për një zyrë pune. 

"Janë bërë video dhe foto dhe janë gjetur kokosha. Madje kam kërkuar unë të hapen këto se Belindi pretendonte se kishte lekë këtu brenda.

Pyetje: Të gjithë njerëzit që u larguan kush janë?

Janë të gjithë shokët e mi. Doni ca kokoshka?!Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ, ju nuk jeni interesuar për 6 milionë euro po interesoheni për një zyrë pune? Pas 60 ditësh në KQZ atje jua deklaroj unë nga mëngjesi deri në darkë. Prisni rezultatin që ta marr vesh Belindi dhe të tjerë", tha Braçe./Versus.al

4 ORE ME PARE

Dalin rezultatet e 21 kutive nga Vora! Kryeson Partia Socialiste, lë pas bindshëm Koalicionin PD-ASHM (SHIFRAT)

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Procesi i votimit elektronik në Bashkinë Vorë ka nisur me ritme të shpejta duke ofruar rezultatet e para zyrtare nga dy qendra votimi. Kutitë e para kanë konfirmuar një diferencë me rreth 800 vota mes Partisë Socialiste dhe Kolacicionit PD-ASHM, ku kryeson mazhoranca.

Sipas rezultateve të derimëtanishme me 21 kuti të numëruara, PS ka marrë 1902 vota, krahasuar me PD-ASHM që ka marrë 1164 vota.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka urdhëruar operatorin teknik të mos e printojë rezultatin e pajisjeve të votimit elektronik për Vorën, për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se ky vendim është marrë me konsensus politik dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen mëngjesin e 12 majit./Versus.al/

5 ORE ME PARE

Tensionet pranë “Petro Ninit” në Tiranë, Këlliçi: Erion Braçe e pranon se zyra e fshehur dhe pa logo është e tij!

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe
Belind Këlliçi

Drejtuese i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka dhënë një deklaratë për media zyrës në rrugën Marko Boçari në Tiranës.

Këlliçi është shprehur se kjo zyrë pa logo dhe pak larg një qendrë votim është pranuar nga Braçe se është zyra e tij. 

Këlliçi: Ky është rasti më paprecedent në botë që deputeti Erion Braçe thotë është zyra ime e punës dhe nuk njeh stafin e tij elektoral se kush ishin ata që ikën me vrap. Një drejtoreshë e inovacionit dhe 5-6 të rinj me çanta në shpinë kanë ikur me vrap në mometin që janë konstatuar këtu nga aktivistë të Partisë Demokratike. Kjo zyrë është elektorale e padeklaruar e pa loguar e Partisë Socialiste. Ne kemi marrë një njoftim që në këtë ambient po kryhet një krim zgjedhor për të blerë vota me para.

Kur kanë mbërritur gazetarët kanë gjetur të rinj duke punaur në laptopa dhe me lista më pas kanë mbyllur derën. Janë hequr hartat nga muri kanë paketuar plaçkat dhe materialet çfarë kanë patur dhe janë kanë futut vrapit. Pak minuta që ka ndodhur kjo ngjarje ka ardhur deputeti Braçe dhe ka hyrë brenda duke pretenduar se është zyra e tij e punës. Kam ardhur këtu dhe kam gjetur tension mes aktivistëve tanë dhe një person me precedent penal që mbronte deputetin Braçe.

Një situatë e paprecedentë u shënua pasditen e sotme, vetëm  një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit.

Pamjet që qarkullojnë në media, tregojnë një zyrë të simpatizantëve të Partisë Socialiste, që dyshohet se vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë. Pasi kanë shquar persona jashtë zyrës së tyre (media), pa logo elektorale brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në ambientet e zyrës.

5 ORE ME PARE

Zyra pa logo partie e Erion Braçes tek "Petro Nini" në Tiranë, Policia shoqëron 3 persona pas përplasjes

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Policia ka shoqëruar tre persona pas  situatës së paprecedentë u shënua pasditen e sotme, vetëm  një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit.

Megjithatë pritet që të ketë një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Pamjet që qarkullojnë në media, tregojnë një zyrë të simpatizantëve të Partisë Socialiste, që dyshohet se vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë. Pasi kanë shquar persona jashtë zyrës së tyre (media), pa logo elektorale brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në ambientet e zyrës.

Vijon..

 

5 ORE ME PARE

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri! Sa për qind e qytetarëve shprehën vullnetin me votë

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Në orën 19:00 të pasdites së sotme janë mbyllur zyrtarisht të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri, duke shënuar përfundimin e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi ka vijuar përgjithësisht në mënyrë të qetë, megjithëse nuk kanë munguar raportimet për parregullsi, incidente të izoluara dhe tensione në disa zona. Deri në orën 18:00, pjesëmarrja në rang vendi ishte 41.84%, një shifër më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, ku në të njëjtën orë përqindja ishte 45.48%.

Tashmë, fokusi kalon tek numërimi i votave, i cili pritet të nisë menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në të gjitha qendrat. KQZ dhe vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë do të vijojnë monitorimin e procesit të numërimit dhe shpalljen e rezultateve paraprake.

Komisioni ka bërë apel për transparencë dhe maturi nga të gjitha palët politike në këtë fazë të ndjeshme të procesit zgjedhor. /Versus.al/

6 ORE ME PARE

VIDEO/ Përplasje pranë “Petro Ninit” në Tiranë, zbulohet zyrë pa logo partie. Erion Braçe me mbështetësit e PD: S’ju llogaris. Policia vonon 1 orë

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Një situatë e paprecedentë u shënua pasditen e sotme, vetëm  një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit.

Pamjet që qarkullojnë në media, tregojnë një zyrë të simpatizantëve të Partisë Socialiste, që dyshohet se vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë. Pasi kanë shquar persona jashtë zyrës së tyre (media), pa logo elektorale brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në ambientet e zyrës.

Po ashtu kandidati për deputet, Belind Këlliçi ka denoncuar rastin në fjalë dhe pas pak minutash ka mbërritur policia.

Pas disa minutash deputeti socialist Erjon Braçe mbërriti në zyrën në fjalë por nuk dha sqarime, ndonëse u pyet nga gazetarja. Me ton të ashpër ai i ka kërkuar grupit të xhirimit të largohet.

“Ti dhe ky banditi këtu” ( I drejtohet përfaqësuesit PD dhe gazetares)

“Mu zhduk po të them! Nuk po të llogaris” i thotë Braçe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

/Versus.al/

6 ORE ME PARE

KQZ nxjerr shifrat e qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 18.00

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të ditës së sotme. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 18:00 pjesëmarrja në rang vendi është regjistruar në 41.84%.

Ky përditësim bazohet në raportimet nga 2,479 qendra votimi, nga gjithsej 5,225 në të gjithë vendin. Në këto qendra, nga një total prej 1,678,173 zgjedhës të regjistruar, kanë votuar 686,277 qytetarë.

Në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021, ku në të njëjtën orë (18:00) pjesëmarrja ishte 45.48%, shifra e këtij viti është dukshëm më e ulët – një tregues që ngre pikëpyetje mbi mobilizimin elektoral dhe faktorët që kanë ndikuar në daljen më të vakët në votime.

Procesi i votimit vijon deri në orën 19:00, ndërsa KQZ ka bërë thirrje për qytetarët që ende nuk kanë votuar të shfrytëzojnë minutat e mbetura për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike. Rezultatet përfundimtare mbi pjesëmarrjen priten pas mbylljes së qendrave të votimit dhe përpunimit të plotë të të dhënave nga të gjitha zonat. /Versus.al/

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

6 ORE ME PARE

‘Kapet mat’ pas takimit me Elvis Roshin, policia arreston për shitblerje votash gruan në Kavajë (EMRI)

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Një tjetër incident i lidhur me dyshimet për korrupsion zgjedhor është shënuar në Kavajë, ku efektivët e krimit ekonomik kanë shoqëruar në komisariat shtetasen Xhuli Duda, pas një takimi të zhvilluar në një lokal në pronësi të Elvis Roshit, një emër i njohur në zonë dhe i afërm i Elton Roshit, kandidat i Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur në posedim të saj një listë emërore me të dhënat e familjarëve, çka ka ngritur dyshime për përfshirje të mundshme në veprimtari të paligjshme të lidhura me orientimin e votës. Burime për Versus.al pranë uniformave blu bëjnë me dije se Duda po merret në pyetje, pasi ekziston dyshimi se ka marrë një shumë parash në funksion të këtij qëllimi.

Ndërkohë, policia pritet të marrë një deklaratë edhe nga vetë Elvis Roshi, për të sqaruar rrethanat e takimit dhe lidhjen me listën e sekuestruar. /Versus.al/

7 ORE ME PARE

Rritet pjesëmarrja në votime, KQZ nxjerr shifrat e qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 17.00

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Procesi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të këtij viti po vijon në të gjithë vendin, me një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, pjesëmarrja në votime në rang vendi ka arritur në 38.42%.

Kjo shifër është bazuar në informacionin e raportuar nga 2,512 qendra votimi në të gjithë vendin. Procesi i votimit ka vijuar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha, duke reflektuar një angazhim të qëndrueshëm të qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike. 

Në disa qarqe, pjesëmarrja ka qenë më e lartë se mesatarja kombëtare, duke treguar një interes të shtuar për procesin zgjedhor. Ndërkohë, në qarqe të tjera, si Vlora, pjesëmarrja ka qenë më e ulët, çka ka sjellë diskutime për shtyrjen e orarit të votimit, ndonëse Partia Demokatike ka kundërshtuar. /Versus.al/

8 ORE ME PARE

Përplasjet në Vorë! Celibashi përjashton përfaqësuesit e partive. ‘Vëzhgojnë’ mediat dhe ndërkombëtarët

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të revokojë akreditimin e të gjithë vëzhguesve të partive politike në Qendrën e Votimit në Vorë, si një masë e menjëhershme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në këtë zonë.

Sipas vendimit të Celibashit, në qendrën e votimit do të lejohen vetëm përfaqësues të mediave dhe vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa përfaqësuesit e partive nuk do të kenë më të drejtën të qëndrojnë brenda ambienteve të qendrës.

Ky vendim vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në këtë zonë, ku më herët gjatë ditës është raportuar për një debat të ashpër mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe qytetarëve të zonës. Në ngjarjen e ndodhur ishte e pranishme edhe deputetja Albana Vokshi, dhe debati përfundoi në fyerje të rënda dhe situatë të tensionuar brenda perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit.

KQZ ka deklaruar se vendimi është marrë për të ruajtur qetësinë, integritetin dhe rendin në qendrën e votimit, si dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Autoritetet janë të pranishme në zonë për të garantuar zbatimin e vendimit dhe për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. /Versus.al/

8 ORE ME PARE

3 orë nga mbyllja, Tirana me pjesëmarrjen më të lartë në votime! Kryesojnë zonat periferike, ja cila prej njësive ka më pak votues

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Zgjedhjet parlamentare të 2025-ës po zhvillohen me pjesëmarrje të konsiderueshme edhe në kryeqytet, ku qytetarët kanë treguar angazhim për të ushtruar të drejtën e votës. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00 të pasdites, pjesëmarrja në Tiranë ka arritur në 40.45%. Në rang kombëtar, pjesëmarrja në votime deri në orën 16.00 ka arritur në 36.32%.

Nga 954 qendra votimi në total, kanë raportuar 702, me një numër votuesish që ka shkuar në 203,313, nga 502,595 zgjedhës të regjistruar në këto qendra. Kjo shifër sinjalizon një interes të qëndrueshëm, edhe pse më i ulët krahasuar me pjesëmarrjet në disa zona të tjera të vendit.

Sipas të dhënave të detajuara, pjesëmarrjen më të lartë e kanë shënuar disa nga zonat periferike dhe rurale të Bashkisë së Tiranës. Në krye qëndron Shëngjergji me 55.10% pjesëmarrje, ndjekur nga Petrela me 50.95%, Zall Bastari me 49.81% dhe Farka me 48.26%. Një pjesëmarrje mbi 46% është regjistruar gjithashtu në Pezë dhe Vaqarr.

Ndërkohë, zonat urbane të kryeqytetit shfaqin pjesëmarrje më të ulët. Njësia Administrative Nr. 4 ka shënuar nivelin më të ulët me 35.15%, e ndjekur nga Njësitë Nr. 11, 6 dhe 3, ku përqindjet variojnë nga 36.03% deri në 38.49%.

Për sa i përket pjesëmarrjes së grave, në total 101,916 gra kanë votuar deri në këtë orë, duke përbërë 39.28% të numrit të përgjithshëm të votuesve në kryeqytet. /Versus.al/

8 ORE ME PARE

Kërkoi të votonte, Gjykata e Tiranës merr vendimin për të dënuarin me burgim të përjetshëm Florenc Çapja

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe
Florenc Çapja

Gjykata e Tiranës i ka rrëzuar kërkesën për të votuar të dënuarit me burgim të përjetshëm Florian Çapja.

Vendmi është dhënë gjyqtarja Ina Hoxhaj.

I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, u ekstradua nga Dubai ditë më parë në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘The Wanted’.

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar vendosi ta dënojë me burgim të përjetshëm Çapjan, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.

Gjithashtu pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës janë paraqitur 159 kërkesa me objekt ‘lejim votimi’ nga të cilat janë pranuar 137.

Të gatshëm për të pritur këto kërkesa kanë qenë gjithë gjyqtarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të gjyqtarëve me raport mjekësor dhe ata që janë me leje të miratuar paraprakisht nga Kryetari. Në këtë grupin janë të përfshirë diaspora, të burgosur dhe qytetarë të cilët nukkanë gjetur emrin në listë./Versus.al

 

 

10 ORE ME PARE

Publikohet pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00, shifrat mbeten të ulëta

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve për zgjedhjet e 11 majit. Deri në orën 14:00, pjesëmarrja rezulton të jetë 30.3%.

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Thënë në shifra, në total deri tani kanë votuar 739 mijë e 683 qytetarë nga 1925 qendra votimi që kanë raportuar.

Shifra e pjesëmarrjes mbetet dukshëm më e ulët se e njëjta orë e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Versus.al

11 ORE ME PARE

Përplasja e Nokës me Xhafabatët, Celibashi: Personat që votojnë s'kanë pse qëndrojnë aty! Po verifikojmë nëse 'badge' e KQZ ishte falsifikuar

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka qenë sot i pranishëm në qendrën e votimit në Vorë ku pati më herët edhe një përplasje mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe një personi tjetër për të cilin PD pretendon se kishte badge të KQZ dhe u bënte presion qytetarëve gjatë procesit të votimit.

“Bëmë një takim me komisionin zgjedhor këtu në Vorë për të parë nga afër procesin zgjedhor në këtë bashki. Procesi zgjedhor është duke shkuar mirë të paktën në aspektin e përdorimit të teknologjisë nuk ka pasur asnjë problem.

E raportuan edhe anëtarët e KZAZ këtë përplasje. Di të them për momentin me siguri se është më me shumë dobi.. e kuptoj edhe gjithë shqetësimin që mund të ketë një parti politike, por është më me dobi që përfaqësuesit politikë t’i adresojnë këto shqetësime në KQZ.

E kuptoj se në terren situatat nuk janë aq të qeta. E kam si këshillë për gjithë ata përfaqësues politikë të cilët me atë merakun e tyre të përligjur nuk e kuptojnë kufirin mes të drejtave dhe përgjegjësive që kanë. Në komunikimet që kemi patur ne, procesi i votimit në përgjithësi ka shkuar shumë mirë”- tha Celibashi.

I pyetur nga gazetarët nëse personat me të cilët u përplas Flamur Noka ishin përfaqësues të KQZ, Celibashi e mohoi diçka të tillë dhe tha se do të kryhen verifikimet e nevojshme.

“Nuk ishin përfaqësues të KQZ, por qytetarë dhe nuk e shoh të domosdoshme që ata qytetarë të cilët kryejnë procesin e votimit të qëndrojnë në këto qendra. Do e verifikojmë nëse badge ka qenë i falsifikuar”- shtoi Celibashi.

Më tej u pyet nga gazetari për faktin se badge me emrin që mbante në qafë personi i Xhafabatëve, nuk ishte e këtij të fundit dhe se ky person që kishte emrin në badge emrin Arlind Papa, në fakt ka një identitet tjetër. Versus.al

11 ORE ME PARE

Pjesëmarrja në Zgjedhjet e 11 majit/ Tirana voton më shumë, Vlora e fundit

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit. Deri në orën 12:00, pjesëmarrja ka arritur në 22.37% të votuesve në rang vendi.

Qarku i Tiranës ka regjistruar pjesëmarrjen më të lartë, me 25.13% të zgjedhësve që kanë votuar deri në mesditë.

Në Tiranë, 136,564 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës deri në këtë orë. Nga ana tjetër, Qarku i Vlorës ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët, me vetëm 16.29%, ku 27,563 zgjedhës kanë votuar.

Pjesëmarrja e qarqeve të tjera është si më poshtë:

BERAT: Pjesëmarrja është 21.49%, 

DIBËR: Pjesëmarrja është 25.04%

DURRËS: Pjesëmarrja është 20.68%

ELBASAN: Pjesëmarrja është 22.83%

GJIROKASTËR: Pjesëmarrja është 20.75%

KORÇË: Pjesëmarrja është 21.07%

KUKËS: Pjesëmarrja është 21.79%

LEZHË: Pjesëmarrja është 23.98%

SHKODËR: Pjesëmarrja është 20.42%

TIRANË: Pjesëmarrja është 25.13%

VLORË: Pjesëmarrja është 16.56% 

 

13 ORE ME PARE

Kreu i misionit vëzhgues të OSBE: Po mbledh informacion, nesër konferenca me gjetjet tona

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Kreu i misionit monitories të OSBE-ODIHR, Gonzato Zannieri ka folur për mediat nga shkolla “Dora Distra” njëra prej qendrave të votimit në Tiranë. Ai njoftoi se nesër në orën 15:00 do të ketë një konferencë nga misioni i OSBE për të bërë raportimet e gjithë procesit të votimit.

Në gjithë vendin ndodhen të shpërndarë 240 vëzhgues të OSBE. Zannier tha se nuk mund të jepte një vlerësim paraprak, por theksoi se është duke mbledhur informacion nga vëzhguesit në terren.

“Nuk do ishte domethënëse t’ju jap një mendim sot sepse jam vetëm në një qendër votimi. Por jam duke mbledhur informacion. Nuk mund të flasim për raste specifike, do flasim për këtë nesër kur të bëjmë vlerësimin.  10% e votimit duhet të jetë elektronik prandaj po e vëzhgojmë. Kemi 240 vëzhgues në të gjithë vendin”- tha Zannier duke shtuar më tej se do të ketë një raportim edhe lidhur me denoncimet për blerjen e votave gjatë fushatës. Versus.al

13 ORE ME PARE

Ndodh dhe kjo/ I ngacmoi të bijën, demokrati rreh komisionerin e PS brenda qendrës së votimit (EMRAT)

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot, gjatë ditës së votimeve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Në Pogradec, një simpatizant i njohur i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, ka goditur me grushta komisionarin e Partisë Socialiste, Entin Gega, brenda një qendre votimi.

Sipas informacioneve në media, duket se ky incident nuk ka pasur prapavijë politike, por ka qenë rezultat i një arsyeje personale.

Sipas burimeve, shkak i konfliktit ka qenë ngacmimi i vajzës së Tollozhinës nga Gega, i cili ka çuar në përplasje fizike mes dy personave në qendrën e votimit.

13 ORE ME PARE

Si po ecën procesi i votimit? Celibashi: Në 5% të qendrave pati tensione, u desh ndërhyrja jonë

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me ecurinë e procesit të votimit deri në orën 11:00.

Ai tha se 8% e qendrave të votimit janë hapur me vonesë dhe në 5% prej tyre ka patur tensione dhe është dashur ndërhyrja e KQZ.

“Në 5% të qendrave ka patur tensione ka ndërhyrë KQZ. Katër qendra votimi në të cilat identifikimi i zgjedhësve po bëhet manualisht. Procesi mund të vlerësohet që ka filluar normalisht dhe është duke vijuar normalisht. Është raportuar një rast ku është pretenduar për presion të zgjedhësve. Sa i përket votimit elektronik, procesi ka shkuar normalisht nuk ka pasur probleme as për funksionalitetin e pajisjes”- u shpreh Celibashi mes të tjerash. Versus.al

14 ORE ME PARE

Procesi i votimit, dalin shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00! Më të ulëta se në 2021-in

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e sotme parlamentare. Deri në orën 10:00, kanë votuar 13.08% e personave me të drejtë vote.

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Ndërkohë që po të bëjmë një krahasim me zgjedhjet e 25 prillit 2021, deri në këtë orë pjesëmarrja ishte deri në 16.66%. Vazhdimisht drejtuesit e opozitës dhe partive të reja kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje me qëllim rrëzimin e qeverisë. Versus.al

 

14 ORE ME PARE

Voton presidenti Begaj: Qytetarët të shprehin vullnetin pa presion! Fushata duhet të ishte takim idesh, pa bullizime

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë e vendit, votuan sot në qendrën e votimit të njësisë nr.3 në Tiranë në shkollën “Kongresi i Lushnjës”. Begaj u shpreh se zgjedhjet që mbahen sot kanë rëndësi të veçantë, ndërsa procesin e komentoi si të qetë.

“Zgjedhjet duhet të plotësojnë standartet më të mira, sot duhet të jetë ditë feste. Proceset zgjedhore janë shumë të rëndësishme për demokracinë. Është një proces i qetë, proceset zgjedhore janë të rëndësishme për vendin, kjo ditë e sotme ka një rëndësi të veçantë, kemi hapur negociatat për anëtarësimin në BE, për herë të parë voton diaspora, qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre pa presion, po kështu duhet të jetë edhe procesi i administrimit dhe numërimit”- u shpreh Begaj.

Sa i takon etiketimeve dhe bullizimeve të përdorura gjatë fushatës, Begaj tha se duhej të ishin shmangur gjëra të tilla dhe se qëllimi duhet të ishte për parashtrimin e ideve.

“Në fushatën zgjedhore duhet të ketë takim idesh dhe programesh dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë gjuhë bullizuese sepse nuk është e mirë as për politikanët dhe as qytetarët"- shtoi presidenti në mbyllje të prononcimit për gazetarët. Versus.al

14 ORE ME PARE

I shoqëruar nga bashkëshortja, voton kreu i SPAK Altin Dumani: Do flas pas zgjedhjeve

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe
Momenti kur voton Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është paraqitur mëngjesin e sotëm në Tiranë pranë qendrës së tij të votimit për të shprehur vullnetin me anë të votës. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe nga agjentët e Byrosë Kombëtare që kujdesen për sigurinë e tij dhe të familjarëve.

I pyetur nga mediat, Dumani nuk pranoi të jepte deklaratë mbi ecurinë e procesit të parandalimit të krimeve zgjedhore duke thënë se do flasë pas zgjedhjeve.

Ndërsa pasi doli nga qendra e votimit u largua i shoqëruar nga eskorta e sigurisë. Versus.al

 

14 ORE ME PARE

‘Boja fshihet nga gishti”, votuesit denoncojnë në Versus. PD ankesë në KQZ

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur mbahen zgjedhjet parlamentare kanë mbërritur denoncimet e para në redaksinë e para për parregullsi të ndryshme. Një qytetar shprehet se menjëherë pasi ka votuar ka mundur ta fshijë lehtësisht bojën me të cilën ‘markohen’ qytetarët për të bërë të pamundur rivotimin. “Unë sapo votova, por boja e gishtit u hoq menjëherë”, shkruan qytetari, votues në Tiranë.

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Kjo problematikë është shfaqur dhe në zgjedhjet e kaluara ku shumë votues kanë denoncuar cilësinë e keqe të bojës, e cila është një masë parandaluese për të pasur një proces të rregullt zgjedhor. Ndërkohë dhe vetë PD ka bërë denoncim pranë KQZ-së duke i kërkuar këtij institucioni marrjen e masave të menjëhershme për të shmangur çdo parregullsi./ Versus.al

15 ORE ME PARE

“Pjesëmarrja masive, ilaç për shpëtim”, Salianji voton nga burgu i Fierit: Rama i sheh njerëzit si kavie

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka votuar sot në burgun e Fierit ku edhe po vuan dënimin që prej tetorit të vitit të shkuar pasi u dënua me 1 vit burg për shpifje.

Pasi votoi, gjatë një deklarate për mediat u bëri thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje massive duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë që vendi të shpëtojë nga qeveria e korruptuar.

“Pjesëmarrja e madhe në votime është ilaçi për të shpëtuar Shqipërinë”- tha ai mes të tjerash.

“E thashë që ky është dënim politik, është hakmarrje personale. Njerëzit paguajnë në cirk për të parë shimpazetë. Ky është i vetmi shimpaze që del në shfaqje në gjithë vendin për t’i bërë të qeshin. Është për të ardhur keq që ky kryeministër i sheh njerëzit si kavje që mund t’i detyrojë t’i nënshtrohen vullnetit të tij personal’- shtoi Salianji duke theksuar se pasi të përfundojë dënimin do të jetë më aktiv në politikë. Versus.al

 

16 ORE ME PARE

“Sigurisht që votova numrin 6”, Lapaj: Uroj të mos merret si fushatë, qytetarët të votojnë masivisht

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe
Adriatik Lapaj

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka votuar sot Shkollën e mesme të Ekonomikut në Tiranë. Si drejtues i partisë së re, Lapaj tha se ka votuar numrin që mban në listën e votimit, ndërsa shpresoi që kjo deklaratë e tij të mos merret si fushatë.

Mes të tjerash, u kërkoi qytetarëve që të dalin masivisht në votime.

“Sigurisht që votova numrin 6 uroj që të mos e marrë si fushatë është një ditë e bukur sot, besoj fort që vendi ka një mundësi reale për një ndryshim të madh, i uroj që të dalin në votime por të dalin masivisht në votime. Po e kanë ndryshuar, kam votuar në Sarandë, kështu që ka pasur ndryshime”- u shpreh Adriatik Lapaj. Versus.al

16 ORE ME PARE

Voton kryeparlamentarja Elisa Spiropali, thirrja për qytetarët: Të tregojmë se jemi europianë me standarte

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka votuar rreth orës 08:20 në qendrën e votimit në Tiranë, pranë parkut Olimpik.

Në dalje për mdiat, ajo pati edhe thirrje për qytetarët shqiptarë teksa kërkoi pjesëmarrje në votime dhe respektimin e standarteve europiane.

“Sot është dita e shtetit, e kombit. U bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen kësaj thirrje dhe të votojnë me qytetari. Të tregojmë se jemi europianë në mendje, zemër dhe standarte. Sa më shumë të votoni për Shqipërinë, aq më e mirë do jetë e ardhmja jonë”- u shpreh Spiropali. Versus.al

16 ORE ME PARE

Qytetari fotografoi votën, njoftohet policia në Elbasan! Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Teksa procesi i votimit ka nisur që prej orës 07:00, në disa qarqe janë raportuar problematika.

Në qendrën e votimit 2321 në Elbasan, është pezulluar procesi i votimit pasi një prej qytetarëve ka fotografuar votën me celular. Ndërkohë janë njoftuar autoritetet policore për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në fushë Krujë u krijua një situatë e pazakontë në qendrën e votimit 1302/00 pasi një qytetar kërkoi të votonte edhe për gruan, por nuk u lejua.

Procesi nuk ka nisur ende edhe në orën 08:09 në qarkun e Kukësit në qendrat Arrën dhe Topojan për shkak se janë ngatërruar listat e zgjedhësve. Versus.al

 

17 ORE ME PARE

Mungesë dritash dhe e kolaudimit të pajisjeve të identifikimit, probleme me nisjen e votimit në disa qarqe

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Procesi i votimit në të gjithë vendin zyrtarisht raportohet të ketë nisur në orën 07:00. Por pavarësisht këtij orari standart, në disa prej qendrave të votimit në qarqe të ndryshme të vendit, ka patur vonesa.

Një prej këtyre rasteve, është në një qendër votimi në qarkun e Lezhës ku një pajisje teknologjike e operatorit që nuk funksionoi siç duhet, ka bërë që të krijohen radhë të qytetarëve për të votuar.

Gjithashtu në Fier, në një qendër votimi nuk ka nisur ende për shkak të mungesës së kolaudimit të pajisjes së identifikimit. Në lidhje me këtë problematikë është njoftuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në Astir të Tiranës, kontejnerët e kthyer në qendra votimi nuk kanë nisur ende procesin.

Në Berat, në qendrën e votimit të caktuar në shkollën “Shyqyri Lakra” nuk ka drita dhe për pasojë procesi i votimit nuk nisi në orën 07:00. Në të gjitha këto qendra votimi ku ka patur probleme, qytetarët janë paraqitur dhe janë detyruar të presin në radhë. Versus.al

17 ORE ME PARE

Nis zyrtarisht votimi, çfarë duhet të keni parasysh për të mos e bërë fletën e votimit të pavlefshme

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Tashmë që procesi zyrtar i votimit ka nisur që prej orës 07:00 të mëngjesit, duhet të kemi parasysh dhe të rikujtojmë mënyrën e votimit me qëllim që vota të mos përfundojë e pavlefshme.

Në fletën e votimit, garojnë 11 parti politike dhe poshtë kuadratit të secilës paraqiten emrat e kryetarit dhe kandidatëve të listës së mbyllur si dhe kandidatët e listës së hapur.

Mjafton një shënim me kryq (X) ose (+) në partinë përkatëse dhe votimi mund të quhet i përfunduar me sukses. Gjithashtu në të njëjtën parti politike, mund të shënoni me të njëjtën shenjë kandidatin/en tuaj të preferuar. Çdo shënim tjetër shtesë, e bën fletën tuaj të votimit të pavlefshme.

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe
Foto ilustruese e fletës së votimit

Kur vota bëhet e pavlefshme

Në rast se zgjedhësi, shënon me kryq apo plus njërën prej partive politike dhe më pas shënon gjithashtu edhe në kandidatin në listë të hapur të ndonjë partie tjetër politike, atëherë vota konsiderohet e pavlefshme.

Pra mund të votoni vetëm partinë, ose edhe të zgjidhni një kandidat në listën e asaj partie. Në raste të tilla, vota juaj është e vlefshme dhe numërohet. Versus.al

1 DITE ME PARE

Shqipëria voton! Mbi 3.7 mln zgjedhës me të drejtë vote vendosin sot për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme

ZGJEDHJE 2025/ Nis numërimi, hapen kutitë e para në Vorë dhe

Shqipëria sot voton për zgjedhjen e qeverisjes së katër viteve të ardhshme. Plot 3 milionë e 700 mijë qytetarë shqiptarë kanë të drejtën e votës. Këto janë zgjedhjet e 11-ta parlamentare që pas shembjes së regjimit të diktatorit Enver Hoxha në 1991-in.

Mes miliona qytetarëve brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë të drejtë vote, më shumë se 114 mijë persona votojnë për herë të parë. Të drejtën e votës e kanë edhe 3027 të paraburgosur dhe të dënuar.

Në garë për shumicën qeverisëse janë 11 parti politike dhe një formulë e re e përpilimit të listave ku një pjesë e kandidatëve janë në ato që konsiderohen ‘lista të sigurta’ dhe të tjerët do të duhet të marrin numër më të madh votash për të hyrë si deputetë në Kuvend.

Risia e këtyre zgjedhjeve është vota e diasporës që u mundësua për herë të parë në historinë e vendit. Mbi 245 mijë emigrantë shqiptarë u regjistruan për të votuar në këto zgjedhje, teksa 18 mijë fletë votimi nuk u arritën të shpërndaheshin nëpër shtetet ku ishin shënuar adresat e emigrantëve shqiptarë. Afati i fundit për mbërritjen e zarfeve që ende nuk janë kthyer është ora 19:00 kur edhe mbyllet afati i votimit.

Në gjithë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Procesi nis në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 19:00 në mbrëmje. Pas kësaj ore, do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit. Policia ka angazhuar 5316 efektivë për mbarëvajtjen e procesit. Ndërsa në terren janë edhe prokurorët e SPAK për të garantuar parandalimin e krimeve zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve.

Vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në bashkinë Vorë, do të votohet dhe numërohet në formë elektronike. Të gjithë të tjerët do të votojnë tradicionalisht me fletë votimi. Numërimi i votave do të bëhet nëpër qendrat e qarqeve, pasi të jenë mbledhur të gjitha kutitë e zonës. Votat e diasporës do të numërohen nga komisionerë të partive në Tiranë, paralele me numërimin e votave në mbarë Shqipërinë. 

Partia Socialiste kërkon mandatin e katërt qeverisës, ndërsa PD kërkon rikthimin në pushtet. Nga ana tjetër partitë e reja kërkojnë shkundjen e sistemit të monopolit politik të ngritur nga dy partitë tradicionale. Versus.al

Poll