Live Updates /

Votat e kandidatëve, mbyllet numërimi në 10 qarqe! Sara Mila, më e votuara në gjithë vendin, mbeten pas ‘veteranët’

*KQZ ka njoftuar mbylljen e numërimit të votave preferenciale në 10 prej qarqeve të vendit, ndërkohë që vijon numërimi për Fierin dhe Tiranën. *Numrin më të madh të votave për socialistët në gjithë vendin e ka Sara Mila (18.626 vota), kandidatja në qarkun e Elbasanit për të cilën nuk munguan akuzat nga Berisha gjatë fushatës. Kreu i PD akuzonte Ramën se kishte angazhuar të shumëkërkuarin Suel Çela për sigurimin e votave për Milen. *I dyti më të votuarve mes socialistëve është Arkend Balla në Durrës me 18.364 vota dhe i treti është Blendi Gonxhja në Tiranë me 15.703 vota. *Ndërsa tek demokratët më e votuara është Jorida Tabaku në Tiranë me 11.899 vota duke lënë pas deri më tani Ilir Alimehmetin i cili ka siguruar 10.897 vota. I treti më i votuari në rang kombëtar tek demokratët, është Bardh Spahia në Shkodër me 9414 vota.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
8 ORE ME PARE

Ceno Klosi më i votuari i PS në Fier, Zegjineja e Roskovecit, deputete në Kuvend! PD humb mandat dhe në listën e mbyllur

Votat e kandidatëve, mbyllet numërimi në 10 qarqe! Sara Mila,
Kandidatët e PS në listën e hapur të Fierit, Zegjine Çaushi dhe Ceno Klosi

Numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Fierit po shkon drejt fundit, teksa numrin më të madh të votave e ka siguruar kandidati i PS, Ceno Klosi me 15.208 vota.

I dyti është Klevis Jahaj me 12.293 vota. Pjesë e Kuvendit të ri do të jetë edhe Zegjine Çaushi e Roskovecit e cila u bë virale me videot e saj ironizuese ndaj Gazment Bardhit.

Votat e kandidatëve, mbyllet numërimi në 10 qarqe! Sara Mila,

Gjithashtu me kutitë e numëruara deri më tani, pjesë e Kuvendit të nga lista e hapur e Fierit për PS-në do jenë edhe Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi dhe Dhimitër Kruti.

Votat e kandidatëve, mbyllet numërimi në 10 qarqe! Sara Mila,

Nga ana tjetër, PD jo vetëm që nuk merr kandidatë nga lista e hapur, por ka humbur edhe një mandat nga lista e mbyllur në këtë qark. Më i votuari i demokratëve në listën e hapur është Gentian Çela me 7045 vota, i ndjekur nga Silva Hasaj me 4285 vota të cilët mbeten gjithashtu jashtë Kuvendit. Versus.al

10 ORE ME PARE

Numërohen mbi 62% e votave të diasporës, PS kryeson me diferencë të madhe

Votat e kandidatëve, mbyllet numërimi në 10 qarqe! Sara Mila,

Partia Socialiste kryeson dukshëm me shumicën e votave të diasporës deri më tani kur janë numëruar 121.985 nga 194.889 zarfe në total. Socialistët numërojnë 65.327 vota ose thënë ndryshe 54.07% të totalit.

PD renditet e dyta me 34.093 vota ose 28.22%. Forcë e tretë me votat e diasporës është Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 10.078 vota ose 8.34% të totalit.

Menjëherë pas “Nismës Shqipëria Bëhet” renditet partia “Mundësia” e Agron Shehajt me 4489 vota (3.72%) dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit me 3223 vota (2.67%) duke reflektuar një pjesë të mirë të elektoratit që kërkon ndryshim të klasës politike. Versus.al

Votat e kandidatëve, mbyllet numërimi në 10 qarqe! Sara Mila,
Rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave të diasporës

11 ORE ME PARE

Votat për kandidatët në Tiranë, PS me Blendi Goxhen si më të votuarin! Tabaku shkëputet nga Alimehmeti dhe fiton mandatin

Votat e kandidatëve, mbyllet numërimi në 10 qarqe! Sara Mila,

Kur janë numëruar pjesa më e madhe e kutive të votave preferenciale në Tiranë, kandidatët kanë thelluar dukshëm diferencën ndaj njëri-tjetrit.

Në Tiranë, më i votuari i socialistëve rezulton Blendi Gonxhja me 15.693 vota, i ndjekur nga Ervin Hoxha me 12.863 dhe Erion Braçe me 11.613 vota. Të tjerë kandidatë që e kanë siguruar praninë e tyre në Kuvendin e ardhshëm janë edhe Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Xhemal Qefalia dhe Anila Denaj.  Deri më tani, jashtë Kuvendit duket se do të mbeten emra të njohur si Pandeli Majko, Ermonela Felaj, Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Olta Xhaçka, Etjen Xhafaj dhe Toni Gogu.

Votat e kandidatëve, mbyllet numërimi në 10 qarqe! Sara Mila,

Nga ana tjetër, demokratët të cilët mund të fusin në Kuvend vetëm një prej kandidatëve nga lista preferenciale duke qenë se në total kanë 13 mandate në Tiranë, kanë më të votuarën Jorida Tabakun e cila ka arritur të marrë 11.855 vota, përballë 10.858 votave të Ilir Alimehmeti i cili mbetet jashtë Kuvendit të ri.

Votat e kandidatëve, mbyllet numërimi në 10 qarqe! Sara Mila,

As kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili prej muajsh mbahet i arrestuar, nuk ka arritur të marrë votat e duhura për të qenë pjesë e Kuvendit, duke siguruar deri më tani vetëm 4623 vota. Versus.al

Poll