MAGAZINË /

Atentati i Barit që i mori jetën Luigj Gurakuqit, një prej figurave më të ndritura të kombit

Shkruar nga Versus

Atentati i Barit që i mori jetën Luigj Gurakuqit, një prej

Pak minuta para se ora të shkonte 21:00, më 2 mars 1925, Luigj Gurakuqi u kërkoi leje të largohej miqve të tij, me të cilët po darkonte në hotel “Cavour”, në Bari.

Dan Hasani dhe Riza Dani me bashkëshorten e tij, Makbulen, nuk u habitën shumë për largimin e beftë, teksa dëgjuan sqarimin se do të shkonte në shtëpinë e mikut të tij, Sotirit, që sipas Gurakuqit, i kishte premtuar se bijës t’i bënte dhuratë një kukull.

Por teksa vuri këmbën në pragun e portës së hotelit, Baltjon Stambolla, djali i tezes së tij, i doli papritur përpara dhe pa i folur e qëlloi me revolver disa herë në trup, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Miqtë me të cilët kishte darkuar dhe persona të tjerë aty pranë, rendën ta ndihmonin, por qe e kotë. Luigj Gurakuqi ndërroi jetë vetëm disa minuta pas atentatit.

Skenën e vrasjes e sjell në kujtimet e veta Sejfi Vllamasi:

“Nuk qëndroi gjatë aty, nga ora 21:00 doli nga kafeneja, kur papritmas ndjeu krismat e një revolveri.

Gjithçka ndodhi kaq shpejt e pa kuptuar, sa ai as nuk pati kohë të thoshte asgjë. Ra përmbys si një lis i këputur në mes, i mbytur në një pellg gjaku.

Një nga tre plumbat e kishte përshkruar në zemër, e porsa e hipën në karrocë, që ta çonin në spital, ajo zemër e madhe pushoi së rrahuri.”

Me vrasjen e Luigj Gurakuqit, Ahmet Zogu tashmë kryeministër për herë të dytë, nuk kishte frikë më askënd.

Vetëm 3 muaj pas triumfit të tij mbi Tiranë dhe dëbimit të qeverisë së Fan Nolit, më 24 dhjetor 1924, vrasja e Luigj Gurakuqit përbënte eliminimin e një kundërshtari shumë herë më të rrezikshëm në planin politik, aq sa teksa mori vesh lajmin për vrasjen e tij, gostiti disa miq të huaj dhe u tha:

“Tash nuk drue ma kënd”.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al