Live Updates /

Zbardhet krimi makabër në Fier, vajza mbyti babain me tel, i dashuri i saj 55 vjeçar i mbajti duart

*Policia ka arrestuar sot 55 vjeçarin Çlirim Dogani, të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Anesti Ramës i cili u vra dy ditë më parë nga vajza e tij Emanilda Rama, 26 vjeçe. *Hetimet kanë nxjerrë në pah se Dogani ka bashkëpunuar me Ramën duke i mbajtur duart babait të saj teksa ajo e mbyste me tel. Më pas e kanë dëmtuar me mjete prerëve në organet gjenitale të ndjerin. E gjithë ngjarja makabër u pa nga e ëma Valbona Rama e cila gjithashtu është arrestuar si bashkëpunëtore në vrasjen e burrit të saj. *Dyshohet se Çlirim Dogani kishte lidhje intime me 26 vjeçaren, gjë që nuk pranohej nga babai i saj Anesti Rama. Bashkëpunëtori rezulton të jetë i martuar dhe baba i disa fëmijëve në moshë madhore.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
13 ORE ME PARE

Krimi mak*bër në Fier, vajza mb*ti me tel babain, i dashuri 55 vjeçar i mbajti duart! E ëma pa gjithë ngjarjen

Zbardhet krimi makabër në Fier, vajza mbyti babain me tel, i dashuri i
Autorët, Emanilda Rama, Çlirim Dogani dhe Valbona Rama, viktima Anesti Rama

Detaje të rënda janë mësuar nga krimi makabër që tronditi gjithë vendin pasi 26 vjeçarja Emanilda Rama vrau të atin në Fier në bashkëpunim me 55 vjeçarin Çlirim Dogani dhe nënën e saj Valbona Rama.

Mësohet se autorja kishte lidhje intime me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani, gjë që nuk pranohej nga babai i saj Anesti Rama.

Akti makabër është kryer duke përdorur një tel me të cilin 26 vjeçarja ka shtrënguar për fyti babain e saj, teksa bashkëpunëtori Çlirim Gjata i mbante duart.

Në momentin kur ndodhi krimi, e pranishme ka qenë edhe e ëma e autores, Valbona Mema e cila gjithashtu akuzohet si bashkëpunëtore në krim. Çlirim Dogani rezulton të jetë baba i fëmijëve në moshë madhore, ndërsa 26 vjeçarja fillimisht tentoi ta fshehte autorësinë e tij, duke deklaruar se çdo gjë e kishte bërë ajo. Versus.al

14 ORE ME PARE

Del FOTO e bashkëpunëtorit të vajzës që vr*u babain në Fier! Dyshohet se kishin lidhje intime

Zbardhet krimi makabër në Fier, vajza mbyti babain me tel, i dashuri i
Çlirim Dogani dhe Emanilda Rama, bashkëpunëtorë në vrasjen e Anesti Ramës

Ky person që shihni në foto është 55 vjeçari Çlirim Dogani, i arrestuari nga policia e Fierit nën dyshimin se ka bashkëpunuar me 26 vjeçaren Emanilda Rama për të vrarë babain e saj Anesti Rama në fshatin Frashër.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se Dogani dhe e reja kanë patur lidhje intime me njëri-tjetrin dhe se një prej arsyeve të krimit të rëndë ka qenë edhe mos-dakordësia e babait të autores me këtë marrëdhënie.

Emanilda Rama raportohet të ketë qenë e fejuar edhe 3 herë më përpara, por ishte ndarë pasi i ati nuk kishte qenë dakord.

Nga ana tjetër, 55 vjeçari me banim në Arapaj të Roskovecit ishte i martuar dhe ka fëmijë në moshë madhore. Versus.al

15 ORE ME PARE

Vr*u babain e saj me tel, arrestohet edhe shoku i vajzës në Fier! E ndihmoi ta mb*ste (EMRI)

Zbardhet krimi makabër në Fier, vajza mbyti babain me tel, i dashuri i
Autorja, Emanilda Rama dhe viktima, babai i saj Anesti Rama

Fier- Detaje shokuese janë mësuar nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Frashër ku 26 vjeçarja Emanilda Rama u arrestua për vrasjen e babait të saj Anesti Rama.

Policia ka arrestuar së fundmi edhe 55 vjeçarin Çlirim Dogani i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Emanilda Ramës në mbytjen me tel të babait të saj dhe dëmtimin e këtij të fundit në organet gjenitale.

I arrestuari është cilësuar si “shok” i autores, ndërsa banonte në fshatin Arapaj të Roskovecit. Gjatë krimit tronditës, autorët kanë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse duke i marrë jetën viktimës.

Ditën e djeshme u arrestua edhe Valbona Rama, nëna e 26 vjeçares që kreu krimin. Valbona Rama akuzohet se pas ngjarjes së rëndë ka tentuar të fshehë vrasjen duke pastruar vendngjarjen dhe duke e deklaruar si një rrëzim aksidental.

Kështu u shpreh edhe vajza tjetër e viktimës e cila jetonte jashtë. Ajo tha se Emanilda dhe nëna e saj e kishin telefonuar për t’i thënë se babai ishte rrëzuar në banjo dhe kishte ndërruar jetë aksidentalisht.

Por hetimet e policisë zbuluan se kishte ndodhur një vrasje brenda familjes. Autorja më pas rrëfeu urrejtjen që kishte patur për të atin duke pretenduar se ky i fundit nuk e linte të “shijonte jetën”, të dilte apo të vishej në mënyrë ekstravagante.

Fqinjët kanë deklaruar për mediat se viktima dhunohej vazhdimisht nga vajza dhe gruaja e tij duke thënë se këto të fundit i merrnin edhe paratë e rrogës dhe e linin edhe pa ngrënë në shumë raste. Versus.al

Poll