Live Updates /

Skandali në Sarandë, policia merrte ryshfet nga krimi për ndërtime pa leje! Në 2025-ën grupi nga Kamza vr*u pronarin e tokës

*Një denoncim për ndërtim pa leje në lagjen nr.1 të Sarandës ka zbuluar një skemë kriminale të ngritur nga policia vendore në bashkëpunim me grupet kriminale. AMP arrestoi kreun e komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin dhe 3 efektivë të tjerë. Policët akuzohen se kanë marrë ryshfet nga grupet kriminale për të lejuar ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara të bregdetit. *Për pronën në fjalë, në tetor të vitit të kaluar u eleminua pronari Isuf Jaçaj gjatë një shpërthimi me tritol. *Dyshimet janë se pas ngjarjes kriminale qëndron një grup nga Kamza që po e kthente territorin në një beach bar që të vihej në funksion gjatë sezonit veror.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një denoncim për ndërtim pa leje në lagjen nr.1 të Sarandës ka zbuluar një skemë kriminale të ngritur nga policia vendore në bashkëpunim me grupet kriminale. AMP arrestoi kreun e komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin dhe 3 efektivë të tjerë. Policët akuzohen se kanë marrë ryshfet nga grupet kriminale për të lejuar ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara të bregdetit. *Për pronën në fjalë, në tetor të vitit të kaluar u eleminua pronari Isuf Jaçaj gjatë një shpërthimi me tritol. *Dyshimet janë se pas ngjarjes kriminale qëndron një grup nga Kamza që po e kthente territorin në një beach bar që të vihej në funksion gjatë sezonit veror.

3 Postime
3 ORE ME PARE

Ryshfet e ndërtime pa leje, "CopaCabana Saranda" beach bar-i që "shkriu" kupolën drejtuese të policisë

Skandali në Sarandë, policia merrte ryshfet nga krimi për

Kupola drejtuese e policisë në Sarandë u “shkri” pas verifikimeve në terren ku u konstatua ndërtim pa leje në lokalin e plazhit “CopaCabana Saranda” në lagjen nr.1 të qytetit.

Ky beach bar ka çuar edhe në përplasje që kanë përshkallëzuar deri në ngjarje kriminale. Pronare rezulton të jetë Arjola Dhrami Bajos që prej vitit 2022, ndërsa dyshohet se prona i përkiste Isuf Jaçajt i cili u vra me tritol gjatë vitit 2025. Bajo u shpall dje në kërkim nga policia.

Skandali në Sarandë, policia merrte ryshfet nga krimi për Skandali në Sarandë, policia merrte ryshfet nga krimi për  

Sipas hetimeve të deritanishme, toka mund t’i jetë marrë me forcë të ndjerit nga një grup kriminal me bazë në Kamëz që po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese pasi dyshohet të jetë përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Versus.al

7 ORE ME PARE

Policët e arrestuar në Sarandë morën ryshfet nga grupi kriminal për ndërtim pa leje! Në tetor u vra pronari i tokës

Skandali në Sarandë, policia merrte ryshfet nga krimi për
I ndjeri, Isuf Jaçaj

Detaje tronditëse janë zbuluar nga arrestimi i 4 efektivëve të policisë në Sarandë të cilët dyshohet se bashkëpunonin me grupet kriminale për të bërë ‘’një sy qorr’’ për ndërtimet pa leje.

Ndërtimi pa leje që u zbulua nga policia të enjten në Sarandë, dyshohet të jetë bërë shkak për ngjarjen kriminale të ndodhur në tetor të vitit 2025, kur pronari Isuf Jaçaj u vra nga shpërthimi me tritol në makinën e tij.

Hetimet e deritanishme i hedhin dyshimet tek një grup kriminal me bazë në Kamëz që dyshohet i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të ndodhura në qytetin bregdetar. Grupi ka marrë me dhunë pronën dhe po ndërtonte një beach bar që do të vihej në funksion për në sezonin veror. Dyshohet se shefi i komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari dhe 3 efektivë të tjerë, kanë marrë ryshfet për të lejuar ndërtimin pa leje. Versus.al

7 ORE ME PARE

''Shkrirja'' e policisë në Sarandë, shefi i komisariatit dhe efektivët bashkëpunonin me krimin për ndërtimet pa leje

Skandali në Sarandë, policia merrte ryshfet nga krimi për
Shefi i komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari dhe vendi ku ishte ndërtuar pa leje

Ditën e djeshme një aksion i befasishëm çoi në prangosjen e shefit të komisariatit të policisë së Sarandës, Gëzim Bashllari dhe 3 inspektorëve, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj të cilët dyshohet se kishin shpërdoruar detyrën duke toleruar ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara të bregdetit.

Sipas dyshimeve të ngritura gjatë hetimeve, efektivët kanë favorizuar ndërtimet pa leje që lidheshin me grupet kriminale në territorin e Sarandës. Aksioni nisi pas denoncimit të mbërritur në policinë e shtetit për ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi në lagje nr.1 të Sarandës. Për këtë ndërtim, u njoftua IKMT që bëri prishjen e objektit, ndërsa policia arrestoi 8 punonjës dhe shpalli në kërkim pronaren Arjola Dhrami Bajo.

Ky ndërtim pa leje dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin e Sarandës. Prona ku po kryheshin punimet, rezulton të ketë qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili u vra me tritol në automjetin e tij në muajin tetor të vitit të kaluar. Dyshohet se pas atentatit është një grup kriminal me bazë në Kamëz që po hetohet edhe për përfshirje në ngjarje të tjera kriminale në qytetin bregdetar.

Për këtë skemë kriminale me ndërtimet pa leje, drejtori i policisë, Skënder Hita njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për kryerjen e veprimeve të nevojshme ndaj efektivëve që kishin shpërdoruar detyrën e tyre. Versus.al

Poll