MAGAZINË /

“Hyri në histori”: Amerikani gëlltit mbi 70 hot-dogë për vetëm 10 minuta

Edhe pse nuk arriti të thyejë rekordin e vet personal të vendosur në vitin 2021 kur kishte ngrënë 76 hot-dogë, performanca e tij mbetet mbresëlënëse

Shkruar nga Versus

“Hyri në histori”: Amerikani gëlltit mbi 70 hot-dogë
Amerikani Joey Chestnut ka shkruar sërish histori në botën e garave të çmendura të ngrënies së hot-dogëve. Pas një viti mungesë, ai u rikthye fuqishëm për të fituar për herë të 17-të garën tradicionale që zhvillohet çdo 4 korrik në Coney Island, New York, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

“Hyri në histori”: Amerikani gëlltit mbi 70 hot-dogë   

Në moshën 41-vjeçare, Chestnut arriti të gëlltisë plot 70.5 hot-dogë për vetëm 10 minuta, nën brohorimat e mijëra spektatorëve të mbledhur për këtë event të pazakontë. Edhe pse nuk arriti të thyejë rekordin e vet personal të vendosur në vitin 2021 kur kishte ngrënë 76 hot-dogë, performanca e tij mbetet mbresëlënëse.

“Hyri në histori”: Amerikani gëlltit mbi 70 hot-dogë

Një legjendë e garave të ushqimit të shpejtë

Chestnut ka fituar çdo edicion të garës që nga viti 2016, përveç atij të vitit të kaluar, kur mungoi për shkak të një mosmarrëveshjeje sponsorizimi. Në mungesë të tij, fitues ishte shpallur amerikani Patrick Bertoletti, i cili këtë vit përfundoi në vendin e dytë, duke konsumuar 46.5 hot-dogë.

“Hyri në histori”: Amerikani gëlltit mbi 70 hot-dogë

Mbretëresha e hot-dogëve
Në kategorinë e femrave, Miki Sudo ruajti titullin e saj duke ngrënë 33 hot-dogë, ndonëse më pak se rekordi i saj personal prej 51. Sudo është dominuesja absolute e kësaj gare që nga viti 2014, përjashto vitin 2021, kur nuk mori pjesë për shkak të shtatzënisë.

Poll