Live Updates /

Shtyhet mbledhja për mandatin e Sinajt, deputeti: Banalitet! S’kam përfituar para nga shteti! Bardhi: Po falimentoje para se t’i hyje politikës

*Këshilli i Legjislacionit mbajti sot mbledhjen e parë lidhur me kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj me arsyetimin se ky i fundit ka konflikt interesi pasi bizneset e tij kanë përfituar para nga institucione publike. *Mbledhja u shty për një datë tjetër brenda afatit të 18 shtatorit, ndërsa nuk munguan debatet mes Gazment Bardhit i cili shpalosi relacionin dhe pretendimet e PD dhe Vullnet Sinajt. *Ky i fundit tha se kishte hequr dorë nga kuotat aktive të kompanive të tij që pasi ishte bërë deputet dhe tha se personi i besuar e ka njoftuar se bizneset e tij nuk kanë përfituar nga institucionet publike. Sipas Sinajt, bëhet fjalë për 32 mln lekë të vjetra të cilat janë përfituar nga rimbursimet e TVSH, ndërsa 4 mln lekë të tjera janë nga transaksionet e blerjeve të institucioneve publike në rrjetin e supermarketeve të tij. *Ai argumentoi se kasierët dhe punonjësit nuk kanë qenë të informuar se faturat ishin për institucione publike *Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se nuk ka rëndësi sesa ka qenë shuma e përfituar, por shkelja e ligjit që sipas tij Sinaj ka bërë. *Deputeti Sinaj akuzohet se ka shkelur ligjin pasi kompanitë e tij kanë përfituar rreth 36 mijë euro nga 9 transaksione. Në rast se këshilli i legjislacionit miraton relacionin, në Kuvend do të votohet nëse çështja e mandatit të Sinajt do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese për t’u shqyrtuar nëse ka konflikt interesi.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
7 MUAJ ME PARE

“Para se të bëheshe deputet po falimentoje”, Bardhi-Sinajt: U ndryshua ligji që të përfitoje ti

Shtyhet mbledhja për mandatin e Sinajt, deputeti: Banalitet! S’kam
Gazment Bardhi dhe Vullnet Sinaj

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili parashtroi sot në Këshillin e Legjislacionit kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj iu përgjigj këtij të fundit pas akuzave për shantazhe brenda partisë Demokratike.

Bardhi përmendi raportet e Transparency International që e përmendte Vullnet Sinajn si përfitues të ndryshimeve në ligjin e rimbursimeve. Ndërsa theksoi se para se të bëhej deputet Sinaj ishte në prag të falimentit me 3 biznese në total të sekuestruara, ndërsa pasi u bë deputet, numri i bizneseve u rrit.

"Se po e kalon si shumë debat personal. Nuk doja të bëja politikë se është kushtetuese dhe ligjore. Po të jetë për të bërë politikë, jeni i vetmi që përmendeni në raportin e Transparancy International që është ndryshuar ligji për rimbursime e TVSH që të përfitojë kompania jote. Por nuk po e kaloj këtë gjë në politike, po analizojmë letrat, faktet dhe po presim të shprehet Gjykata Kushtetuese. Sipas të dhënave, rezulton që para se të bëheshit deputet ishit gati në faliment, nga 3 biznese e çuat 25 pasi u bëtë deputet. Nuk po e themi ne këtë. Mos na thuaj këtu, kam falur kaq e kaq, se ke dhënë meqë ke përfituar. Para se të bëheshe deputet i kishe kompanitë nën sekuestro”- tha Bardhi.

Ndërsa deputeti Vullnet Sinaj u përgjigj duke e konsideruar Transparency International si ‘OJF’ jo serioze.

Mbledhja e këshillit të Legjislacionit u shty për një datë tjetër e cila do të përcaktohet jo më larg se data 18 shtator për të vendosur nëse kërkesa për mandatin e Sinajt do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

“Ku ta dijë kasieri me 7 klasë shkollë?”, përgjigjia e Sinajt për faturat e biznesit të tij ndaj institucioneve publike

Shtyhet mbledhja për mandatin e Sinajt, deputeti: Banalitet! S’kam

Në Këshillin e Legjilacionit ku u diskutua relacioni i PD ku kërkohet heqja e mandatit të deputetit të PS, Vullnet Sinaj me arsyetimin se bizneset e tij kanë pëfituar nga buxheti i shtetit, ky i fundit gjeti pati edhe një pretendim sa i takon akuzave për transaksionet e bëra nga rrjeti i supermarketeve të tij për institucione publike.

Sinaj përmendi një rast, duke thënë se personi të cilit i kishte besuar kuotat aktive të shoqërisë i kishte treguar për një kasiere që kishte prerë 12 fatura për bibliotekën shqiptare. Sinaj gjeti si argument faktin që punonjësja nuk e dinte se biblioteka është institucion shtetëror.

“Ku ta dijë kasieri që ky është institucion shtetëror? Po iu them dicka qe me bëri për të qeshur. Më erdhi një informacion nga një punonjëse e supermarketit, kishte bërë 11 fatura me biblotekën shqiptare. E pyeta pse ka bërë fatura për një institucion shtetëror? Tha nuk e dija se ishte institucion shtetëror.  Nuk ka lexuar ndonjë libër, se me 7-8 klasë shkollë janë”- tha deputeti.

Demokratët pretendojnë se deputeti ka përfituar 36.8 milionë lekë të vjetra nga buxheti i shtetit, ndërsa vetë Sinaj tha se bëhej fjalë për 32 mln lekë rimbursime ndërsa të tjerat ishin fatura të transaksioneve në pikat fizike të bizneseve të tij. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

“Më plasët cipën”, akuzat se biznesi i tij përfitoi 36 mijë euro nga shteti, Sinaj-Bardhit: Për këtë banalitet do të më heqësh mandatin?

Shtyhet mbledhja për mandatin e Sinajt, deputeti: Banalitet! S’kam
Sinaj dhe Bardhi në Këshillin e Legjislacionit

Këshilli i Legjislacionit u mblodh sot për të diskutuar relacionin mbi kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj nën akuzën se kompanitë e këtij të fundit kanë përfituar rreth 36 mijë euro nga buxheti i shtetit nëpërmjet 9 transaksioneve.

Gjatë relacionit, Bardhi tha se Sinaj ka shkelur nenin 21 të ligjit për konfliktin e interesit pasi nënkompanitë e tij, kanë përfituar fonde nga buxheti i shtetit.

“Si zotërues pasiv i kuotave në shoqëritë përkatëse sipas nenit 21 të ligjit për konfliktet e interesit, deputeti si zotërues pasiv apo aktiv, nuk lejohet të përfitojë funde publike apo të lidhë kontrata me institucionet publike. Është provuar se nënshoqëritë nën pronësi të Vullnet Sinajt, kanë përfituar fonde nga buxheti i shtetit”- tha Bardhi.

Menjëherë pas tij e mori fjalën deputeti Vullnet Sinaj i cili e konsideroi çështjen si banale dhe tha se ka komunikuar me personin e besuar për të marrë informacion mbi këto akuza të Bardhit. Sinaj tha se nga shuma e pretenduar se kanë përfituar bizneset e tij, 32 milionë lekë të vjetra janë rimbursime të bëra për tatim fitimin.

“Po ta dëgjojë kështu Bardhin me gjithë këtë shpjegimin kaq të gjatë duket sikur do I besoja edhe unë këto fjalët e jo më publiku. Jam këtu të sqaroj opinionin e gjerë sepse ata të zonës më njohin mirë se kush jam. Nga momenti që kam marrë njoftimin nga mediat, kam komunikuar me personin e besueshëm sepse mua më ndalohet ligjërisht të drejtoj biznesin. Personi im i besueshëm bën veprimet pa më pyetur fare. Por më vendosi disa të dhëna në dispozicion. Nga e gjithë kjo farsë e madhe me 36 milionë e 700 mijë lekë, më ka ardhur informacioni se 32 milionë nga këto janë rimbursime të tatim fitimit nga biznese që kanë shkuar në likuiditet. Këto ishin lekë të biznesit dhe jo të buxhetit. Si mundet të vish këtu e të thuash këtë gjë. Katandiset ai problem që thua ti tani për 4 milionë lekë, për 2 mandatet jo për një mandat. Çfarë kërkon tani këtu, të më heqësh edhe mandatin e mëparshëm”- u përgjigj Sinaj.

Më tej deputeti u shpreh i frustruar me akuzat e bëra nga Bardhi dhe nisi të përmendë disa prej bamirësive të bëra prej tij, një prej tyre dhurimi i rrogës si ligjvënës për njerëzit në nevojë.

“Për gjithë shqiptarët, unë nuk jam bërë biznesmen kur jam bërë deputet, kam qenë biznesmen prej 20 vitesh. As rrogën e deputetit nuk e kam marrë, por e kam bërë donacion për njerëzit në nevojë, kush nuk kishte mundësi, u kam krijuar mundësi të jetojë si gjithë të tjerët.

Po si nuk e gjete zoti Bardhi faktin që 100 milionë lekë të mia janë dhënë për buxhetin gjatë situatës së krijuar pas tërmetit të 2019-ës. Si nuk gjete që ky Big al group, një ditë pasi unë kam dhënë 100 milionë lekë, ka dhuruar 100 mijë euro.

Më falni të gjithë shqiptarët, po më plasën cipën, më detyruan të flas këtu. Ka ndonjë deputet në gjithë historinë e parlamentarizmit që të ketë dhuruar këto shifra që kam dhuruar unë? E vjen këtu merresh me gjëra banale. Ai është biznesi im familjar që mban rreth 2500 punonjës, të gjithë familjarë. Big market është biznes njerëzor, ka siguruar punonjësit në një siguracion privat të padetyruar pa askush, për 20 mijë euro dëm shëndeti çdo punonjës shkon dhe merr shërbimet e nevojshme në çdo spital privat”- shtoi deputeti.

Bardhi iu përgjgj duke thënë se fakti që mund të ketë bërë bamirësi, nuk i jep të drejtë të përfitojë me bizneset e tij nga buxheti i shtetit.

Në rast të miratimit të një relacioni të këshillit të legjislacionit, në Kuvend do të votohet për ta çuar apo jo mandatin e Vullnet Sinajt për t’u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: