Live Updates /

Starmer në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje me Britaninë! Rama: Nga 12 mijë shqiptarë në 2022-in, sot disa qindra ikin me gomone

*Kryeministri britanik, Keir Starmer zhvilloi një vizitë zyrtare sot në Shqipëri, duke shënuar të parën herë kur një zyrtar britanik vjen në Shqipëri. Para nisjes së konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama u nënshkruan dy marrëveshje mes shteteve në fushën e imigracionit dhe të eksporteve të mjeteve të mbrojtjes. *Kreu i qeverisë Edi Rama foli për suksesin në uljen e numrit të shqiptarëve të cilët kalojnë kanalin “La Mansh” me gomone nga 12 mijë në vitin 2022 në disa qindra gjatë vitit të kaluar. *Ai hodhi poshtë pretendimet se në Angli, 1 në 50 shqiptarë është i burgosur, duke sqaruar se shfira është shumë herë më e ulët, 1 në 500 shqiptarë. *Ndërsa falenderoi Starmer për vizitën dhe mbështetjen, Rama hodhi poshtë mundësinë e përsëritjes së një skeme mikpritëse për emigrantët njëjtë si ajo në Gjadër me Italinë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri britanik, Keir Starmer zhvilloi një vizitë zyrtare sot në Shqipëri, duke shënuar të parën herë kur një zyrtar britanik vjen në Shqipëri. Para nisjes së konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama u nënshkruan dy marrëveshje mes shteteve në fushën e imigracionit dhe të eksporteve të mjeteve të mbrojtjes. *Kreu i qeverisë Edi Rama foli për suksesin në uljen e numrit të shqiptarëve të cilët kalojnë kanalin “La Mansh” me gomone nga 12 mijë në vitin 2022 në disa qindra gjatë vitit të kaluar. *Ai hodhi poshtë pretendimet se në Angli, 1 në 50 shqiptarë është i burgosur, duke sqaruar se shfira është shumë herë më e ulët, 1 në 500 shqiptarë. *Ndërsa falenderoi Starmer për vizitën dhe mbështetjen, Rama hodhi poshtë mundësinë e përsëritjes së një skeme mikpritëse për emigrantët njëjtë si ajo në Gjadër me Italinë.

4 Postime
4 ORE ME PARE

Qeveria firmos 2 marrëveshje me Britaninë, Starmer: Vizita ime këtu, kapitull i ri bashkëpunimi

Starmer në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje me Britaninë!
Momenti i firmosjes së marrëveshjes dhe kryeministri britanik Keir Starmer

Gjatë vizitës të parë zyrtare të një kryeministri britanik në Shqipëri, u firmosën edhe dy marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Marrëveshja e parë e nënshkruar nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ambasadori britanik Nicholas Abbot ishte për avancimin e bashkëpunimit dypalësh mbi prioritetet e përbashkëta si frenimi i emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe.

Ndërsa marrëveshja e dytë e nënshkruar mes ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ambasadorit britanik ishte një deklaratë e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.

Kryeministri britanik Keir Starmer, përgëzoi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe praninë e tij në Tiranë e konsideroi si një kapitull të ri në thellimin e marrëvdhënieve dy palëshe.

"Fakti që unë, kryeministri i parë britanik që vij në Tiranë në këtë takim dy palësh, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën sesi ka krijuar një lloj force marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm të qeverive britanike, por qasja jonë nuk është ajo diplomacia me megafon. Unë nuk dua të bërtas për problemet, po thjesht dua të përvesh mëngët edhe të jem shumë pragmatist dhe t’i zgjidh këto çështje dhe këtë e kemi treguar dhe dëshmuar tashmë. Kjo ka qenë një mënyrë efektive që nga modeli i trafikimit të paligjshëm dhe deri tek bashkëpunimit ushtarak"- deklaroi Starmer. Versus.al

5 ORE ME PARE

Lufta në Ukrainë, Rama: Edhe pse unë jam më i gjati mes liderëve të NATO-s, s’kemi ndonjë fuqi të madhe

Starmer në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje me Britaninë!

Gjatë konferencës me kryeministrin britanik Keir Starmer, Rama nuk ngurroi as të bënte batuta teksa i përgjigjej pyetjes për luftën në Ukrainë.

Ai tha se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë në krah të Ukrainës, por theksoi se qëndrimi ynë nuk ka ndonjë peshë të madhe, duke e shoqëruar edhe me batutën e gjatësisë së tij mes liderëve të vendeve anëtare të NATO-s.

“Ne kemi qenë që në krye të herës në krah të Ukrainës dhe do vazhdojmë të jemi. Ne jemi të vetëdijshëm që edhe pse ky vend ka kryeministrin më të gjatë në NATO, nuk ka fuqinë apo peshën e shumë vendeve të tjera për të luajtur ndonjë rol madhor apo përcaktues. Por nuk duhet të harrojmë se jemi të bekuar që kemi lindur në kontinentin e iluminizmit. Sepse Europa është një projekt që ka qenë gjithnjë i orientuar drejt paqes”-deklaroi Rama. Versus.al

6 ORE ME PARE

“Nga 12 mijë shqiptarë me gomone, në qindra”, Rama: Gënjeshtra kur flitet për të burgosurit në Angli

Starmer në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje me Britaninë!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer gjatë vizitës së këtij të fundit, ku është firmosur edhe marrëveshja për task forcën e ndalimit të emigrimit të paligjshëm.

Rama e cilësoi sukses uljen e numrit të shqiptarëve që zgjedhin të udhëtojnë me gomone në kanalin La Mansh drejt Anglisë. Ndërsa e cilësoi “gënjeshtër të madhe” pretendimin se 1 në 50 shqiptarë që janë aktualisht në Angli, është në burg duke thënë se shifrat janë disa herë më të ulëta.  

“Kemi arsye të jemi shumë krenarë për punën e bërë, shifrat janë shpresë dhënëse. Përfitoj nga rasti i pranisë tuaj për të theksuar se referimi në Shifra i një bashkëpunimi shumë të suksesshëm është gjëja e duhur dhe jo kulmimi i miteve ku thuhet se shqiptarët janë një problem për Britaninë. Sepse të gjitha shifrat flasin vetë, në 2024-ën, numri i shqiptarëve që kanë hyrë apo kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani është disa qindra. Në momentin kur ne kemi shtyrë përpara për task forcën, arriti në 12 mijë emigrantë paligjshëm në 2022-in gjatë momentit të fluksit.

Dua të theksoj këtu edhe një tjetër shifër që më bën shumë përshtypje dhe na bën shumë përshtypje ne shqiptarëve në përgjithësi kur thuhet se 1 në 50 shqiptarë na qenka në burg në Britani. Kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marrë statusin e të vërtetës ndërkohë që në realitet Shifra është 1 në 500, pra është dhjetëfish më e ulët”- deklaroi Rama gjatë konferencës. Versus.al

 

7 ORE ME PARE

Vizita e parë e një kryeministri britanik në Shqipëri, Starmer pritet me ceremoni nga Rama

Starmer në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje me Britaninë!
Keir Starmer, Edi Rama

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka mbërritur në Tiranë ku do të marrë pjesë në samitin e komunitetit politik evropian që mbahet ditën e nesërme.

Por përpara këtij samiti, Starmer do të firmosë marrëveshje me Ramën për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve sa i takon goditjes së rrjetit të trafikantëve të emigrantëve të paligjshëm.

Vizita e Starmer në Tiranë, shënon herën e parë që një kryeministër britanik viziton vendin tonë. Ai u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Të dy do të mbajnë një konferencë për mediat në orën 12:45. Versus.al

 

Poll