
Një hetim i gjerë për drogë në Stamboll ka vënë në qendër të vëmendjes disa figura të njohura të botës së artit, biznesit dhe sportit.
Zyra e Prokurorit Publik ka lëshuar urdhra arresti dhe paraburgimi për 16 persona, mes tyre ish-drejtues klubesh sportive, modele, aktorë dhe biznesmenë.
Në listën e të dyshuarve përfshihen emra të njohur si ish-presidentët e klubeve Beşiktaş dhe Galatasaray, Fikret Orman dhe Burak Elmas, aktorja Hande Erçel, modelja Didem Soydan dhe biznesmenët Hakan Sabancı dhe Kerim Sabancı.
Hetimi përfshin akuza që variojnë nga prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike deri te përdorimi i tyre dhe nxitja e prostitucionit.
Autoritetet e konsiderojnë çështjen si pjesë të një operacioni më të gjerë kundër krimit të organizuar.
Disa prej të dyshuarve janë marrë në paraburgim, ndërsa të tjerë ndodhen jashtë vendit.
Ndër ta është edhe Hande Erçel, e cila ka reaguar publikisht, duke deklaruar se do të kthehet në Turqi për të dhënë dëshminë e saj dhe për të sqaruar situatën.
“Kam qenë jashtë shtetit për shkollimin tim. Mbrëmë mësova për çështjen nga lajmet dhe do të kthehem në vendin tim për ta sqaruar çështjen dhe për të dhënë dëshminë time,” shkruan aktorja në postim./Versus.al


