Live Updates /

VIDEO/ “Dimër i vonuar”, dëbora e pranverës zbardh Veriun dhe Jug-Lindjen e vendit! Probleme me energjinë elektrike në disa zona! Vështirësohet lëvizja e automjeteve në Llogara

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
5 ORE ME PARE

Reshje intensive dëbore në Shkodër, arrin mbi 40 cm në Qafë Thore

VIDEO/ “Dimër i vonuar”, dëbora e pranverës zbardh

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë gjatë natës zonat malore të qarkut të Shkodrës, duke sjellë vështirësi në disa akse rrugore.

Në rrugët Dedaj–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth janë regjistruar reshje me intensitet të lartë gjatë gjithë natës, duke zbardhur plotësisht zonën dhe duke krijuar kushte dimërore.

Sipas të dhënave, në Qafë Thore trashësia e dëborës ka kaluar 40 centimetra, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve dhe vijimin normal të qarkullimit.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në zonat malore ku prania e dëborës dhe ngricave mbetet e lartë./Versus.al

5 ORE ME PARE

Reshje intensive bore në Llogara, autoritetet rekomandojnë përdorimin e tunelit

VIDEO/ “Dimër i vonuar”, dëbora e pranverës zbardh

Në zonën e Llogarasë janë raportuar reshje të dendura dëbore me intensitet të lartë, të cilat kanë përkeqësuar kushtet e qarkullimit rrugor.

Sipas kontraktorit të mirëmbajtjes së rrugës, situata në terren mbetet e vështirë, ndaj drejtuesve të mjeteve u rekomandohet që të përdorin tunelin si alternativë kalimi për të shmangur rrezikun.

Për ata që zgjedhin të kalojnë përmes aksit të Llogarasë, autoritetet këshillojnë që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë, për shkak të pranisë së borës dhe ngricave.

Ndërkohë, një patrullë policie është nisur drejt zonës për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve, ndërsa situata po ndiqet në vijimësi./Versus.al

6 ORE ME PARE

Korça zbardhet nga dëbora, probleme me energjinë elektrike në disa zona

VIDEO/ “Dimër i vonuar”, dëbora e pranverës zbardh

Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun juglindor të vendit, kryesisht në zonat malore mbi 1100–1200 metra lartësi, duke sjellë edhe problematika në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Korçës dhe Pogradecit.

Sipas të dhënave, fideri Vithkuq në N/St Rehovë është pjesërisht në punë, ndërsa pa energji kanë mbetur rreth 205 abonentë në zona rurale dhe të thella si Lekas, Xerje, Gurmujas, Gjonbabas, Tudas, Gjergjevicë, Denas, Mazrekë, Brozdovec, Gjinikas, Protopapë, Peshtan, Osojë dhe Kodras.

Gjithashtu, në fiderin 1 të N/St Pogradec janë pa energji 317 abonentë në zonën e Verdovës, ndërsa në fiderin Potozhan, N/St Guri i Kuq, raportohet mungesë energjie për 1983 abonentë në disa zona rurale dhe të thella.

Pavarësisht reshjeve, autoritetet bëjnë të ditur se qarkullimi rrugor nuk paraqet probleme serioze në asnjë prej akseve kryesore. Në zonat rreth Pogradecit, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët deri mesatar gjatë mëngjesit, duke mundësuar pastrimin e rrugëve kryesore.

Në akset Qukës–Qafë Plloçë dhe në Qafë Thanë, dëbora ka qenë më e dendur gjatë natës, por si pasojë e rritjes së temperaturave ka nisur të shkrijë, duke mbetur prezente vetëm në zonat më të larta malore. Edhe në destinacionet turistike si Dardha, Voskopoja, Boboshtica, Leskoviku dhe Erseka janë raportuar reshje dëbore.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në zonat e prekura nga moti i keq./Versus.al

8 ORE ME PARE

VIDEO/ “Dimër i vonuar”, dëbora e pranverës zbardh Veriun dhe Jug-Lindjen e vendit

VIDEO/ “Dimër i vonuar”, dëbora e pranverës zbardh

Edhe pse në disa qytete të vendit pranvera ka dhënë shenjat e para, moti i ftohtë ka rikthyer reshjet e dëborës në veri dhe juglindje të Shqipërisë.

Në juglindje të vendit, temperaturat nën zero janë shoqëruar me reshje dëbore gjatë kësaj të premteje. Reshjet më të dendura janë regjistruar në fshatrat turistikë të Dardha dhe Voskopoja, ku trashësia e borës ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në majën e Qafës së Mashkullores deri në 20 cm.

Në zonën e Llogara Pass janë regjistruar gjithashtu reshje dëbore me temperatura që variojnë nga 0 deri në 1 gradë Celsius. Autoritetet bëjnë me dije se rruga është pastruar dhe është shpërndarë kripë për të shmangur ngricat, duke siguruar qarkullimin normal të mjeteve pa probleme.

Ndërkohë, në qarkun e Kukës, në lartësitë mbi 900 metra është shënuar rënie dëbore që ka zbardhur disa fshatra në njësitë administrative Arrën, Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojanë, Zapot dhe Shishtavec, si dhe zonat e Lekbibajt dhe Luginën e Valbonës në Tropojë.

Sipas autoriteteve, të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale mbeten të hapura dhe nuk raportohen probleme në qarkullim apo furnizimin me energji elektrike, ndërsa drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

/Versus.al

Tags:

moti i keq

Poll