Çfarë do të gjeni në brendësi
*Tirana është tronditur pasditen e sotme me dy ngjarje të rënda të ndodhura brenda pak minutash në zona të ndryshme të kryeqytetit. *Fillimisht u raportua vrasje me thikë në rrugën ‘’Kongresi i Lushnjës’’. Viktimë mbeti 32 vjeçari Egli Pashollari i cili u godit me thikë pas shpine nga Gazmend Buçpapa, ndërsa pjesë e sulmit ishin edhe një vajzë dhe një djalë tjetër. *Pak minuta pas vrasjes u raportua për plagosje me armë zjarri në Kompleksin Delijorgji ku Besjan Ferazini qëlloi 34 vjeçarin Akil Koxhaxhiku. Ky i fundit u transportua në spital privat ku është jashtë rrezikut për jetën. Sipas detajeve, autori kishte lidhje intime me gruan e tij dhe pasi ishin takuar së bashku, sherri kishte degraduar deri në përdorimin e armës.
Dy vëllezërit e sulmuan, detaje nga vr*sja me thikë në Tiranë, Pashollari u kishte ngacmuar motrën
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 31-vjeçarit Egli Pashollari, i cili u qëllua me thikë. Sipas të dhënave më të fundit, dyshohet se viktima kishte ngacmuar një vajzë dhe kjo e fundit ishte konfliktuar me të së bashku me 2 vëllezërit e saj.
Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, viktima fillimisht ka komunikuar me një person që lëvizte me automjet. Më pas, ky i fundit ka zbritur nga makina dhe e ka ndjekur me vrap për disa metra. Pas tij kanë shkuar edhe një vajzë dhe një tjetër person dhe janë përplasur me 32-vjeçarin. Në një moment, Gazmend Buçpapa ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar pas shpine të riun. Versus.al
Plagosja me armë në Tiranë, autori kishte lidhje me gruan e 34 vjeçarit (EMRAT)

Besjan Ferazini është personi i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të Akil Koxhaxhikut pranë kompleksit Delijorgji në Tiranë.
Mësohet se Ferazini ka patur një lidhje me bashkëshorten e të plagosurit. Pasi u takuan, patën një konflikt që degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.
34 vjeçari i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Versus.al
Dy djem dhe 1 vajzë e sulmuan sapo doli nga makina, vr*sja e të riut në Tiranë, njëri e goditi pas shpine (EMRI)
Versus.al ka mësuar detaje të tjera nga vrasja me thikë e Egli Pashollarit në Tiranë pasditen e sotme. 32 vjeçari është sulmuar nga tre persona, dy djem dhe një vajzë.
Sipas dëshmitarëve okularë, sapo i riu doli nga makina e tij u sulmua me grushte. Gjatë përleshjes, njëri prej djemve, Gazmend Buçpapa nxor thikën dhe e plagosi Pashollarin një herë në kurriz.
Të riut iu dha ndihma e parë pranë një lokali dhe disa persona e nisën drejt spitalit me makinën e tij. Fatkeqësisht humbi jetën rrugës. Policia është vënë në kërkim të autorit dhe bashkëpunëtorëve. Versus.al
Vrasje dhe plagosje brenda pak minutash në Tiranë, policia: Autorët janë identifikuar, po i kërkojmë

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dy ngjarjet që tronditën Tiranën brenda pak minutash pasditen e sotme ku në rrugën ‘’Kongresi i Lushnjës’’ mbeti i vrarë Egli Pashollari dhe në kompleksin Delijorgji mbeti i plagosur me armë zjarri 34 vjeçari A.K.
Sipas policisë, autorët janë identifikuar, por identeti i tyre nuk bëhet publik për shkak se ngjarjet janë ende nën hetim. Aktualisht efektivët po punojnë për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje. Versus.al
U vra me thikë në Tiranë, i riu ish-gardian te 313-ta! Në 2020-ën tentoi t'i jepte Shullazit alkool në qeli
32 vjeçari i cili u vra me thikë pasditen e sotme në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë rezulton të ketë qenë punonjës i burgut 313 në kryeqytet. Emri i tij është lakuar në publik në 2020-ën pasi u kap në flagrancë në tentativë për t’i futur alkool në qeli, të dënuarit Emiljano Shullazi.
Bëhet fjalë për mbrëmjen e vitit të ri 2020, kur personazhi i botës së krimit, Shullazi i kishte kërkuar Pashollarit një nder për të futur në qeli pije alkoolike. Pavarësisht kësaj, prokurori i rastit, Ervin Karanxha në përfundim të hetimeve që zgjatën 16 ditë e mbylli rastin duke thënë se i riu nuk kishte kryer vepër penale pasi alkooli nuk është i dëmshëm për shëndetin. Versus.al
Tronditet Tirana, pas vrasjes me thikë, plagoset një person me armë zjarri
Pak minuta pas vrasjes me thikë në Tiranë një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar sërish në kryeqytet ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pranë kompleksit Delijorgji.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa personi i plagosur në bark është transportuar drejt një spitali privat. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Versus.al
Sherr brenda lokalit në Tiranë, vritet me thikë i riu
Një 31 vjeçar i identifikuar si Egli Pashollari është vrarë me thikë pasditen e sotme në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri brenda lokalit në rrugën "Kongresi i Lushnjës".
Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes ndërsa mësohet se sherri ka ndodhur mes 2 grupeve të të rinjve të cilët janë konfliktuar për shkaqe banale. Përplasja verbale degradoi në goditje me grushte dhe më pas përdorimin e thikës. Versus.al

