MAGAZINË /

Atdheu thyen heshtjen për Brikenën: e vërteta pas zërave që qarkullojnë

Shkruar nga Versus

Atdheu thyen heshtjen për Brikenën: e vërteta pas zërave

Prej ditësh në rrjet po qarkullojnë zëra se mes Brikenës dhe Atdheut mund të ketë ekzistuar diçka më shumë se një miqësi. Për t’i dhënë fund këtyre aludimeve, ka qenë vetë Atdheu ai që ka reaguar publikisht.

Gjatë një ndërhyrjeje LIVE në emisionin “Fun Club”, ai mohoi kategorikisht çdo raport sentimental me Brikenën, duke sqaruar se mes tyre ka pasur vetëm njohje dhe disa takime shoqërore.

“Për jetën personale nuk flas. Brikenën e kam njohur, kemi folur. Është gocë e çiltër, e pastër, jo intrigante. Po bëj tifo për të. Nuk ka pasur asgjë më shumë, vetëm jemi njohur dhe kemi dalë 2-3 herë për kafe, bashkë me një shok,” u shpreh Atdheu.

Ndërkohë, i pyetur nga moderatorja Kiara Tito nëse do të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Atdheu shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke lënë gjithçka të hapur./Versus.al

Poll