MAGAZINË /

E ëma e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes për humbjen e të birit: Jam e lumtur që kam lindur një djalë që paska qenë i të gjithëve!

Nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylimsere Kasapi, ka thyer heshtjen pas humbjes së tij të dhimbshme, duke dhënë një mesazh prekës që emocionoi të gjithë të pranishmit.

Shkruar nga Versus
E ëma e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes për humbjen e të birit:
E ëma e këngëtarit dhe Shpat Kasapi

Nëna e Shpat Kasapi, Gjylimsere Kasapi, ka thyer heshtjen pas humbjes së tij të dhimbshme, duke dhënë një mesazh prekës që emocionoi të gjithë të pranishmit të pranishëm në ceremoninë në nder të këngëtarit të ndjerë.

Ajo u shpreh me mirënjohje:

“Ju falënderoj për organizimin e këtij evenimenti në nder të humbjes më të madhe të jetës sime, të shpirtit dhe gjysmës sime, Shpatit.”

E prekur thellë, ajo shtoi:

“Ndoshta pyesni pse nuk kam fuqi të flas… Kam ligjëruar për 22 vite, por sot ndjej një emocion që nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Këtë e kuptojnë të gjitha nënat që kanë humbur fëmijën e tyre.”

E ëma e artistit tha se dhimbja është e papërshkrueshme, por njëkohësisht ndjen krenari për djalin që rriti.

“Jam shumë krenare dhe e lumtur që pata lindur një djalë që nuk paska qenë vetëm i imi. Paska qenë i të gjithëve juve, e paskeni dashur të gjithë. Ju falënderoj nga zemra".

Ajo shtoi se në vitin e fundit Shpati nuk ka qenë i qetë, një shqetësim që e ka prekur gjithë familjen.

“Le të prehet në paqe, sepse këtë vit nuk ka qenë i qetë dhe kjo ishte një parandjenjë për të gjithë ne".

Mes lotëve dhe dhimbjes, ajo e përfundoi fjalimin me një lutje të fundit për të birin: “Le të prehet në paqe dhe në parajsë, në lulen e xhenetit". 

Poll