MAGAZINË /

Çfarë i ndodhi? Fermerja dërgohet në spital pas sfidës, zbulohet gjendja e saj

Shkruar nga Versus

Çfarë i ndodhi? Fermerja dërgohet në spital pas

Një incident i papritur gjatë sfidës së mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP 3” ka sjellë tension dhe pasiguri brenda fermës, pasi konkurrentja Malbora është dëmtuar gjatë lojës.

Ngjarja ka detyruar ndërprerjen e menjëhershme të sfidës, ndërsa stafi mjekësor ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Më pas, ajo është transportuar drejt spitalit për trajtim më të specializuar, duke lënë pezull jo vetëm garën, por edhe dinamikën mes fermerëve.

Mëngjesin e sotëm, në fermë ka mbërritur një zarf nga “Agai”, i cili ka informuar banorët se Malbora ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve dhe se nuk ka ende një vendim përfundimtar nëse ajo mund të rikthehet në sfidat fizike të programit.

Sipas mesazhit, ndonëse gjendja e saj është e stabilizuar, mjekët nuk kanë dhënë ende vlerësim të qartë për aftësinë e saj për të vijuar garën. Kjo ka hapur një debat mes fermerëve, të cilët duhet të vendosin nëse do të ishte e drejtë rikthimi i saj në lojë në rast se nuk mund të marrë pjesë plotësisht në sfida.

Agai i ka ftuar konkurrentët të diskutojnë mes tyre mbi këtë situatë, duke e kthyer ngjarjen në një nga momentet më të tensionuara të këtij sezoni.

“Pas rastit të mbrëmshëm, Malbora është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe vijon të qëndrojë aty nën kujdesin e mjekëve. Malbora është mirë, por stafi mjekësor nuk ka dhënë ende fjalën e fundit nëse ajo do të jetë e aftë fizikisht për sfidat në fermë, të cilat janë esenciale për këtë program. Nëse mjekët sugjerojnë që Malbora nuk mund të kryejë sfida për një periudhë të caktuar kohore, a mendoni se do të ishte e drejtë kthimi i saj në garë? Agai ju fton të diskutoni mes jush”, thuhej në zarf.

Tags:

ferma vip

Poll