Live Updates /

Ultimatumi i Ramës, dorëhiqen 4 nënkryebashkiakët e Tiranës! Manastirliu prezanton pasuesit e tyre

*Katër nënkryebashkiakë të Tiranës u dorëhoqën nga posti i tyre në zbatim të ultimatumit të kryeministrit Edi Rama i cili u kërkoi të gjithë nënkryetarëve e drejtorëve të bashkive në vend që të dorëhiqeshin për t’i dhënë një tjetër vrull administratës shtetërore. *Mësohet se nga posti që mbanin u dorëhoqën Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Seferi dhe Jonida Halili. Ndërsa nënkryebashkiakët e rinj u emëruan: Vasilika Vjero, Blend Sulaj, Ilir Mengra dhe Gentian Keri. *Të katërt e morën detyrën që sot pas një prezantimi ku ishte e pranishme ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. *Emërimet e reja vijnë në një moment kur bashkia më e madhe e vendit prej shkurtit drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani pasi kryebashkiaku Erion Veliaj mbahet në paraburgim nën akuzë për tre vepra penale.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
21 ORE ME PARE

U prezantuan sot nga Manastirliu, ja kush janë nënkryebashkiakët e rinj të Tiranës

Ultimatumi i Ramës, dorëhiqen 4 nënkryebashkiakët e
Fotomontazh: Vasilika Vjero, Gentian Keri, Blend Sulaj dhe Ilir Mëngra

Katër nënkryebashkiakët e rinj të Tiranës janë prezantuar sot nëpërmjet një mbledhje të drejtuar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, të cilës kryeministri Edi Rama më herët i pati ngarkuar përgjegjësi mbi mbarëvajtjen e punëve të bashkisë.

Konkretisht sot marrin detyrën, nënkryetarët: Vasilika Vjero, Blend Sulaj, Ilir Mengra dhe Gentian Keri.

Ilir Mëngra më herët zëvendësoi Blendi Gonxhen në postin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Ndërsa tashmë do të mbajë postin e një prej nënkryetarëve të bashkisë më të madhe të vendit.

Blend Sulaj, ka qenë më herët pjesë e Partisë Republikane, prej nga ku u largua në vitin 2021.

Vasilika Vjero ka mbajtur më herët postin e këshilltares në ministrinë e Financave.

Ndërsa Gentian Keri ka qenë më herët kryetar i komisionit të Prokurimeve Publike. Versus.al

22 ORE ME PARE

Dorëhiqen 4 nënkryetarë të bashkisë Tiranë (EMRAT)

Ultimatumi i Ramës, dorëhiqen 4 nënkryebashkiakët e

Bashkia e Tiranës prej muajsh tashmë është në një situatë anormale që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj i cili akuzohet nga SPAK për 3 vepra penale.

Së fundmi në lëvizjet e brendshme që ndodhin vazhdimisht në bashkinë më të madhe të vendit, mësohet se janë dorëhequr 4 nënkryebashkiakët: Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Seferi dhe Jonida Halili.

Ditën e sotme do të prezantohen nënkryebashkiakët e rinj të cilët do të nisin detyrën menjëherë. Mësohet se nënkryetarët e rinj të bashkisë pritet të jenë: Vasilika Vjero, Blend Sulaj, Ilir Mengra dhe Gentian Keri.

Bëhet fjalë për zbatimin e urdhrit të kryeministrit Edi Rama i cili kërkoi dorëheqjen e nënkryetarëve dhe drejtorëve për një rifreskim të pozicioneve në administratën shtetërore. Versus.al

Poll