MAGAZINË /

Big Brother VIP shkakton krisje në martesën e Erik Lloshit, flet menaxheri i këngëtarit

Shkruar nga Versus

Big Brother VIP shkakton krisje në martesën e Erik Lloshit, flet

Hyrja e Erik Lloshit në “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka sjellë tronditje në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Rominën. Menaxheri i artistit, Anton Prendi, ka dhënë detaje interesante gjatë një interviste me Ronaldo Sharkën, duke konfirmuar se frika e Erikut për një divorc të mundshëm nuk ishte thjesht një shaka.

“Të njëjtën gjë dhe Romina ka thënë që nuk do e pranonte. Nuk ka qenë vetëm tani kundër. Nuk është se është kundër formatit të BBV, por privatësinë e familjes e ka shumë të shenjtë,” u shpreh menaxheri, duke treguar se pengesa kryesore për pjesëmarrjen e këngëtarit ka qenë gjithmonë qëndrimi i bashkëshortes.

Më shqetësues duket fakti se aktualisht komunikimi mes menaxherit dhe Rominës është ndërprerë. Anton pranoi se ka tentuar ta kontaktojë këto ditë, por pa sukses.

“Kam provuar të komunikoj këto ditë, por nuk kam mundur. Shpresoj që t’i ketë parë videot që unë postoj në ‘Instagram’-in e Erikut. Ka thënë që do kishte pranuar çdo gjë, vetëm BBV jo,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se Romina po qëndron larg çdo zhvillimi që lidhet me formatin.

Anton tregoi gjithashtu se i është dashur të insistojë për dy vite e gjysmë që Eriku të pranonte ftesën, por pengesa kryesore ka qenë gjithmonë partnerja e tij. Ky zhvillim hedh një dritë mbi tensionet familjare që shpesh qëndrojnë pas vendimeve të famës, duke treguar se edhe jetët private të artistëve mund të ndikohen fuqishëm nga angazhimet televizive.

Poll