Live Updates /

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, kapet ekzekutori me precedentë të theksuar kriminalë! Në kërkim 2 autorët e tjerë

*Hetimet për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mond Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, kanë marrë një tjetër kthesë së fundmi. Policia ka arrestuar 29 vjeçarin Nevzat Spaho i cili dyshohet të jetë ekzekutori i biznesmenit. *Spaho rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë për kërcënim dhe për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tij u bë në Përrenjas në zonën ku banonte. *Ditën e djeshme emri i tij nuk u përmend në njoftimin e policisë sa i takon shpalljes në kërkim të dy autorëve të dyshuar, Marsel Arani dhe Armando Kola. Në pranga për vrasjen janë edhe Xhino Ago, ish-ortaku i viktimës dhe punonjësi i karburantit i cili duke mos dhënë detaje për vrasjen, ka penguar zbardhjen e ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
2 ORE ME PARE

"Precedentë kriminalë të theksuar", kush është i dyshuari për ekzekutimin e biznesmenit Mëhalla (FOTO)

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, kapet ekzekutori me precedentë
Nevzat Spaho

Policia njoftoi së fundmi arrestimin e Nevzat Spahos, 29 vjeçarit që dyshohet si personi që qëlloi mbi biznesmenin Mond Mëhalla i cili u ekzekutua mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil”.

Spaho rezulton një personazh me të shkuar kriminale, i arrestuar dhe i dënuar disa herë për shtrëngimin me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë dhe për armëmbajtje pa leje.

Fillimisht ai ishte arrestuar në vitin 2016 pas sherrit që kishte patur në Përrenjas me një person tjetër. Ndërsa në vitin 2022, ai u arrestua pasi kishte kërcënuar me armë zjarri një person në mënyrë që ky i fundit t’i jepte shumën prej 3 mijë eurosh.

Ndaj biznesmenit Mëhalla u qëllua me 5 plumba, 2 prej të cilëve e kapën në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Versus.al

3 ORE ME PARE

"Kthesë" në hetimet për vrasjen e biznesmenit në Elbasan, arrestohet ekzekutori, në kërkim 2 autorët e tjerë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, kapet ekzekutori me precedentë

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Mond Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Ditën e djeshme u shpallën në kërkim 2 persona të dyshuar si autorët e ekzekutimit të 43 vjeçarit, konkretisht Marsel Arani dhe Armando Marku.

Por gjatë mbrëmjes, policia ka arrestuar 29 vjeçarin Nevzat Spaho, personin me precedentë penalë i cili sipas hetimeve paraprake, ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e biznesmenit. Arrestimi i tij është bërë në Përrenjas pas disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh nga strukturat e policisë së shtetit.

Njëri prej të shpallurve në kërkim, Marselo Arani është person me precedentë penalë dhe ishte nën 'arrest shtëpie' për kryerjen e veprës penale "pastrim parash", çështje për të cilën në qershor të këtij viti iu sekuestruan 14 pasuri që dyshohet se i kishte siguruar falë kryerjes së veprës penale të "shfrytëzimit për prostitucion" në Itali ku edhe ishte dënuar. 

Pas kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos i cili ia kishte dhënë për përdorim shtetasit Marsel Arani.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve mes dy ortakëve Xhino Ago dhe Mond Mëhalla, ndërsa grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Versus.al

Poll