MAGAZINË /

Surprizë/ Alketa Vejsiu opinioniste në Big Brother Albania

Alketa Vejsiu pritet të shfaqet sonte në spektaklin Big Brother VIP Albania, ku do të ulet në karrigen e opinionistes. Ajo do të zëvendësojë përkohësisht Arbër Hajdarin, i cili mungon në mbrëmjen e sotme për arsye ende të padeklaruara publikisht.

Shkruar nga Versus
Surprizë/ Alketa Vejsiu opinioniste në Big Brother Albania
Ledion Liço/ Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale pas një postimi të bërë ditën e djeshme, ku u shfaq krah moderatorit Ledion Liço.

Fotoja e publikuar u shoqërua me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët menjëherë nisën të hamendësonin mbi arsyen që bëri bashkë dy nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar.

Sipas burimeve të Vipmagazine.al, kjo dalje e përbashkët nuk ka qenë e rastësishme.

Alketa Vejsiu pritet të shfaqet sonte në spektaklin Big Brother VIP Albania, ku do të ulet në karrigen e opinionistes. Ajo do të zëvendësojë përkohësisht Arbër Hajdarin, i cili mungon në mbrëmjen e sotme për arsye ende të padeklaruara publikisht.

Burimet bëjnë me dije se ky zëvendësim do të jetë vetëm për një natë dhe nuk bëhet fjalë për ndryshime të përhershme në panelin e opinionistëve të formatit.

Poll