Ditën e shtunë më 28 mars, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar të PS dhe qeverinë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Takimi do nisë dhe do të mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Gjatë mbledhjes, do të mbajë fjalën e tij edhe kreu i komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku.
Mbledhja vjen pasi Balla kishte deklaruar se do të mblidhte grupin parlamentar socialist për të diskutuar lidhur me vendimin për deputeten Elisa Spiropali e cila mungoi në seancën plenare ku u votua për imunitetin e Belinda Ballukut. Versus.al


