Live Updates /

“Ujësjellës kombëtar, reformë për mbetjet dhe ndërtimet”, Rama “shkund” kryebashkiakët: Mjaft me çudira! Shkarkoni të gjithë krerët e njësive administrative

*Kryeministri zhvilloi sot një takim disa orësh me kryebashkiakët e vendit të cilët u mblodhën në qytetin e Durrësit, të pranishëm ishin edhe disa ministra dhe drejtues të policisë. *Takimi nisi me kritikat e kreut të qeverisë për atë që e konsideroi “bum ndërtimesh pa leje” para dhe gjatë zgjedhjeve teksa tha se bashkitë kishin mbyllur sytë së bashku me inspektorët. Një përgjigjie e pati edhe për prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli lidhur me shkresën e saj drejtuar KLP mbi kritikat e kryeministrit. *Më tej u ndal tek nevoja për të bërë reforma të reja si ajo e furnizimit me ujë për të patur një operator kombëtar të shpërndarjes, përpunimi i mbetjeve duke nxjerrë mësim nga inceneratorët dhe një reformë të re në kontrollin e territorit ku do të përfshihen IMT-të vendore dhe policia bashkiake. Rama tha se nuk do të ketë më ujë dhe drita për ndërtime pa leje edhe nëse janë biznese. *Ndërsa gjatë mbledhjes nuk i kurseu kritikat për disa prej kryebashkiakët si Ermal Dredhën e Vlorës dhe Gledis Llatjan e Elbasanit, Rama tha se bashkitë duhet të lëvizin drejt një epoke të re ku të prodhojnë ekonomi dhe jo vetëm të kërkojnë fonde nga qeveria. *Domsdoshmëri për këtë organizim të ri, Rama tha se është edhe dorëheqja e të gjithë kryetarëve të njësive administrative në të gjithë vendin duke u dhënë mundësi atyre që janë më të aftë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri zhvilloi sot një takim disa orësh me kryebashkiakët e vendit të cilët u mblodhën në qytetin e Durrësit, të pranishëm ishin edhe disa ministra dhe drejtues të policisë. *Takimi nisi me kritikat e kreut të qeverisë për atë që e konsideroi “bum ndërtimesh pa leje” para dhe gjatë zgjedhjeve teksa tha se bashkitë kishin mbyllur sytë së bashku me inspektorët. Një përgjigjie e pati edhe për prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli lidhur me shkresën e saj drejtuar KLP mbi kritikat e kryeministrit. *Më tej u ndal tek nevoja për të bërë reforma të reja si ajo e furnizimit me ujë për të patur një operator kombëtar të shpërndarjes, përpunimi i mbetjeve duke nxjerrë mësim nga inceneratorët dhe një reformë të re në kontrollin e territorit ku do të përfshihen IMT-të vendore dhe policia bashkiake. Rama tha se nuk do të ketë më ujë dhe drita për ndërtime pa leje edhe nëse janë biznese. *Ndërsa gjatë mbledhjes nuk i kurseu kritikat për disa prej kryebashkiakët si Ermal Dredhën e Vlorës dhe Gledis Llatjan e Elbasanit, Rama tha se bashkitë duhet të lëvizin drejt një epoke të re ku të prodhojnë ekonomi dhe jo vetëm të kërkojnë fonde nga qeveria. *Domsdoshmëri për këtë organizim të ri, Rama tha se është edhe dorëheqja e të gjithë kryetarëve të njësive administrative në të gjithë vendin duke u dhënë mundësi atyre që janë më të aftë.

5 Postime
6 ORE ME PARE

“Do rritet taksa e pronës”, Rama: Së shpejti çmimet e referencës për apartamentet

“Ujësjellës kombëtar, reformë për mbetjet dhe
Edi Rama, ministri i Financave Petrit Malaj

Brenda pak ditësh ministria e Financave do të publikojë çmimet e reja të referencës për apartamentet dhe banesat në vend. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët.

Ai tha se do të ketë një rritje të taksës së pronës, ndërsa për ata që kanë dy banesa do paguajnë më shumë taksë për të dytën sesa të parës.

“Besoj se për këtë ministria e Financave do na japë një udhërrëfyes që nuk është 100% urdhër, por është për t’u patur parasysh në kushtet kur me futjen e cmimeve të reja të referencës, taksa e pronës do të rritet. Për herë të parë do fusim konceptin e shtëpisë së dytë. Këta që kanë shtëpi në bregdet do duhet të paguajnë më shumë. Jemi drejt finalizimit të cmimeve të reja të referencës. Vlera e pronës është në rritje. Taksa e pronës duhet të zërë të njëjtën peshë si në shtetet e zhvilluara të Evropës”-deklaroi Rama mes të tjerash. Versus.al

7 ORE ME PARE

“S’je kryebashkiak i Shangait”, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ Llatjan: Bari i varrezave në Elbasan, po bëhej kallam

“Ujësjellës kombëtar, reformë për mbetjet dhe
Edi Rama dhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja

Kreu i qeverisë Edi Rama pati kritika për kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja përsa i përket zjarrit që përfshiu varrezat e qytetit pak ditë më parë. Ai tha se shkak për këtë ishte mungesa e pastrimit dhe e prerjes së barit.

Ndërsa tha se është e pamundur që në një vend të vogël si Shqipëria, kryebashkiakët të mos dinë asgjë që ndodh në territorin që kanë nën administrim.

“Projektet e qeverisë të mos trajtohen si bari i varrezave të Elbasanit. Ka potencialin të bëhet kalam dhe varrezat të bëhen si kallamishte. Është një lloj bari që aq shumë është lënë pa u prerë sa mund të synojë të bëhet kalam. Pastaj kur shkon dikush që i vë flakën dhe për turp bëhen varrezat vend zjarrvënieje, del që personi është i çekuilibruar që mund të jetë e vërtetë. Nëse bari është qethur siç duhet, edhe zjarri nuk merr qiellin.

Ëqshtë e pakonceptueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin kryetarit të bashkisë së Elbasanit nëse do ishte sa Shangai. Por një qytet që mund ta përshkosh në këmbë cep më cep çdo ditë pa asnjë problem, edhe të mos dijë kryetari i bashkisë se çfarë ndodh, për çdo tullë që vihet në qytet, është e pamundur. Nëse kryetari i ka sytë hapur dhe u rri gjërave mbi kokë, është e pamundur”- deklaroi kryeministri. Versus.al

 

7 ORE ME PARE

“Drejtori në Tiranë kishte 30 këshilltarë”, Rama për ujësjellësit: Reformë me operator kombëtar

“Ujësjellës kombëtar, reformë për mbetjet dhe

Për reformën e njoftuar në fushën e ujësjellësve, kryeministri Edi Rama dha sot detaje të reja. Ai tha se njëjtë si energjia elektrike, duhet të ketë një operator kombëtar për shpërndarjen e ujit në të gjithë vendin.

Teksa dha detaje për mënyrën sesi duhet të funksionojë sistemi i shpërndarjes së ujit, përmendi edhe rastin e ujësjellësit të Tiranës ku tha se drejtori kishte 30 këshilltarë.

“Duke ardhur tek uji, kemi nevojë për një reformë. Të gjitha llojet e llogaritjeve që bëjmë, na nxjerrin në përfundimin se është koha për operator kombëtar për sistemin e shpërndarjes së ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë elektrike. Operator që të adresojë një cështje jetike si furnizimi me ujë. Mund ta parapërfytyroni një zyrë drejtori të një ujësjellësi me 30 këshilltarë? Staf, këshilltarë sekretarë e ku di unë. Nuk ka zyra ime as çerekun, nuk kanë zyrat tuaja as çerekun. Mund ta përfytyroni këtë? Kjo ishte drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës. Çudira të tilla ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të presë që të konsolidohen ujësjellësit”- tha Rama. Versus.al

7 ORE ME PARE

“Para zgjedhjeve pati bum ndërtimesh pa leje”, Rama: Strukturat e drejtësisë, si kullonjëse makaronash

“Ujësjellës kombëtar, reformë për mbetjet dhe

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që pati me kryebashkiakët e vendit në Durrës, e pranoi se në gjithë territorin e vendit ka patur një ‘bum’ të ndërtimeve pa leje përpara zgjedhjeve.

Ai tha se vetëm në Theth, policia ka bërë 40 denoncime të cilat sipas tij janë “injoruar” nga prokuroria e rrethit. Duke reaguar edhe për shkresën e prokurores Elsa Gjelit drejtuar KLP, Rama e cilësoi atë si “ese filiozofike shfajësimi”, ndërsa tha se edhe policitë bashkiake mbeten struktura shumë problematike.

“Në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve ka patur një bum ndërtimesh pa leje si rezultat i përgatitjes së sezonit të ri turistik. Jo një, por rreth 40 denoncime janë bërë nga policia e shtetit për këto ndërtime. Pra në një aspekt, policia e shtetit ka funksionuar. Struktura e policisë ka denoncuar ndërtimet pa leje në prokurori dhe siç është bërë e ditur publikisht në një rast të një flagrance spektakolare ku nuk është ndërtuar thjesht një ngrehinë por një fshat i tërë turistik, në mes të Thethit një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë dhe ka bërë një ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërkohë që ndërtimi pa leje në Shqipëri është vepër penale. Në një zonë si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë. Nga ana tjetër IKMT ka filluar të veprojë, por duhet thënë që qoftë në Theth, qoftë në Vlorë, qoftë në territore të tjera, dobësia e madhe e inspektoriatit… Tirana psh është një qytet ku ka një fluks të madh të zaptimit të hapësirave ku bëhet biznes. Qoftë policitë bashkiake janë struktura shumë problematike”- u shpreh Rama.

Më tej tha se shkak për ndërtimet pa leje janë bërë edhe mos-funksionimi i duhur i strukturave të drejtësisë.

“Për gjithë ata që thonë përse u kujtuan tani dhe përse i lamë etj etj, kjo është betejë e përditshme. Nëse struktura e drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekje, por është si kullonjëse makaronash ku gjërat rrjedhin dhe faktet mbeten në territor, atëherë kjo është një përpjekje që natyrshëm do shfaqet në këtë formë hera herës derisa të gjithë ta kuptojnë se nuk ka llogari që të nxjerr fitues me ndërtime pa leje”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

8 ORE ME PARE

Pas "furtunës" ndaj drejtorëve, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët! Zbardhet agjenda e diskutimeve

“Ujësjellës kombëtar, reformë për mbetjet dhe

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Durrës kryebashkiakët e vendit në kuadër të takimeve për menaxhimin e sezonit turistik dhe efikasitetit të shërbimeve të pushtetit vendor.

Mësohet se gjatë takimit, në fokus kryesor do të jetë paketa e maleve, regjistrimi i tokave bujqësore, financat vendore dhe bashkëpronësia.

Gjithashtu do të trajtohet edhe roli i bashkive në funksion të negociatave dhe anëtarësimit në BE.

Ky takim vjen disa ditë pasi Rama ka shkaktuar “furtunë” në drejtoritë e bashkive të Fierit, Vlorës dhe Durrësit ku të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre. Rama ka deklaruar se këto vendime merren me qëllim caktimin në këto pozicione të personave të cilët kanë si synim shërbimin ndaj qytetarëve. Në gjithë territorin ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike teksa në Theth aktualisht po shemben të gjitha strukturat e ngritura në fshatin turistik. Versus.al

Poll