
Vdekja tragjike e Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Andre Silva, ka tronditur botën e futbollit.
Lajmi për humbjen e dy futbollistëve, të cilët lanë pas prindër të pikëlluar dhe, në rastin e Jotës, një bashkëshorte të ve dhe tre fëmijë, ka shkaktuar një valë emocionesh të thella dhe zie në mbarë komunitetin sportiv.
Është e vështirë të imagjinohet tragjedia që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, kur një gomë e Lamborghini-t të Jotës shpërtheu teksa ata po udhëtonin nëpër Spanjën veriore. Automjeti doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën në vend të dy vëllezërve.
Pas aksidentit, ka pasur disa paqartësi rreth mbiemrave të ndryshëm që ata përdornin, por shpjegimi është i thjeshtë: të dy ndanin mbiemrin "Silva".
Emri i plotë i Diogo Jotës ishte Diogo José Teixeira da Silva. Pseudonimi "Jota" rrjedh nga emri i tij i parë – "Diogo José" – i cili fillimisht u shkurua në "Diogo J." në fanellë. Në gjuhën portugeze, shkronja "J" shqiptohet si “Jota”, ndaj prej aty mori edhe nofkën me të cilën u bë i njohur për tifozët në Premier League.







