MAGAZINË /

“Ajo e imja di shqip dhe të ha...”/ Video kur Miri flet për bashkëshorten e tij rikthehet në vëmëndje

Në atë periudhë, Miri tregoi se çfarë i kishte thënë bashkëshortja e tij për videoklipin. Këngëtari u shpreh se e shoqja dinte shqip dhe kur ka parë klipin i ka thënë ‘pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër’.

Shkruar nga Versus
“Ajo e imja di shqip dhe të ha...”/ Video kur Miri flet
Miri me bashkëshorten

Puntata e sotme e “Fan Club Big Brother VIP” ka nisur me një video të vitit 2018, ku shfaqet Miri duke folur për bashkëshorten e tij.

Më 8 maj 2018, këngëtari i njohur ka qenë i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku ishte për të folur për këngën “Komshia” të “West Side Family”.

Në atë periudhë, Miri tregoi se çfarë i kishte thënë bashkëshortja e tij për videoklipin. Këngëtari u shpreh se e shoqja dinte shqip dhe kur ka parë klipin i ka thënë ‘pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër’.

“Ajo e imja di shqip dhe të ha piten. E pa klipin të papërfunduar dhe tha pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër”, thoshte Miri.

Ndërkohë kujtojmë se Miri ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku po komentohet shumë për lojën e tij dhe sidomos me raportin që ai ka krijuar me Selin.

Poll