MAGAZINË /

E mërkurë me diell dhe temperatura të larta në këto qytete, si pritet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 12 nëntor.

Shkruar nga Versus

E mërkurë me diell dhe temperatura të larta në këto

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Temperatura më e lartë pritet të shënohet në Berat me 23 gradë celcius dhe më e ulëta në Bajram Curri me 3 gradë celcius. Gjithashtu edhe në Elbasan, Fier e Tiranë temperaturat do arrijnë deri në 22 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë. Versus.al

Poll