Live Updates /

Tritoli në makinën e Klosit, vrasësi me pagesë e urdhëroi nga burgu, shkak borxhi 15 mijë €! Shtatë persona të arrestuar

*Policia ekzekutoi sot 7 masa urdhër arresti me burg në kuadër të hetimeve për tritolin që shpërtheu në makinë ne Oltjon Klosit më 10 mars. Gjashtë persona vepruan si grup kriminal i strukturuar me detyra të caktuara për krimin. *Jurgen Gjonaj është i riu i arrestuar për vendosjen e tritolit, 5 të tjerë bashkëpunuan me të dhe e strehuan. Ndërsa urdhri u dha nga burgu i Fushë Krujës ku mbahej i arrestuar Sabah Nuzi, 33 vjeç. *Shkak për tritolin ishte bërë konflikti mes Nuzit dhe Klosit për një borxh prej 15 mijë eurosh. *Nuzi ishte arrestuar për vrasjen e Klevis Lleshit në 2020-ën në këmbim të 50 mijë eurove. Ndërsa edhe më parë ishte arrestuar për plagosjen e 3 personave.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Policia ekzekutoi sot 7 masa urdhër arresti me burg në kuadër të hetimeve për tritolin që shpërtheu në makinë ne Oltjon Klosit më 10 mars. Gjashtë persona vepruan si grup kriminal i strukturuar me detyra të caktuara për krimin. *Jurgen Gjonaj është i riu i arrestuar për vendosjen e tritolit, 5 të tjerë bashkëpunuan me të dhe e strehuan. Ndërsa urdhri u dha nga burgu i Fushë Krujës ku mbahej i arrestuar Sabah Nuzi, 33 vjeç. *Shkak për tritolin ishte bërë konflikti mes Nuzit dhe Klosit për një borxh prej 15 mijë eurosh. *Nuzi ishte arrestuar për vrasjen e Klevis Lleshit në 2020-ën në këmbim të 50 mijë eurove. Ndërsa edhe më parë ishte arrestuar për plagosjen e 3 personave.

3 Postime
2 ORE ME PARE

Urdhëroi nga burgu shpërthimin me tritol, del foto e Nuzit! Në 2020-ën vrau shokun e tij për 50 mijë €

Tritoli në makinën e Klosit, vrasësi me pagesë e
Sabah Nuzi, viktima Klevis Lleshi, porositësi Aurel Hoxha

Policia ekzekutoi 7 masa arresti për shpërthimin me tritol në mjetin e Oltjon Klosit rreth 6 ditë më parë në Tiranë. Mes të arrestuarve, ishte edhe Sabah Nuzi i cili ndodhej në paraburgimin e Fushë Krujës nga ku dyshohet se ka porositur ngjarjen për shkak të një borxhi që shënjestra i kishte.

Nuzi në 2020-ën me kërkesë të Aurel Hoxhës vrau shokun e tij Klevis Lleshin të cilin e kishte ftuar për kafe. Aurel Hoxha urdhëroi vrasjen e Lleshit për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012 nga Arben Lleshi. Vrasja e Klevis Lleshit u zbulua vetëm së fundmi pas gjetjes së mbetjeve të kufomës së tij. Versus.al

4 ORE ME PARE

Shkak borxhi 15 mijë eurosh, kush është vr*sësi me pagesë që urdhëroi nga burgu vendosjen e tritolit ndaj Klosit

Tritoli në makinën e Klosit, vrasësi me pagesë e
Personi të cilit iu vendos tritoli Oltjon Klosi dhe autori i vendosjes së tritoli, Jurgen Gjonaj

Sabah Nuzi është personi që dyshohet se urdhëroi nga burgu i Fushë Krujës që t’i vendosej tritol makinës së Oltjon Klosit mëngjesin e 10 marsit. Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë një borxh që i dëmtuari i kishte marrë Nuzit në Spanjë për pazaret e drogës. Klosi pretendonte se e kishte shlyer borxhin, ndërsa porositësi pretendonte se i detyrohej edhe 15 mijë euro.

Por kush është Sabah Nuzi i njohur si vrasës me pagesë:

Sabah Nuzi, personi i arrestuar me kërkesë të SPAK për vrasjen e 22 vjeçarit Klevis Lleshi 5 vite më parë, në shtatorin e 2025 është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme. Hetimet zbuluan se ai është paguar 50.000 euro për vrasjen, por pavarësisht provabve të siguruara Nuzi i ka mohuar akuzat.

Ai është shprehur se nuk është i përfshirë fare në vrasjen për gjakmarrje të 22-vjeçarit nga Burreli.

Fillimisht ai ishte arrestuar në 2012-ën në moshën 18 vjeçare për plagosjen e 3 personave me armë zjarri. Ndërkohë në nëntor të 2020, asokohe 26 vjeç, Sabah Nuzi u vu në pranga nga Policia e Matit pasi dyshohej të ketë kryer disa vepra të ndryshme penale, ndërsa gjykata kishte dhënë për të masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur një 26 vjeçar. 

Për shtetasin e lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, "Kanosje" dhe “ Prishje e qetësisë publike”. Versus.al

6 ORE ME PARE

Tritoli në mjetin e Oltjon Klosit, 7 të arrestuar! Urdhri u dha nga personazhi i rrezikshëm në burgun e Fushë Krujës

Tritoli në makinën e Klosit, vrasësi me pagesë e
Oltjon Klosi

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 10 marsit në rrugën ‘’Vasil Ndoçka’’ në Tiranë ku shpërtheu me tritol automjeti në pronësi të Oltjon Klosit, 36 vjeçarit me precedentë të mëparshëm.

Në pranga kanë rënë 7 persona me precedentë të theksuar kriminalë të cilët kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar.

Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i:

Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim;

shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim. Urdhri për vendosjen e tritolit u dha nga burgu i Fushë Krujës, nga 33 vjeçari Sabah Nuzi i burgosur për vepra të rënda kriminale.

Personi që shpërtheu tritolin ka qenë J.G, 32 vjeç, ndërsa është ndihmuar nga tre të tjerë që i kanë dërguar fotot dhe vendndodhjen e makinës së dëmtuar, biçikletën që përdori autori, banesën ku u strehua dhe sasinë e tritolit të vendosur.

Më pas G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin J. G. Dyshohet se shkak për vendosjen e tritolit janë bërë konfliktet mes personave të përfshirë dhe shënjestrës i cili jetonte mes Spanjës dhe Shqipërisë. Versus.al

Poll