
Së fundmi, në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, vëmendja është përqendruar te Dolce dhe Limi, pasi mes tyre ka nisur një romancë e re.
Dyshja nuk i ka kursyer puthjet dhe përqafimet, duke bërë që afrimiteti i tyre të komentohet gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.
Ndërkohë, ka reaguar edhe Edi, i cili gjatë qëndrimit të tij në reality show kishte krijuar një marrëdhënie të afërt me Dolcen, e shoqëruar edhe me momente intime.
Reagimi i tij ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, pasi është shprehur me tone të ashpra, duke e cilësuar Dolcen si “femër mendjelehtë”.


