Live Updates /

Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen e Erion Veliajt, Bushka: Pushoni çështjen time! S'ka vepër penale

*Sot në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë ku do të vendoset nëse dosja në ngarkim të tyre do të kalojë për gjykim apo jo. *I pranishëm në seancë është edhe biznesmeni Elman Abule për të cilin gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” nën akuzën e pastrimit të parave. *Ndërsa sot është marrë e pandehur zyrtarisht edhe ish-deputetja Klotilda Bushka e cila akuzohet se ka penguar zbulimin e së vërtetës duke ndërhyrë për të ndikuar tek njëra prej dëshmitareve të dosjes. *Në seancën e kaluar, Veliaj ishte vetë i pranishëm dhe kërkoi të njihej me aktet hetimore dhe të mos mbahej në kafazin prej xhami gjatë zhvillimit të seancës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
40 MINUTA ME PARE

Seanca paraprake, Bushka kërkon pushim të çështjes ose gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë të GJKKO

Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen e Erion Veliajt, Bushka:

Ish-kryetarja e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka cila është marrë e pandehur për veprën penale “pengim i drejtësisë” në dosjen Veliaj, kërkoi në GJKKO pushimin e akuzës. Në alternative, nëse nuk aprovohet kërkesa e saj, mbrojtja e Bushkës kërkoi gjykim të shkurtuar. Seanca paraprake vijon me mbrojtjen e shoqërive Byla, Aventus etj.

Sipas avokatit të Bushkës, ligji nuk e parashikon si vepër penale mënyën e përfshirjes së ish-deputetes në këtë dosje.

Ndërsa në alternativë kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar dhe shpalljen e moskompetencës së GJKKO-së për shkak se Bushka nuk është më deputete dhe kalimin e kësaj çështje për gjykim në gjykatë të zakonshme. Versus.al

1 ORE ME PARE

Java e parë e dhjetorit mbyllet me 3 kryebashkiakë socialistë në gjyqe

Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen e Erion Veliajt, Bushka:
Erion Veliaj, Kristian Shkreli, Majlinda Bufi

Tre kryebashkiakë socialistë dalin sot në seanca gjyqësore në Gjykatën Posaçme duke u vendosur përballë prokurorëve të SPAK. Shkreli dhe Bufi janë marrë të pandehur nga SPAK dhe për zyrtarët e lartë vendor çështja ka kaluar në seancë paraprake. Ndërsa për Veliajn prej javësh çështja ka ngecur pikërisht në këtë fazë, ku dosja ende nuk ka kaluar për gjykim.

Shkeli akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit ndërsa Bufi për përdorim të funkisionit publik për veprimtari politike.

Shkreli dhe Bufi janë kryebashkiakët e rradhës në listëm e gjatë të zyrtarëve të lartë vendor që po përballen me drejtësinë. Teksa Bufi e Shkreli pritet të marrin pjesë vetë në gjyq, Veliaj sipas informacioneve të deritanishme, do përfaqësohet nga avokatët pavarësisht se në seancën e kaluar ishte i pranishëm dhe kërkoi që të hiqej kafazi prej xhami. Versus.al

2 ORE ME PARE

Seanca paraprake në GJKKO, paraqitet biznesmeni i marrë i pandehur në dosjen e Veliajt

Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen e Erion Veliajt, Bushka:

Biznesmeni Elman Abule, i pandehur në dosjen për të cilën mbahet në paraburgim kryebashkiaku Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme ku do të zhvillohet seanca paraprake ndaj tyre. 

Abule i cili ndodhet prej muajsh nën masën e sigurisë "arrest shtëpie", akuzohet nga SPAK për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt. Çdo herë që është paraqitur në ambientet e institucioneve të posaçme të drejtësisë, Abule nuk ka dhënë komente për gazetarët. 

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej 10 shkurtit, pasi akuzohet nga SPAK për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli, akuzë që iu shtua për shkak se detyroi njërin prej efektivëve t'i jepte telefonin për të komunikuar me familjarë të tij. Versus.al

4 ORE ME PARE

Herën e kaluar kërkoi të njihet me aktet dhe t'i hiqet kafazi i xhamit, sot vuloset fati i dosjes së Veliajt

Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen e Erion Veliajt, Bushka:

Sot Gjykata e Posaçme pritet të vendosë nëse dosja në ngarkim të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj do të kalojë për gjykim ose jo. Mundësia tjetër është që dosja të kthehet për plotësim hetimesh. 

Herën e kaluar, Veliaj u shfaq personalisht në seancë për herë të parë duke shtruar edhe disa pretendime të tij mbi procesin gjyqësor dhe mbi mënyrën sesi po zhvillohej seanca, duke nisur që nga mbajtja e tij në kafazin prej xhami siç mbahet çdo i pandehur tjetër. 

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Versus.al

Poll