
Përfaqësuesja e gjendjes civile, Doloreza Rrapollari tregoi gjatë një interviste televizive, se qëlloi me shpullë vajzën e saj, në sy të vjehrrës se i kthehu fjalën burrit.
“Qëllova vajzën njëherë, sepse i kthehu përgjigjen në sy të mamasë së tij, dhe nuk më erdhi mirë. E qëllova në sy të atyre dhe i thash: “unë nuk të kam edukuar kështu.” Nuk jam bërë fare pishman sepse e ndëshkova, tek vajza shikohet fytyra e manasë, më pas ndryshoi marrëdhënia. Krushka ishte prezentë aty dhe i shqeu sytë kur kjo i ktheu një përgjigje të shoqit, unë i them troç gjërat, nuk ishte poshtërim, nxuri mend ajo”, deklaroi Doloreza Rrapollari në studion e emisionit “Dita jonë”.
E ftuara deklaroi se shpulla, nuk ishte poshtërim, por një “mësim” që vajza të përmirësonte sjelljen./Versus.al

