Live Updates /

TEC pa leje në tokë publike, në kërkim Sokol Meqemeja! “Delvina Gas” e regjistruar në offshore, biznesmeni në dosjen e Ahmetajt për 140 mijë euro

*Policia bllokoi sot punimet e paligjshme të një impianti gazi që po ndërtohej pa leje në zonën e Delvinës në një taokë publike. Pamjet nga vendngjarja tregonin se punimet e kompanisë ‘Delvina Gas’ kishin avancuar dhe ishin drejt fazës së fundit. *Për rastin u arrestuan dy inxhinierët Elton Malkaj dhe Luan Meta, ndërsa u shpallën në kërkim pronari Sokol Meqemeja dhe administratori Juglerd Ibrahimi. Në ekstraktin e publikuar në QKB, “Delvina Gas” rezulton të jetë e pjesë e një grupi kompanish të regjistruara në “Virgin Islands”. *Emri i biznesmenit, Meqemeja përmendet edhe në dosjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ish-zv-kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj. Sipas dosjes, Meqemeja dyshohet se e ka paguar Ahmetajn 140 mijë euro nëpërmjet një skeme të blerjes fiktive të apartamenteve si shpërblim për inceneratorin e Fierit ku Meqemeja ishte njëri prej krijuesve të kompanisë Building Counstriction & Green Energy.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Policia bllokoi sot punimet e paligjshme të një impianti gazi që po ndërtohej pa leje në zonën e Delvinës në një taokë publike. Pamjet nga vendngjarja tregonin se punimet e kompanisë ‘Delvina Gas’ kishin avancuar dhe ishin drejt fazës së fundit. *Për rastin u arrestuan dy inxhinierët Elton Malkaj dhe Luan Meta, ndërsa u shpallën në kërkim pronari Sokol Meqemeja dhe administratori Juglerd Ibrahimi. Në ekstraktin e publikuar në QKB, “Delvina Gas” rezulton të jetë e pjesë e një grupi kompanish të regjistruara në “Virgin Islands”. *Emri i biznesmenit, Meqemeja përmendet edhe në dosjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ish-zv-kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj. Sipas dosjes, Meqemeja dyshohet se e ka paguar Ahmetajn 140 mijë euro nëpërmjet një skeme të blerjes fiktive të apartamenteve si shpërblim për inceneratorin e Fierit ku Meqemeja ishte njëri prej krijuesve të kompanisë Building Counstriction & Green Energy.

3 Postime
12 ORE ME PARE

Ndërtonte TEC pa leje, “Delvina Gas” e Sokol Meqemejas, degë e kompanisë së huaj në ‘Virgin Islands’

TEC pa leje në tokë publike, në kërkim Sokol Meqemeja!

Detaje të reja janë mësuar rreth veprimtarisë së kompanisë “Delvina Gas”, pronari i së cilës, Sokol Meqemeja u shpall në kërkim pasi po ndërtonte një impiant gazi pa leje në tokë publike.

Sipas ekstraktit të publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, “Delvina Gas” rezulton të jetë pjesë e një grupi shoqërish të huaja të regjistruara në Ishujt Virxhin (Virgin). Objekti kryesor i veprimtarisë së saj është aktiviteti në fushën e gazit dhe zyrat e kompanisë ndodhen në Tiranë te “Dy kullat” dhe në Vlorë dhe Delvinë.

Administrator është Juglerd Ibrahimi i cili është shpallur në kërkim së bashku me Sokol Meqemenë.

TEC pa leje në tokë publike, në kërkim Sokol Meqemeja!

Objekti i Veprimtarisë:

“Kryerjen e operacioneve hidrokarbure dhe gazit natyror në Shqipëri në përputhje me marrëveshjet hidrokarbure. Kërkimi, përpunimi, shitja, shkëmbimi, eksporti, nxjerrja dhe posedimi i naftës së papërpunuar dhe gazit të prodhuar në zonën e projektit në marrëveshjet hidrokarbure, etj. Ndërtimi dhe montimi i të gjitha mjeteve dhe pajisjeve të kërkuara në operacionet hidrokarbure dhe të gazit natyror. Çdo aktivitet tjetër të dobishem ose të nevojshëm për arritjen e objektit të saj ose që ka lidhje me të në kuptimin më të gjerë të fjalës.

Delvina Gas Company Ltd, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 13 janar 2016 dhe që funksionon sipas ligjeve të British Virgin Islands, e regjistruar me numër regjistrimi 1903568, me seli në Jayla Place, Ëickhams Cay 1, Road Toën, Tortola, British Virgin Islands, me administrator Chad D. Burkhardt (Sipas statutit të shoqërisë së huaj, datë 13.01.2016, të dorëzuar në QKB)”- thuhet në dokument për kompaninë.

Investitori dhe aksionet:

"Sokol Meqemeja, shtetas shqiptar, i datelindjes 1969, pronar perfitues per 90% te kapitalit, pasi zoteron 100% te kapitalit te shoqerise ENERGY DEVELOPMENT GROUP (K82124007R) – e cila zoteron 100% te kapitalit te shoqerise EDG FUTURE GAS (M21808004U) – zoteruese e 90% te kapitalit DELVINA HOLDING LTD (2018872) – zoteruese e 100% te kapitalit te shoqerise DELVINA GAS COMPANY LTD (1903568). Data e percaktimit si pronar perfitues eshte 01.11.2022”, thuhet në ekstrakt. Versus.al

13 ORE ME PARE

Në kërkim për impiant gazi në pronë publike, kush është biznesmeni Meqemeja? I dha Ahmetajt 140 mijë euro

TEC pa leje në tokë publike, në kërkim Sokol Meqemeja!
Arben Ahmetaj dhe Sokol Meqemeja

Policia e Vlorës njoftoi sot shpalljen në kërkim të biznesmenit Sokol Meqemeja, pronarit të “Delvina Gas” i cili akuzohet për ndërtimin në tokë publike të një impianti gazi në Delvinë.

Meqemeja rezulton emër i njohur për opinionin publik pasi përveç një skandali që përfshiu dy vite më parë kompaninë “Ëudy”, emri i tij përmendet edhe në dosjen hetimore për ish-zv.kryeministrin e shpallur në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj.

Në faqen 320 të dosjes së përpiluar nga SPAK, pronari i kompanisë së mishit “Frigo Food” akuzohet se i ka dhënë Ahmetajt 140 mijë euro përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve. Sipas SPAK, shuma ka shkuar për Ahmetajn si shpërblim për inceneratorin e Fierit, të cilin e kishte marrë përmes kompanisë Building Counstriction & Green Energy, ku ishte një prej krijuesve të saj.

Skema e krijuar për t’i kaluar paratë Ahmetajt

“Sokol Meqemeja, i shoqërisë "Frigo Food Shpk” datë 05.05.2018, është miratuar dhënia e huasë për shtetasen Sonila Goxha në vlerën 140.000 Euro. Shtetësja Sonila Goxhaj rezulton të ketë dy fëmijë nga marrëdhënia që ka me shtetasin Sokol Meqemeja”- thuhet në dosjen e SPAK.

Sonila Goxhaj ka marrë “gjoja” një hua 140 mijë euro nga “Frigo Food” dhe më pas ka lidhur kontratë me ish-gruan e Arben Ahmetajt, Albina Mançka, për të blerë apartamentin me sipërfaqe 178 m2 dhe një garazh 21 m2. Ky apartament më parë i ishte shitur një personi me emrin Besmir Prifti.

SPAK thotë se Goxhaj prej 5 vitesh nuk i ka kthyer asnjë këst për huanë dhe kur është pyetur nga SPAK ka deklaruar se ka paguar 4 milionë lekë të reja. Sipas prokurorisë së posaçme, për një apartament të shitur 2 herë Arben Ahmetaj mori 270 mijë euro, 130 mijë nga Mirel Mërtiri dhe 140 nga Sokol Meqemeja si shpërblim për inceneratorin. Versus.al

14 ORE ME PARE

Impiant gazi pa leje në tokë publike, në kërkim biznesmeni Sokol Meqemeja! Arrestohen dy punonjësit e tij

TEC pa leje në tokë publike, në kërkim Sokol Meqemeja!
Vendi ku po ndërtohej impianti i gazit dhe biznesmeni Sokol Meqemeja (në kërkim)

Vlorë- Dy persona janë arrestuar në Delvinë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se po ndërtonin një impiant gazi (TEC) në pronë publike pa patur leje ndërtimi nga autoritetet.

Në pranga kanë rënë Elton Malkaj, 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të kompanisë "Delvina Gas" dhe Luan Meta, 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit.

 

Ndërsa u shpallën në kërkim pronari i kompanisë Sokol Meqemaj dhe administrator i firmës Juglerd Ibrahimi. Memeqeja nuk është emër i panjohur për mediat dhe publikun pasi dy vite më parë pas pretendimeve për një skandal sa i takon salçiçeve "Wudy", importuesi u shfaq duke i konsumuar "live". Kompania e Sokol Meqemajës "Delvina Gas", rezulton degë e një kompanie të huaj në Ishujt Virxhin. Autoritetet kanë bllokuar punimet në objektin e ndërtuar pa leje. Ndërsa ky është një tjetër rast i vijimësisë së aksionit të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama kundër ndërtimeve pa leje. Versus.al

 

Poll