MAGAZINË /

A do rikthehen së bashku? Robert Berisha flet për marrëdhënien me Nora Istrefin

Shkruar nga Versus

A do rikthehen së bashku? Robert Berisha flet për

Këngëtari Robert Berisha ka folur së fundmi për marrëdhënien me ish-partneren e tij, Nora Istrefi, si dhe për mundësinë e një ribashkimi mes tyre.

I ftuar në një intervistë, Roberti u ndal edhe te unaza e shumë përfolur të cilën ai ia dhuroi Norës në ‘podcastin’ ku e kishte ftuar.

“Ajo unazë mu ofrua nga dy miqtë e mi që i kam në Amerikë që punojnë me diamante, edhe kishin qejf të ma bënin dhuratë, për kë do që unë t’ia dhuroj. Nëse bashkohemi, bashkohemi. Por për unazë nuk ka nevojë të harxhohemi. Kemi Reneen, duhet ta shkollojmë,” u shpreh ai.

I pyetur për marrëdhënien aktuale me Norën, ai tregoi se raporti mes tyre vazhdon të jetë i mirë:

“Me Norën gjithmonë kanë qenë mirë, dhe vazhdojnë me qenë mirë. E kam thënë disa herë. Edhe të mos kishte qenë Rene. Është shumë keq që një çift i cili ka kaluar 10-15 vite të jenë armiq me njëri-tjetrin dhe mos flasin. Shqipëria është e vogël, Kosova është e vogël, ne shihemi nëpër aeroporte, nëpër klubet ku këndojmë, rrugëve. Nuk është si New York, ndahesh nga gruaja dhe nuk e sheh më.”

Sa i përket mundësisë për t’u rikthyer me këngëtaren, Roberti theksoi se në ketë fazë të jetës akoma nuk është gati për të pasur një partnere, megjithëse la të hapur mundësi se mund të ketë një ribashkim mes tyre.

“Kur kalon një kohë edhe mësohesh vetë, nuk jam gati akoma të jetoj me dikë. Por nuk i dihet, po i afrohem pleqërisë,” u shpreh kengëtari tek emisioni “Rudina” teksa shtoi:” Nuk jam në një lidhje romantike, jam i lirë. Jam fokusuar në punë.”

Poll