AKTUALITET /

Bluzë me ‘Shqipërinë e Madhe’ dhe fyerje për serbët, arrestohen 4 shqiptarët në Serbi! Heshtje nga shteti shqiptar

Shkruar nga Versus

Bluzë me ‘Shqipërinë e Madhe’ dhe fyerje për

Katër shtetas shqiptarë janë ndaluar dhe arrestuar në një autostradë të Serbisë gjatë ditës së djeshme. Në njoftimin e policisë serbe, thuhet se shqiptarët e arrestuar kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare dhe racore.

Ndërkohë që në videon e publikuar, shqiptarët kanë filmuar momentin kur këndojnë e bëjnë simbole kombëtare me bluzën e hartës së Shqipërisë së Madhe.

Kjo gjë nuk u ka pëlqyer policëve serbë të cilët në njoftimin e publikuar bëjnë me dije se të arrestuarit kanë fyer Serbinë me fjalë të papërshtatshme. Për rrjedhojë ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh dhe janë transferuar në burg të sigurisë së lartë.

Ndërkohë nga ana e autoriteteve shqiptare vihet re se nuk ka patur asnjë reagim për arrestimin e 4 shqiptarëve duke i lënë këta të fundit në “mëshirë të fatit”.

Deklarata e policise serbe për rastin:

Drejtoria e Policisë Kriminale ka arrestuar në territorin e Republikës së Serbisë A.S. (37 vjeç), E.V. (42 vjeç), E.G. (48 vjeç) dhe A.C. (21 vjeç), shtetas të Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Dyshohet se A.S, në ditën e përkujtimit të fillimit të agresionit të NATO-s, në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram ka publikuar një video ku ndodhej në një automjet “Audi”, në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë, duke udhëtuar në autostradë nëpër Serbi, dhe në mënyrë të papërshtatshme kanë shfaqur simbole të “Shqipërisë së Madhe”, si dhe kanë përmendur verbalisht, në kontekst negativ, Republikën e Serbisë, duke përdorur fjalë të papërshtatshme.

Të dyshuarve u është caktuar ndalimi deri në 48 orë, pas së cilës, me kallëzim penal, do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, Departamenti i Posaçëm për Luftën kundër Krimit të Teknologjisë së Lartë. Versus.al

Tags:

serbi

Poll