
Një nga momentet më të komentuara jashtë fushës gjatë ndeshjes së Anglisë ndaj Norvegjisë në Kupën e Botës nuk lidhej me lojtarët, por me David dhe Victoria Beckham.
Legjenda e futbollit anglez nuk i përmbajti emocionet kur Anglia siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Botës.
David Beckham u ngrit menjëherë në këmbë, bërtiti nga gëzimi dhe festoi me entuziazëm suksesin e "Tre Luanëve", duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që vazhdon të ketë me kombëtaren angleze.
Ndërkohë, vetëm pak centimetra larg tij, Victoria Beckham reagoi krejt ndryshe.
Ish-anëtarja e Spice Girls dhe stilistja e njohur qëndroi e ulur, me një shprehje të qetë në fytyrë, madje në disa momente duke e kthyer shikimin në drejtim tjetër, pa iu bashkuar festës së bashkëshortit.
Kontrasti mes entuziazmit të Davidit dhe qetësisë së Victorias u kap nga kamerat dhe fotot u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku u kthyen në meme virale.
Përdoruesit e internetit nuk humbën rastin për të bërë humor me reagimet diametralisht të kundërta të çiftit.
Shumë komentuan se David përfaqësonte tifozin e zjarrtë që jeton çdo moment të ndeshjes, ndërsa Victoria mishëronte personin që e përjeton gjithçka me qetësi ose thjesht nuk ndan të njëjtin entuziazëm.
Të tjerë u identifikuan me njërin prej tyre, duke shpërndarë fotot me mbishkrime humoristike dhe duke i kthyer ato në një nga momentet më virale të ditës./Versus.al


